Sureja Kalem

Sureja 68, mekase, 52 ajete.

68:1

نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ ١

Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.

68:2

مَآ أَنتَ بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ بِمَجۡنُونٖ ٢

Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur.

68:3

وَإِنَّ لَكَ لَأَجۡرًا غَيۡرَ مَمۡنُونٖ ٣

Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të pandërprerë.

68:4

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ ٤

Vërtet, ti ke një moral te lartë!

68:5

فَسَتُبۡصِرُ وَيُبۡصِرُونَ ٥

Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin,

68:6

بِأَييِّكُمُ ٱلۡمَفۡتُونُ ٦

se cili prej jush është i çmendur.

68:7

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ ٧

S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë.

68:8

فَلَا تُطِعِ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٨

Prandaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!

68:9

وَدُّواْ لَوۡ تُدۡهِنُ فَيُدۡهِنُونَ ٩

Ata do të dëshironin që ti të bësh lajka, që edhe ata të bëjnë lajka.

68:10

وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٖ مَّهِينٍ ١٠

Mos e respekto asnjë që betohet shumë dhe është i poshtëruar,

68:11

هَمَّازٖ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٖ ١١

që është përgojues e përhap fjalë ngatërrestare ndër njerëz,

68:12

مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ ١٢

që është pengues i mirësive, armiqësor e gjynahqar i madh,

68:13

عُتُلِّۭ بَعۡدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ ١٣

shumë i vrazhdë dhe, përveç këtyre, nuk i dihet babai,

68:14

أَن كَانَ ذَا مَالٖ وَبَنِينَ ١٤

Vetëm pse ka pasuri e djem!

68:15

إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٥

Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve.”

68:16

سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلۡخُرۡطُومِ ١٦

Ne do ta damkosim atë në hundë.

68:17

إِنَّا بَلَوۡنَٰهُمۡ كَمَا بَلَوۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ إِذۡ أَقۡسَمُواْ لَيَصۡرِمُنَّهَا مُصۡبِحِينَ ١٧

Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit, kur u betuan se do ta vilnin atë herët në agim,

68:18

وَلَا يَسۡتَثۡنُونَ ١٨

por pa thënë: “Në dashtë Allahu!”

68:19

فَطَافَ عَلَيۡهَا طَآئِفٞ مِّن رَّبِّكَ وَهُمۡ نَآئِمُونَ ١٩

Atëherë, atë (kopshtin) e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë,

68:20

فَأَصۡبَحَتۡ كَٱلصَّرِيمِ ٢٠

dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët.

68:21

فَتَنَادَوۡاْ مُصۡبِحِينَ ٢١

Ata thirrën njëri-tjetrin në mëngjes:

68:22

أَنِ ٱغۡدُواْ عَلَىٰ حَرۡثِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰرِمِينَ ٢٢

“Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!”

68:23

فَٱنطَلَقُواْ وَهُمۡ يَتَخَٰفَتُونَ ٢٣

Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit:

68:24

أَن لَّا يَدۡخُلَنَّهَا ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكُم مِّسۡكِينٞ ٢٤

“Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.”

68:25

وَغَدَوۡاْ عَلَىٰ حَرۡدٖ قَٰدِرِينَ ٢٥

U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste.

68:26

فَلَمَّا رَأَوۡهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ ٢٦

Por, kur vajtën dhe panë vendin, thanë: “Oh, paskemi gabuar drejtim!”

68:27

بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ ٢٧

“Jo, kemi humbur atë që kishim.”

68:28

قَالَ أَوۡسَطُهُمۡ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ لَوۡلَا تُسَبِّحُونَ ٢٨

Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë: “Përse nuk e lavdëroni (me tesbih) Zotin?”.”

68:29

قَالُواْ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٢٩

Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë. Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”.

68:30

فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَلَٰوَمُونَ ٣٠

Dhe më pas iu kthyen njëri-tjetrit me qortime,

68:31

قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ ٣١

duke thënë: “Të mjerët ne, që tejkaluam kufijtë!

68:32

عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ ٣٢

Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëvendësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi! Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë!”

68:33

كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٣٣

Ja, i tillë do të jetë dënimi. Ndërsa në Botën Tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, Sikur ta kuptonin!

68:34

إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٣٤

Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë kopshte të begatshme te Zoti i tyre.

68:35

أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ ٣٥

A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët?!

68:36

مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ ٣٦

Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?!

68:37

أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ ٣٧

A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni

68:38

إِنَّ لَكُمۡ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ ٣٨

se ju do të keni atje çfarë të dëshironi?!

68:39

أَمۡ لَكُمۡ أَيۡمَٰنٌ عَلَيۡنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمۡ لَمَا تَحۡكُمُونَ ٣٩

A mos keni ndonjë zotim të madh prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhe dëshironi?!

68:40

سَلۡهُمۡ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ ٤٠

Pyeti: “Cili prej tyre jua siguron atë?”

68:41

أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَآءُ فَلۡيَأۡتُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ ٤١

Apo kanë ortakë, që u japin siguri?! Le t’i sjellin “ortakët” e vet, nëse thonë të vërtetën!

68:42

يَوۡمَ يُكۡشَفُ عَن سَاقٖ وَيُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ ٤٢

Ditën kur të zbulohet kërciri ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden.

68:43

خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ وَقَدۡ كَانُواْ يُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمۡ سَٰلِمُونَ ٤٣

Të përulura e të tmerruara janë shikimet e tyre, ndërsa ata i kaplon poshtërimi. Ata u ftuan të bënin sexhde kur ishin tepër të aftë.

68:44

فَذَرۡنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِۖ سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٤

Pra, m'i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kur'an! Ne do t’i afrojmë ata gradualisht (drejt ndëshkimt), prej nga nuk e presin.

68:45

وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ ٤٥

Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.

68:46

أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ ٤٦

A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata po rëndohen nga shpenzimet?!

68:47

أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ ٤٧

Apo mos ndoshta dinë të fshehtën dhe shkruajnë (këto gjykime)?!

68:48

فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلۡحُوتِ إِذۡ نَادَىٰ وَهُوَ مَكۡظُومٞ ٤٨

Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd dhe mos u bëj si ai i peshkut kur u lut, në atë gjendje trishtimi.

68:49

لَّوۡلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعۡمَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ مَذۡمُومٞ ٤٩

Sikur të mos e përfshinte mirësia nga Zoti i tij, ai do të hidhej në shkretëtirë i braktisur dhe i fajsuar.

68:50

فَٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٥٠

Por Zoti i tij e bëri atë të zgjedhur dhe prej të mirëve.

68:51

وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزۡلِقُونَكَ بِأَبۡصَٰرِهِمۡ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكۡرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجۡنُونٞ ٥١

Ata që nuk besojnë, gati sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është i marrë.”

68:52

وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ ٥٢

Po ai (Kur'ani) nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për botët.