Sureja Talak
Sureja 65, medinase, 12 ajete.
65:1
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِذَا طَلَّقۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحۡصُواْ ٱلۡعِدَّةَۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ رَبَّكُمۡۖ لَا تُخۡرِجُوهُنَّ مِنۢ بُيُوتِهِنَّ وَلَا يَخۡرُجۡنَ إِلَّآ أَن يَأۡتِينَ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖۚ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَقَدۡ ظَلَمَ نَفۡسَهُۥۚ لَا تَدۡرِي لَعَلَّ ٱللَّهَ يُحۡدِثُ بَعۡدَ ذَٰلِكَ أَمۡرٗا ١
O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre (kur ende nuk keni kontaktuar me to)! Kohën e pritjes llogariteni mirë dhe kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre dhe ato, gjithashtu të mos dalin, vetëm nëse ato sillen haptas në mënyrë të shëmtuar! Këto janë ligjet e Allahut. E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër.
65:2
فَإِذَا بَلَغۡنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمۡسِكُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٍ أَوۡ فَارِقُوهُنَّ بِمَعۡرُوفٖ وَأَشۡهِدُواْ ذَوَيۡ عَدۡلٖ مِّنكُمۡ وَأَقِيمُواْ ٱلشَّهَٰدَةَ لِلَّهِۚ ذَٰلِكُمۡ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّهُۥ مَخۡرَجٗا ٢
Kur ato t’i afrohen mbarimit të afatit të tyre (të pritjes), atëherë, ose mbajini si duhet, ose ndajini si është më e mira! Për këtë kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj! Dëshminë bëjeni me korrektësi e për hir të Allahut! Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit. Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka
65:3
وَيَرۡزُقۡهُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَحۡتَسِبُۚ وَمَن يَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِ فَهُوَ حَسۡبُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَٰلِغُ أَمۡرِهِۦۚ قَدۡ جَعَلَ ٱللَّهُ لِكُلِّ شَيۡءٖ قَدۡرٗا ٣
dhe e furnizon prej nga nuk e pret. Kush i mbështetet Allahut, mjaftohet me Të. Allahu ka për ta realizuar vendimin e Tij dhe Ai e ka përcaktuar çdo gjë me korrektësi.
65:4
وَٱلَّٰٓـِٔي يَئِسۡنَ مِنَ ٱلۡمَحِيضِ مِن نِّسَآئِكُمۡ إِنِ ٱرۡتَبۡتُمۡ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَٰثَةُ أَشۡهُرٖ وَٱلَّٰٓـِٔي لَمۡ يَحِضۡنَۚ وَأُوْلَٰتُ ٱلۡأَحۡمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعۡنَ حَمۡلَهُنَّۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّهُۥ مِنۡ أَمۡرِهِۦ يُسۡرٗا ٤
Për ato gra, të cilave u është ndërprerë cikli mujor, nëse nuk jeni të sigurt për to, dijeni se koha e pritjes së tyre është tre muaj, e po kaq është edhe për ato që ende nuk u kanë ardhur të përmuajshmet. Për shtatzanat, afati i pritjes është derisa ato të lindin. Kush i frikësohet Allahut, Ai ka për t’ia lehtësuar punët.
65:5
ذَٰلِكَ أَمۡرُ ٱللَّهِ أَنزَلَهُۥٓ إِلَيۡكُمۡۚ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يُكَفِّرۡ عَنۡهُ سَيِّـَٔاتِهِۦ وَيُعۡظِمۡ لَهُۥٓ أَجۡرًا ٥
Ky është gjykimi i Allahut, të cilin e shpalli për ju. Kush e ka frikë Allahun, Ai ia mbulon të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
65:6
أَسۡكِنُوهُنَّ مِنۡ حَيۡثُ سَكَنتُم مِّن وُجۡدِكُمۡ وَلَا تُضَآرُّوهُنَّ لِتُضَيِّقُواْ عَلَيۡهِنَّۚ وَإِن كُنَّ أُوْلَٰتِ حَمۡلٖ فَأَنفِقُواْ عَلَيۡهِنَّ حَتَّىٰ يَضَعۡنَ حَمۡلَهُنَّۚ فَإِنۡ أَرۡضَعۡنَ لَكُمۡ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ وَأۡتَمِرُواْ بَيۡنَكُم بِمَعۡرُوفٖۖ وَإِن تَعَاسَرۡتُمۡ فَسَتُرۡضِعُ لَهُۥٓ أُخۡرَىٰ ٦
Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë, e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin. Në qoftë se ato janë shtatzana, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmijën! Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon dhe urdhëroni njëri-tjetrin për mirë! Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër!
65:7
لِيُنفِقۡ ذُو سَعَةٖ مِّن سَعَتِهِۦۖ وَمَن قُدِرَ عَلَيۡهِ رِزۡقُهُۥ فَلۡيُنفِقۡ مِمَّآ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُۚ لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا مَآ ءَاتَىٰهَاۚ سَيَجۡعَلُ ٱللَّهُ بَعۡدَ عُسۡرٖ يُسۡرٗا ٧
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu! Allahu nuk e ngarkon asnjë më tepër sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim.
65:8
وَكَأَيِّن مِّن قَرۡيَةٍ عَتَتۡ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهَا وَرُسُلِهِۦ فَحَاسَبۡنَٰهَا حِسَابٗا شَدِيدٗا وَعَذَّبۡنَٰهَا عَذَابٗا نُّكۡرٗا ٨
Sa e sa banorë të shumë vendbanimeve, që u treguan kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të tyre dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne u kemi bërë një llogari të ashpër dhe u kemi dhënë një dënim të papërshkrueshëm!
65:9
فَذَاقَتۡ وَبَالَ أَمۡرِهَا وَكَانَ عَٰقِبَةُ أَمۡرِهَا خُسۡرًا ٩
Ata vuajtën pasojat e punës së vet dhe fundi i tyre qe shkatërrimi.
65:10
أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدٗاۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ قَدۡ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيۡكُمۡ ذِكۡرٗا ١٠
Allahu ka përgatitur për ta dënim të rëndë. Prandaj frikësojuni Allahut, o njerëz të mençur që keni besuar! Allahu ju solli një Përkujtues.
65:11
رَّسُولٗا يَتۡلُواْ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ مُبَيِّنَٰتٖ لِّيُخۡرِجَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَمَن يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَيَعۡمَلۡ صَٰلِحٗا يُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ قَدۡ أَحۡسَنَ ٱللَّهُ لَهُۥ رِزۡقًا ١١
Allahu ju solli një të Dërguar, që ju kumton Shpalljen e Allahut me shpjegime të qarta, për t’i nxjerrë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson Allahut dhe bën vepra të mira, Ai do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jetë përgjithmonë. Allahu ka për t’i dhënë atij një jetë të mirë.
65:12
ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ سَبۡعَ سَمَٰوَٰتٖ وَمِنَ ٱلۡأَرۡضِ مِثۡلَهُنَّۖ يَتَنَزَّلُ ٱلۡأَمۡرُ بَيۡنَهُنَّ لِتَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ وَأَنَّ ٱللَّهَ قَدۡ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عِلۡمَۢا ١٢
Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.