Sureja Xhinn
Sureja 72, mekase, 28 ajete.
72:1
قُلۡ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ ٱسۡتَمَعَ نَفَرٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ فَقَالُوٓاْ إِنَّا سَمِعۡنَا قُرۡءَانًا عَجَبٗا ١
Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup xhindesh mbajtën vesh dhe thanë: 'Ne kemi dëgjuar një Kuran të mahnitshëm.
72:2
يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلرُّشۡدِ فَـَٔامَنَّا بِهِۦۖ وَلَن نُّشۡرِكَ بِرَبِّنَآ أَحَدٗا ٢
Ai udhëzon tek e vërteta, prandaj i besuam atij dhe kurrë nuk do të adhurojmë askënd tjetër, veç Zotit tonë.
72:3
وَأَنَّهُۥ تَعَٰلَىٰ جَدُّ رَبِّنَا مَا ٱتَّخَذَ صَٰحِبَةٗ وَلَا وَلَدٗا ٣
U lartësoftë madhështia e Zotit tonë që nuk ka nevojë të ketë grua a fëmijë.
72:4
وَأَنَّهُۥ كَانَ يَقُولُ سَفِيهُنَا عَلَى ٱللَّهِ شَطَطٗا ٤
S’ka dyshim se ai mendjelehti ynë thoshte gënjeshtra të mëdha ndaj Allahut.
72:5
وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن تَقُولَ ٱلۡإِنسُ وَٱلۡجِنُّ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا ٥
Ndërsa ne mendonim se as njerëzit, as xhindet nuk mund të thoshin gënjeshtra për Allahun.
72:6
وَأَنَّهُۥ كَانَ رِجَالٞ مِّنَ ٱلۡإِنسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٖ مِّنَ ٱلۡجِنِّ فَزَادُوهُمۡ رَهَقٗا ٦
Ka pasur burra prej njerëzve, që u kërkonin ndihmë xhindeve, duke ua shtuar kështu edhe më shumë kryeneçësinë.
72:7
وَأَنَّهُمۡ ظَنُّواْ كَمَا ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ أَحَدٗا ٧
Dhe ata mendonin, siç mendoni edhe ju se Allahu nuk ka për të ringjallur asnjë.
72:8
وَأَنَّا لَمَسۡنَا ٱلسَّمَآءَ فَوَجَدۡنَٰهَا مُلِئَتۡ حَرَسٗا شَدِيدٗا وَشُهُبٗا ٨
Vërtet, ne kemi hulumtuar qiellin, por e kemi gjetur atë plot me roje të fuqishëm dhe me shkëndija (të zjarrta).
72:9
وَأَنَّا كُنَّا نَقۡعُدُ مِنۡهَا مَقَٰعِدَ لِلسَّمۡعِۖ فَمَن يَسۡتَمِعِ ٱلۡأٓنَ يَجِدۡ لَهُۥ شِهَابٗا رَّصَدٗا ٩
Ne, më parë, arrinim të dëgjonim diçka, por kush përpiqet tashmë të dëgjojë atje, has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
72:10
وَأَنَّا لَا نَدۡرِيٓ أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ أَرَادَ بِهِمۡ رَبُّهُمۡ رَشَدٗا ١٠
Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.
72:11
وَأَنَّا مِنَّا ٱلصَّٰلِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَۖ كُنَّا طَرَآئِقَ قِدَدٗا ١١
Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë. Ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
72:12
وَأَنَّا ظَنَنَّآ أَن لَّن نُّعۡجِزَ ٱللَّهَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَن نُّعۡجِزَهُۥ هَرَبٗا ١٢
Ne jemi të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.
72:13
وَأَنَّا لَمَّا سَمِعۡنَا ٱلۡهُدَىٰٓ ءَامَنَّا بِهِۦۖ فَمَن يُؤۡمِنۢ بِرَبِّهِۦ فَلَا يَخَافُ بَخۡسٗا وَلَا رَهَقٗا ١٣
Dhe ne sapo e dëgjuam udhëzimin, i besuam Atij. E kush i beson Zotit të vet, nuk i druhet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.
72:14
وَأَنَّا مِنَّا ٱلۡمُسۡلِمُونَ وَمِنَّا ٱلۡقَٰسِطُونَۖ فَمَنۡ أَسۡلَمَ فَأُوْلَٰٓئِكَ تَحَرَّوۡاْ رَشَدٗا ١٤
Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë, por ka edhe që janë jashtë rrugës. Kush pranoi Islamin, ai gjeti rrugën e shpëtimit.
72:15
وَأَمَّا ٱلۡقَٰسِطُونَ فَكَانُواْ لِجَهَنَّمَ حَطَبٗا ١٥
Ndërsa ata që e braktisën Rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehenemit.'"
72:16
وَأَلَّوِ ٱسۡتَقَٰمُواْ عَلَى ٱلطَّرِيقَةِ لَأَسۡقَيۡنَٰهُم مَّآءً غَدَقٗا ١٦
Sikur ata t’i përmbaheshin Rrugës së Drejtë, Ne do t’u lëshonim atyre ujë me mbushulli,
72:17
لِّنَفۡتِنَهُمۡ فِيهِۚ وَمَن يُعۡرِضۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِۦ يَسۡلُكۡهُ عَذَابٗا صَعَدٗا ١٧
për t’i sprovuar me të. Atë që ia kthen shpinën kujtimit të Zotit të vet, Zoti e çon në vuajtje të padurueshme.
72:18
وَأَنَّ ٱلۡمَسَٰجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدۡعُواْ مَعَ ٱللَّهِ أَحَدٗا ١٨
Me të vërtetë, xhamitë janë vetëm që t’i lutesh Allahut, prandaj mos i'u lutni në to askujt tjetër veç Allahut!
72:19
وَأَنَّهُۥ لَمَّا قَامَ عَبۡدُ ٱللَّهِ يَدۡعُوهُ كَادُواْ يَكُونُونَ عَلَيۡهِ لِبَدٗا ١٩
Dhe, vërtet, kur robi i Allahut u ngrit ta adhuronte Atë, ata gati sa hipën njëri mbi tjetrin, për ta dëgjuar.
72:20
قُلۡ إِنَّمَآ أَدۡعُواْ رَبِّي وَلَآ أُشۡرِكُ بِهِۦٓ أَحَدٗا ٢٠
Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.”
72:21
قُلۡ إِنِّي لَآ أَمۡلِكُ لَكُمۡ ضَرّٗا وَلَا رَشَدٗا ٢١
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.”
72:22
قُلۡ إِنِّي لَن يُجِيرَنِي مِنَ ٱللَّهِ أَحَدٞ وَلَنۡ أَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدًا ٢٢
Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej Allahut dhe, përveç se tek Ai, unë nuk mund të gjej mbështetje askund tjetër.
72:23
إِلَّا بَلَٰغٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِسَٰلَٰتِهِۦۚ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ٢٣
Unë jam veçse përcjellës i Allahut dhe i shpalljeve të Tij. Atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij u takon zjarri i Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
72:24
حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوۡاْ مَا يُوعَدُونَ فَسَيَعۡلَمُونَ مَنۡ أَضۡعَفُ نَاصِرٗا وَأَقَلُّ عَدَدٗا ٢٤
Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta kuptojnë se cili është, vërtet ndihmësi më i dobët dhe më i vogël në numër.
72:25
قُلۡ إِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٞ مَّا تُوعَدُونَ أَمۡ يَجۡعَلُ لَهُۥ رَبِّيٓ أَمَدًا ٢٥
Thuaj: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?”
72:26
عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ فَلَا يُظۡهِرُ عَلَىٰ غَيۡبِهِۦٓ أَحَدًا ٢٦
Ai është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe fshehtësinë e Vet nuk ia zbulon askujt,
72:27
إِلَّا مَنِ ٱرۡتَضَىٰ مِن رَّسُولٖ فَإِنَّهُۥ يَسۡلُكُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ رَصَدٗا ٢٧
Përveç ndonjë të dërguari, që Ai dëshiron. Atëherë, Ai vë roje para edhe prapa tij,
72:28
لِّيَعۡلَمَ أَن قَدۡ أَبۡلَغُواْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّهِمۡ وَأَحَاطَ بِمَا لَدَيۡهِمۡ وَأَحۡصَىٰ كُلَّ شَيۡءٍ عَدَدَۢا ٢٨
për t’u bërë e qartë se ata i kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre dhe se Ai di gjithçka rreth tyre. Ai e di sasinë e gjithçkaje që ekziston.