Sureja Enfal

Sureja 8, medinase, 75 ajete.

8:1

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡأَنفَالِۖ قُلِ ٱلۡأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَصۡلِحُواْ ذَاتَ بَيۡنِكُمۡۖ وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ١

Të pyesin për plaçkën e luftës, thuaju: “Plaçka e luftës është çështje e Allahut dhe e të Dërguarit, prandaj kijeni frikë Allahun, rregulloni marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë!”

8:2

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَإِذَا تُلِيَتۡ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُهُۥ زَادَتۡهُمۡ إِيمَٰنٗا وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ ٢

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që, kur përmendet Allahu, u frikësohet zemra dhe, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. Ata kërkojnë mbështetje vetëm te Zoti i tyre.

8:3

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣

Ata e përkryejnë namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.

8:4

أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ حَقّٗاۚ لَّهُمۡ دَرَجَٰتٌ عِندَ رَبِّهِمۡ وَمَغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٤

Këta janë besimtarë të vërtetë. Ata kanë grada të larta te Zoti i tyre dhe falje e bujari prej Tij.

8:5

كَمَآ أَخۡرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيۡتِكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ ٥

Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur.

8:6

يُجَٰدِلُونَكَ فِي ٱلۡحَقِّ بَعۡدَ مَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى ٱلۡمَوۡتِ وَهُمۡ يَنظُرُونَ ٦

Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt.

8:7

وَإِذۡ يَعِدُكُمُ ٱللَّهُ إِحۡدَى ٱلطَّآئِفَتَيۡنِ أَنَّهَا لَكُمۡ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيۡرَ ذَاتِ ٱلشَّوۡكَةِ تَكُونُ لَكُمۡ وَيُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُحِقَّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَيَقۡطَعَ دَابِرَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧

Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit, por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,

8:8

لِيُحِقَّ ٱلۡحَقَّ وَيُبۡطِلَ ٱلۡبَٰطِلَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٨

Të forconte të vërtetën e të çrrënjoste të kotën, edhe pse keqbërësit e urrejnë këtë.

8:9

إِذۡ تَسۡتَغِيثُونَ رَبَّكُمۡ فَٱسۡتَجَابَ لَكُمۡ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلۡفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُرۡدِفِينَ ٩

Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.

8:10

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشۡرَىٰ وَلِتَطۡمَئِنَّ بِهِۦ قُلُوبُكُمۡۚ وَمَا ٱلنَّصۡرُ إِلَّا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ١٠

Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. Ndihma vjen vetëm prej Allahut. Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë.

8:11

إِذۡ يُغَشِّيكُمُ ٱلنُّعَاسَ أَمَنَةٗ مِّنۡهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ لِّيُطَهِّرَكُم بِهِۦ وَيُذۡهِبَ عَنكُمۡ رِجۡزَ ٱلشَّيۡطَٰنِ وَلِيَرۡبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمۡ وَيُثَبِّتَ بِهِ ٱلۡأَقۡدَامَ ١١

(Kujtoni) Kur Ai ju bëri të flini pak, për t'ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai zbriti nga qielli ujë, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit, për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja.

8:12

إِذۡ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ أَنِّي مَعَكُمۡ فَثَبِّتُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ سَأُلۡقِي فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلرُّعۡبَ فَٱضۡرِبُواْ فَوۡقَ ٱلۡأَعۡنَاقِ وَٱضۡرِبُواْ مِنۡهُمۡ كُلَّ بَنَانٖ ١٢

(Kujto) Kur Zoti yt u kumtoi melekëve se: “Unë jam me ju, prandaj jepuni forcë besimtarëve! Unë do të fus frikë në zemrat e jobesimtarëve, kurse ju goditini sipër qafës e goditini në çdo gjymtyrë,

8:13

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَمَن يُشَاقِقِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ١٣

sepse ata kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Për atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu është Ndëshkues i ashpër.

8:14

ذَٰلِكُمۡ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ ١٤

Ky është dënimi juaj, prandaj shijojeni atë! Mohuesve u takon dënimi i Zjarrit.

8:15

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ زَحۡفٗا فَلَا تُوَلُّوهُمُ ٱلۡأَدۡبَارَ ١٥

O ju që keni besuar! Kur të jeni përballë ushtrisë së jobesimtarëve, kurrë mos ua ktheni shpinën!

8:16

وَمَن يُوَلِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ دُبُرَهُۥٓ إِلَّا مُتَحَرِّفٗا لِّقِتَالٍ أَوۡ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٖ فَقَدۡ بَآءَ بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ١٦

Askush të mos ua kthejë atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër. Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq.

8:17

فَلَمۡ تَقۡتُلُوهُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ قَتَلَهُمۡۚ وَمَا رَمَيۡتَ إِذۡ رَمَيۡتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ رَمَىٰ وَلِيُبۡلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡهُ بَلَآءً حَسَنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ١٧

Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau ata. Nuk ishe ti ai që i gjuajte, atëherë kur i gjuajte, por ishte Allahu Ai që gjuajti, për t’i shpërblyer besimtarët me një dhuratë të mirë prej Tij. Nuk ka dyshim se Allahu është Gjithëdëgjues dhe i Gjithëditur.

8:18

ذَٰلِكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُوهِنُ كَيۡدِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٨

Kjo është e vërteta. Pa dyshim, Allahu ka për t’i shkatërruar kurthet e jobesimtarëve.

8:19

إِن تَسۡتَفۡتِحُواْ فَقَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡفَتۡحُۖ وَإِن تَنتَهُواْ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَعُودُواْ نَعُدۡ وَلَن تُغۡنِيَ عَنكُمۡ فِئَتُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَوۡ كَثُرَتۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٩

Nëse ju (o jobesimtarë) luteni për fitore (kundër të padrejtëve), ja ku erdhi fitorja. Por nëse tërhiqeni (nga e keqja), kjo do të jetë më mirë për ju. Nëse ju i ktheheni (padrejtësive), edhe Ne i kthehemi (ndëshkimit). Forcat tuaja nuk kanë për t’ju ndihmuar aspak, edhe sikur të shumohen, sepse Allahu është me besimtarët.

8:20

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَأَنتُمۡ تَسۡمَعُونَ ٢٠

O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos ktheni shpinën kur ju i dëgjoni (kumtet e tij)!

8:21

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ قَالُواْ سَمِعۡنَا وَهُمۡ لَا يَسۡمَعُونَ ٢١

Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjuam”, por që në të vërtetë, nuk dëgjojnë.

8:22

۞ إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلصُّمُّ ٱلۡبُكۡمُ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡقِلُونَ ٢٢

Krijesat më të këqija para Allahut janë të shurdhërit dhe memecët - ata nuk kuptojnë.

8:23

وَلَوۡ عَلِمَ ٱللَّهُ فِيهِمۡ خَيۡرٗا لَّأَسۡمَعَهُمۡۖ وَلَوۡ أَسۡمَعَهُمۡ لَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ ٢٣

Nëse Allahu do të kishte parë tek ata ndonjë të mirë, do t’i kishte bërë, vërtet të dëgjonin. Por edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të sprapseshin dhe do të kundërshtonin.

8:24

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱسۡتَجِيبُواْ لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمۡ لِمَا يُحۡيِيكُمۡۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَحُولُ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَقَلۡبِهِۦ وَأَنَّهُۥٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٢٤

O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni (të gjithë).

8:25

وَٱتَّقُواْ فِتۡنَةٗ لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمۡ خَآصَّةٗۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢٥

Ruhuni nga ndëshkimi (i Zotit), i cili nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë.

8:26

وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ أَنتُمۡ قَلِيلٞ مُّسۡتَضۡعَفُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ تَخَافُونَ أَن يَتَخَطَّفَكُمُ ٱلنَّاسُ فَـَٔاوَىٰكُمۡ وَأَيَّدَكُم بِنَصۡرِهِۦ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٢٦

Kujtoni kur ju ishit të paktë në numër e të dobët në vend dhe frikësoheshit se mos njerëzit ju gllabëronin, por Ai ju strehoi dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij! Ai ju furnizoi me të mira, që ju të jeni mirënjohës.

8:27

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَخُونُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ وَتَخُونُوٓاْ أَمَٰنَٰتِكُمۡ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٢٧

O ju që keni besuar! Mos e tradhtoni besimin e Allahut dhe të të Dërguarit, dhe mos i tradhtoni me vetëdije amanetet që ju lihen ju!

8:28

وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَأَوۡلَٰدُكُمۡ فِتۡنَةٞ وَأَنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ ٢٨

Dijeni se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju dhe se shpërblimi i madh gjendet vetëm tek Allahu.

8:29

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تَتَّقُواْ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّكُمۡ فُرۡقَانٗا وَيُكَفِّرۡ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ ٢٩

O ju që keni besuar! Nëse tregoni devotshmëri ndaj Allahut, Ai do t’ju mundësojë të dalloni të vërtetën, do t’jua mbulojë të këqijat dhe do t’jua falë gjynahet. Allahu është Zoti i mirësive të pafund.

8:30

وَإِذۡ يَمۡكُرُ بِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيُثۡبِتُوكَ أَوۡ يَقۡتُلُوكَ أَوۡ يُخۡرِجُوكَۚ وَيَمۡكُرُونَ وَيَمۡكُرُ ٱللَّهُۖ وَٱللَّهُ خَيۡرُ ٱلۡمَٰكِرِينَ ٣٠

Kujto si komplotuan jobesimtarët kundër teje, për të të mbajtur në pranga, vrarë ose dëbuar (nga shtëpia jote). Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues.

8:31

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا قَالُواْ قَدۡ سَمِعۡنَا لَوۡ نَشَآءُ لَقُلۡنَا مِثۡلَ هَٰذَآ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣١

Kur u lexohen atyre ajetet Tona, ata thonë: “Ne kemi dëgjuar si këto. Po të donim, edhe ne mund të thoshim fjalë të tilla. Këto nuk janë gjë tjetër, përveçse përralla të vjetra.”

8:32

وَإِذۡ قَالُواْ ٱللَّهُمَّ إِن كَانَ هَٰذَا هُوَ ٱلۡحَقَّ مِنۡ عِندِكَ فَأَمۡطِرۡ عَلَيۡنَا حِجَارَةٗ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ أَوِ ٱئۡتِنَا بِعَذَابٍ أَلِيمٖ ٣٢

Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!”.

8:33

وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمۡ وَأَنتَ فِيهِمۡۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ مُعَذِّبَهُمۡ وَهُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ ٣٣

Por Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata, përderisa ti (o Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata nëse kërkojnë falje (për gjynahet e tyre).

8:34

وَمَا لَهُمۡ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ ٱللَّهُ وَهُمۡ يَصُدُّونَ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَمَا كَانُوٓاْ أَوۡلِيَآءَهُۥٓۚ إِنۡ أَوۡلِيَآؤُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُتَّقُونَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٣٤

E çfarë mund t’i mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë? Ata nuk janë rojtarë të saj. Askush, përveç të devotshmit, nuk mund të jenë rojtarë të saj, por shumica e tyre nuk e dinë.

8:35

وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمۡ عِندَ ٱلۡبَيۡتِ إِلَّا مُكَآءٗ وَتَصۡدِيَةٗۚ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ ٣٥

Namazi i tyre në Shtëpinë e Allahut ishte vetëm fishkëllima dhe duartrokitje. Prandaj “shijojeni dënimin, se ju nuk besonit!”

8:36

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ لِيَصُدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيۡهِمۡ حَسۡرَةٗ ثُمَّ يُغۡلَبُونَۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ يُحۡشَرُونَ ٣٦

Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem.

8:37

لِيَمِيزَ ٱللَّهُ ٱلۡخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ وَيَجۡعَلَ ٱلۡخَبِيثَ بَعۡضَهُۥ عَلَىٰ بَعۡضٖ فَيَرۡكُمَهُۥ جَمِيعٗا فَيَجۡعَلَهُۥ فِي جَهَنَّمَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٣٧

Allahu do t’i veçojë të këqijtë nga të mirët dhe të këqijtë do t’i vërë njërin mbi tjetrin e të gjithë bashkë do t’i hedhë në Xhehenem. Këta janë të humburit.

8:38

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَنتَهُواْ يُغۡفَرۡ لَهُم مَّا قَدۡ سَلَفَ وَإِن يَعُودُواْ فَقَدۡ مَضَتۡ سُنَّتُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٨

Thuaju jobesimtarëve që, nëse heqin dorë nga mosbesimi, do t’u falet e kaluara, por nëse ngulmojnë në të tyren, atëherë le të jetë dënimi i popujve të mëparshëm si paralajmërim për ta.

8:39

وَقَٰتِلُوهُمۡ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتۡنَةٞ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ كُلُّهُۥ لِلَّهِۚ فَإِنِ ٱنتَهَوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ٣٩

Luftojini ata, derisa të mos ketë më idhujtari dhe i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. Po nëse ata heqin dorë, Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata.

8:40

وَإِن تَوَلَّوۡاْ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَوۡلَىٰكُمۡۚ نِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ ٤٠

E nëse refuzojnë, dijeni se Allahu është mbrojtësi juaj. Ai është Mbrojtësi dhe Mbështetësi më i mirë.

8:41

۞ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا غَنِمۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُۥ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ إِن كُنتُمۡ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَىٰ عَبۡدِنَا يَوۡمَ ٱلۡفُرۡقَانِ يَوۡمَ ٱلۡتَقَى ٱلۡجَمۡعَانِۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ٤١

Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.

8:42

إِذۡ أَنتُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلۡقُصۡوَىٰ وَٱلرَّكۡبُ أَسۡفَلَ مِنكُمۡۚ وَلَوۡ تَوَاعَدتُّمۡ لَٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡمِيعَٰدِ وَلَٰكِن لِّيَقۡضِيَ ٱللَّهُ أَمۡرٗا كَانَ مَفۡعُولٗا لِّيَهۡلِكَ مَنۡ هَلَكَ عَنۢ بَيِّنَةٖ وَيَحۡيَىٰ مَنۡ حَيَّ عَنۢ بَيِّنَةٖۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ ٤٢

Ju ishit në anën më të afërt të luginës, ndërsa ata në anën më të largët të saj, ndërsa karvani ishte më poshtë jush. Edhe sikur ta kishit planifikuar me njëri-tjetrin atë takim, nuk do të kishte qenë aq i përcaktuar mirë. Por ishte Allahu Ai që e kishte përcaktuar të ndodhte, dhe ashtu ndodhi, me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka.

8:43

إِذۡ يُرِيكَهُمُ ٱللَّهُ فِي مَنَامِكَ قَلِيلٗاۖ وَلَوۡ أَرَىٰكَهُمۡ كَثِيرٗا لَّفَشِلۡتُمۡ وَلَتَنَٰزَعۡتُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ سَلَّمَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٤٣

Allahu të tregoi në ëndërr se ata ishin pak. Sikur të të kishte treguar se ishin shumë, ju do ta kishit humbur guximin e do të ishit grindur për vendimin tuaj. Por Allahu ju shpëtoi. Ai i Di mirë çfarë fshehin zemrat.

8:44

وَإِذۡ يُرِيكُمُوهُمۡ إِذِ ٱلۡتَقَيۡتُمۡ فِيٓ أَعۡيُنِكُمۡ قَلِيلٗا وَيُقَلِّلُكُمۡ فِيٓ أَعۡيُنِهِمۡ لِيَقۡضِيَ ٱللَّهُ أَمۡرٗا كَانَ مَفۡعُولٗاۗ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ٤٤

Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen (për gjykim) të gjitha çështjet.

8:45

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمۡ فِئَةٗ فَٱثۡبُتُواْ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا لَّعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ٤٥

O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë (dhe shpesh) Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar!

8:46

وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَنَٰزَعُواْ فَتَفۡشَلُواْ وَتَذۡهَبَ رِيحُكُمۡۖ وَٱصۡبِرُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٤٦

Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia. Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me durimtarët.

8:47

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بَطَرٗا وَرِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ بِمَا يَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ ٤٧

Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota dhe për të penguar të tjerët nga rruga e Allahut! Allahu mbikëqyr gjithçka që bëjnë ata.

8:48

وَإِذۡ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّي جَارٞ لَّكُمۡۖ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلۡفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكُمۡ إِنِّيٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوۡنَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَۚ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٤٨

Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush nuk mund t’ju mposhtë ju sot, sepse do të jem unë mbrojtësi juaj.” Por kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku me të katra e tha: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Unë i frikësohem Allahut. Allahu ka, vërtet ndëshkim të ashpër”.

8:49

إِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَٰٓؤُلَآءِ دِينُهُمۡۗ وَمَن يَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٤٩

Hipokritët dhe ata, që kishin zemër të sëmurë, thanë: “Këta njerëz i ka mashtruar feja e tyre.” Ata që i mbështeten Allahut le ta dinë se Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.

8:50

وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ يَتَوَفَّى ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ ٥٠

Eh, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve, si i godasin në fytyrë dhe në shpinë (duke u thënë): “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!”

8:51

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ ٥١

Kjo vjen për shkak të veprave që keni bërë me duart tuaja. Allahu nuk është asnjëherë i padrejtë me robërit e Vet.

8:52

كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٥٢

Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe të tjerëve që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i ndëshkoi për shkak të gjynaheve që bënë. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm dhe Ndëshkues i ashpër.

8:53

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ لَمۡ يَكُ مُغَيِّرٗا نِّعۡمَةً أَنۡعَمَهَا عَلَىٰ قَوۡمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٥٣

Sepse Allahu kurrë nuk do ta ndryshojë bekimin që ia ka dhuruar një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në shpirtrat e tyre. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjues dhe i Gjithëditur.

8:54

كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ فَأَهۡلَكۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡ وَأَغۡرَقۡنَآ ءَالَ فِرۡعَوۡنَۚ وَكُلّٞ كَانُواْ ظَٰلِمِينَ ٥٤

Njëlloj ishte tradita e popullit të Faraonit dhe e të tjerëve më përpara. Ata i konsideronin gënjeshtra Shpalljet e Zotit të tyre prandaj Ne i shkatërruam, për shkak të gjynaheve që bënë dhe njerëzit e Faraonit i fundosëm. Të gjithë këta ishin keqbërës.

8:55

إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٥٥

Krijesat më të këqija për Allahun janë ata që e mohojnë Atë. Ata kurrë nuk do të besojnë.

8:56

ٱلَّذِينَ عَٰهَدتَّ مِنۡهُمۡ ثُمَّ يَنقُضُونَ عَهۡدَهُمۡ فِي كُلِّ مَرَّةٖ وَهُمۡ لَا يَتَّقُونَ ٥٦

Janë ata, me të cilët ti ke bërë marrëveshje; por ata e shkelin gjithnjë marrëveshjen dhe nuk e kanë frikë Allahun.

8:57

فَإِمَّا تَثۡقَفَنَّهُمۡ فِي ٱلۡحَرۡبِ فَشَرِّدۡ بِهِم مَّنۡ خَلۡفَهُمۡ لَعَلَّهُمۡ يَذَّكَّرُونَ ٥٧

Nëse i ndesh ata në luftë, shpartalloji, që të marrin mësim ata që vijnë pas tyre.

8:58

وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِن قَوۡمٍ خِيَانَةٗ فَٱنۢبِذۡ إِلَيۡهِمۡ عَلَىٰ سَوَآءٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡخَآئِنِينَ ٥٨

Nëse i druhesh pabesisë nga ndonjë grup, atëherë njoftoji paraprakisht për prishjen e paktit, që të jeni në kushte të barabarta! Allahu nuk i do të pabesët.

8:59

وَلَا يَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ سَبَقُوٓاْۚ إِنَّهُمۡ لَا يُعۡجِزُونَ ٥٩

Mohuesit të mos mendojnë se mund të shpëtojnë. Ata nuk mund t'i shmangen (dënimit të) Allahut.

8:60

وَأَعِدُّواْ لَهُم مَّا ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن قُوَّةٖ وَمِن رِّبَاطِ ٱلۡخَيۡلِ تُرۡهِبُونَ بِهِۦ عَدُوَّ ٱللَّهِ وَعَدُوَّكُمۡ وَءَاخَرِينَ مِن دُونِهِمۡ لَا تَعۡلَمُونَهُمُ ٱللَّهُ يَعۡلَمُهُمۡۚ وَمَا تُنفِقُواْ مِن شَيۡءٖ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ يُوَفَّ إِلَيۡكُمۡ وَأَنتُمۡ لَا تُظۡلَمُونَ ٦٠

Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës, në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj, si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi.

8:61

۞ وَإِن جَنَحُواْ لِلسَّلۡمِ فَٱجۡنَحۡ لَهَا وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٦١

Nëse armiku kërkon paqe, pranoje atë dhe mbështetju Allahut! Ai është Gjithëdëgjues e i Gjithëditur.

8:62

وَإِن يُرِيدُوٓاْ أَن يَخۡدَعُوكَ فَإِنَّ حَسۡبَكَ ٱللَّهُۚ هُوَ ٱلَّذِيٓ أَيَّدَكَ بِنَصۡرِهِۦ وَبِٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٦٢

Po nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu. Ai të ka fuqizuar ty me Ndihmën e Tij dhe me besimtarët.

8:63

وَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡۚ لَوۡ أَنفَقۡتَ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مَّآ أَلَّفۡتَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ أَلَّفَ بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّهُۥ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٦٣

Ai i ka bashkuar zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje gjithçka që është në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre; por ishte Allahu Ai që e bëri atë bashkim (e vllazërim). Ai është Ngadhënjimtar e i Urtë.

8:64

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَسۡبُكَ ٱللَّهُ وَمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٦٤

O Profet! Allahu të mjafton ty dhe u mjafton besimtarëve që të pasojnë ty.

8:65

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَرِّضِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ عَلَى ٱلۡقِتَالِۚ إِن يَكُن مِّنكُمۡ عِشۡرُونَ صَٰبِرُونَ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ ٦٥

O Profet! Nxiti besimtarët për të luftuar! Nëse prej jush janë njëzet veta durimtarë (e të paepur), do të mundin dyqind; nëse janë njëqind, do të mundin një mijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.

8:66

ٱلۡـَٰٔنَ خَفَّفَ ٱللَّهُ عَنكُمۡ وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمۡ ضَعۡفٗاۚ فَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ صَابِرَةٞ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُمۡ أَلۡفٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفَيۡنِ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٦٦

Allahu ju ka sjellë tashmë një lehtësim sepse Ai e di se keni një pikë të dobët. Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse jeni një mijë, atëherë, me ndihmën e Zotit, do t’i mundni dy mijë. Allahu është me durimtarët.

8:67

مَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَكُونَ لَهُۥٓ أَسۡرَىٰ حَتَّىٰ يُثۡخِنَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ تُرِيدُونَ عَرَضَ ٱلدُّنۡيَا وَٱللَّهُ يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٦٧

Asnjë Profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme), ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë.

8:68

لَّوۡلَا كِتَٰبٞ مِّنَ ٱللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمۡ فِيمَآ أَخَذۡتُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ ٦٨

Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë (shpërblesën) që morët.

8:69

فَكُلُواْ مِمَّا غَنِمۡتُمۡ حَلَٰلٗا طَيِّبٗاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٦٩

Kënaquni me atë që fitoni me luftë si të lejuar dhe të mirë, dhe jini të devotshëm ndaj Allahut! Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.

8:70

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّمَن فِيٓ أَيۡدِيكُم مِّنَ ٱلۡأَسۡرَىٰٓ إِن يَعۡلَمِ ٱللَّهُ فِي قُلُوبِكُمۡ خَيۡرٗا يُؤۡتِكُمۡ خَيۡرٗا مِّمَّآ أُخِذَ مِنكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٧٠

O Profet! Thuaju robërve që i keni në dorë: "Nëse Allahu sheh ndonjë të mirë në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka ju është marrë dhe jua fal gjynahet tuaja.” Allahu është Falës e Mëshirëplotë.

8:71

وَإِن يُرِيدُواْ خِيَانَتَكَ فَقَدۡ خَانُواْ ٱللَّهَ مِن قَبۡلُ فَأَمۡكَنَ مِنۡهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ٧١

E nëse ata duan të të tradhtojnë ty (o Muhamed), dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.

8:72

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَواْ وَّنَصَرُوٓاْ أُوْلَٰٓئِكَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۚ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يُهَاجِرُواْ مَا لَكُم مِّن وَلَٰيَتِهِم مِّن شَيۡءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُواْۚ وَإِنِ ٱسۡتَنصَرُوكُمۡ فِي ٱلدِّينِ فَعَلَيۡكُمُ ٱلنَّصۡرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ٧٢

Vërtet, ata që besuan dhe mërguan, pastaj luftuan me pasurinë e me shpirtin e tyre në rrugën e Allahut, por dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan - këta të gjithë janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Ndërsa ata që besuan, por ende nuk kanë mërguar, ju nuk e keni detyrë t’i mbështesni e t’i ndihmoni, derisa edhe ata të mërgojnë. Nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj për çështjen e fesë, atëherë është detyra juaj t’i ndihmoni, përveçse kundër një populli me të cilin keni marrëveshje të ndërsjelltë. Allahu sheh gjithçka që bëni ju.

8:73

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٍۚ إِلَّا تَفۡعَلُوهُ تَكُن فِتۡنَةٞ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَفَسَادٞ كَبِيرٞ ٧٣

Jobesimtarët janë miq të njëri-tjetrit. Nëse ju nuk veproni ashtu (nuk do të mbroni njëri-tjetrin), do të bëhet fitne dhe shkatërrim i madh në tokë.

8:74

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَواْ وَّنَصَرُوٓاْ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ حَقّٗاۚ لَّهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٧٤

Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan - pikërisht këta janë besimtarë të vërtetë. Për ta ka falje dhe shpërblim shumë bujar.

8:75

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۢ بَعۡدُ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ مَعَكُمۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ مِنكُمۡۚ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ ٧٥

Edhe ata që u bënë besimtarë më pas, që mërguan dhe luftuan së bashku me ju, janë vëllezërit tuaj. Megjithatë, farefisi ka më shumë përparësi ndaj njëri-tjetrit, sipas Librit të Zotit. Allahu Di gjithçka.