Sureja Uakia
Sureja 56, mekase, 96 ajete.
56:1
إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ ١
Kur të ndodhë Ngjarja,
56:2
لَيۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ ٢
Askush nuk do ta mohojë ardhjen e saj.
56:3
خَافِضَةٞ رَّافِعَةٌ ٣
Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.
56:4
إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجّٗا ٤
Kur toka të tundet me dridhje të forta,
56:5
وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسّٗا ٥
Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë,
56:6
فَكَانَتۡ هَبَآءٗ مُّنۢبَثّٗا ٦
Kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë,
56:7
وَكُنتُمۡ أَزۡوَٰجٗا ثَلَٰثَةٗ ٧
Atëherë ju do të ndaheni në tri grupe:
56:8
فَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ ٨
Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët se?!
56:9
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ٩
Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët se?!
56:10
وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلسَّٰبِقُونَ ١٠
Pastaj janë të dalluarit (në besim). Ata do të jenë të dalluarit (edhe në shpërblim).
56:11
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ١١
Ata janë më të afruarit (te Zoti)
56:12
فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ١٢
Ata do të jenë në kopshtet e mirësive.
56:13
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣
(Nga ata) Shumë janë prej të hershmëve
56:14
وَقَلِيلٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ١٤
E pak prej të mëvonshmëve.
56:15
عَلَىٰ سُرُرٖ مَّوۡضُونَةٖ ١٥
Ata janë në shtretër të stolisur me ar e gurë të çmuar.
56:16
مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيۡهَا مُتَقَٰبِلِينَ ١٦
Të mbështetur qëndrojnë në ta, përballë njëri-tjetrit.
56:17
يَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ ١٧
Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm (në rininë e tyre),
56:18
بِأَكۡوَابٖ وَأَبَارِيقَ وَكَأۡسٖ مِّن مَّعِينٖ ١٨
Me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh,
56:19
لَّا يُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا يُنزِفُونَ ١٩
Pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen;
56:20
وَفَٰكِهَةٖ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ ٢٠
Dhe me fruta sipas përzgjedhjes së tyre,
56:21
وَلَحۡمِ طَيۡرٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ ٢١
Dhe me mish shpendësh, si ua ka ënda.
56:22
وَحُورٌ عِينٞ ٢٢
Atje do të kenë edhe hyri symëdha.
56:23
كَأَمۡثَٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ ٢٣
Ato duken si perla të ruajtura.
56:24
جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٢٤
Ky është shpërblimi për veprat e tyre.
56:25
لَا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوٗا وَلَا تَأۡثِيمًا ٢٥
Atje nuk dëgjojnë fjalë të kota e as fjalë gjynahesh.
56:26
إِلَّا قِيلٗا سَلَٰمٗا سَلَٰمٗا ٢٦
Por vetëm fjalë të mira, selam pas selami.
56:27
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلۡيَمِينِ ٢٧
Po njerëzit e të djathtës? E kush janë të djathtët se?!
56:28
فِي سِدۡرٖ مَّخۡضُودٖ ٢٨
Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba,
56:29
وَطَلۡحٖ مَّنضُودٖ ٢٩
Bananeve me fruta palë-palë,
56:30
وَظِلّٖ مَّمۡدُودٖ ٣٠
Nën hije të gjera,
56:31
وَمَآءٖ مَّسۡكُوبٖ ٣١
Pranë një uji që rrjedh,
56:32
وَفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ ٣٢
Mes frutave të shumëllojshme,
56:33
لَّا مَقۡطُوعَةٖ وَلَا مَمۡنُوعَةٖ ٣٣
Që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara.
56:34
وَفُرُشٖ مَّرۡفُوعَةٍ ٣٤
Ata qëndrojnë në shtretër të lartë (me hyritë symëdha).
56:35
إِنَّآ أَنشَأۡنَٰهُنَّ إِنشَآءٗ ٣٥
Ne i kemi bërë ato (hyritë e xhenetit) me një krijim të ri (të përjetshme),
56:36
فَجَعَلۡنَٰهُنَّ أَبۡكَارًا ٣٦
Ne i kemi bërë ato virgjëresha,
56:37
عُرُبًا أَتۡرَابٗا ٣٧
Të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe,
56:38
لِّأَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٣٨
Për njerëzit e së djathtës,
56:39
ثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٩
Ata janë shumë nga të hershmit
56:40
وَثُلَّةٞ مِّنَ ٱلۡأٓخِرِينَ ٤٠
E shumë nga më të vonshmit.
56:41
وَأَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصۡحَٰبُ ٱلشِّمَالِ ٤١
Po njerëzit e të majtës? E kush janë ata të majtit se?!
56:42
فِي سَمُومٖ وَحَمِيمٖ ٤٢
Ata janë në afshin përvëlues të zjarrit dhe në ujë të valë,
56:43
وَظِلّٖ مِّن يَحۡمُومٖ ٤٣
Nën një hije tymi,
56:44
لَّا بَارِدٖ وَلَا كَرِيمٍ ٤٤
As të freskët e as të këndshme.
56:45
إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُتۡرَفِينَ ٤٥
Më përpara, ata kanë qenë të dhënë pas kënaqësive (të ndaluara)
56:46
وَكَانُواْ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِيمِ ٤٦
Dhe vazhdimisht bënin gjynahe të mëdha.
56:47
وَكَانُواْ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ٤٧
Ata thoshin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!
56:48
أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ٤٨
Vallë, edhe etërit tanë të hershëm?”
56:49
قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِينَ وَٱلۡأٓخِرِينَ ٤٩
Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit,
56:50
لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ ٥٠
Keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.
56:51
ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ ٥١
Atëherë, ju, o të humbur e jobesimtarë,
56:52
لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٖ مِّن زَقُّومٖ ٥٢
Keni për të ngrënë prej pemës Zekum.
56:53
فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ٥٣
Prej saj keni për ta mbushur barkun.
56:54
فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ ٥٤
E menjëherë pas saj do të pini prej ujit të vluar,
56:55
فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ ٥٥
Do të pini si deveja e etshme.”
56:56
هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ ٥٦
Kjo është “gostia” e tyre në Ditën e Gjykimit.
56:57
نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ ٥٧
Ne ju kemi krijuar ju. Përse nuk e pranoni, atëherë?
56:58
أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ ٥٨
A e shini farën (spermën), që e derdhni?
56:59
ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ ٥٩
Vallë, ju e krijoni atë, apo jemi Ne që e krijojmë?
56:60
نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ ٦٠
Ne e kemi përcaktuar vdekjen ndër ju dhe Ne askush nuk mund të na pengojë
56:61
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٦١
Që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi, ashtu si nuk e dini.
56:62
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ ٦٢
Ju e dini mirë krijimin e parë, atëherë përse nuk mendoni?
56:63
أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ ٦٣
A nuk e shihni atë që e mbillni?
56:64
ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ ٦٤
Vallë, ju e bëni atë të mbijë, apo Ne e bëjmë të mbijë?
56:65
لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمٗا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ ٦٥
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thahej, e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë:)
56:66
إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ ٦٦
“Ne u dëmtuam,
56:67
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ ٦٧
Madje, mbetëm krejtësisht të privuar”.
56:68
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ ٦٨
A e shihni ujin që pini?
56:69
ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ ٦٩
Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë?
56:70
لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجٗا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ ٧٠
Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?!
56:71
أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ ٧١
A e keni parë zjarrin, që ju e ndizni?
56:72
ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ ٧٢
Vallë, ju e krijuat drurin e tij, apo Ne jemi Krijuesi?
56:73
نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةٗ وَمَتَٰعٗا لِّلۡمُقۡوِينَ ٧٣
Ne e bëmë atë si kujtim dhe të dobishëm për ata që kanë nevojë.
56:74
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٧٤
Atëherë, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madh!
56:75
۞ فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ ٧٥
Jo. Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,
56:76
وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٞ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِيمٌ ٧٦
Ky është një betim i madh, sikur ta dinit,
56:77
إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانٞ كَرِيمٞ ٧٧
se, me të vërtetë, ai është Kur'ani i nderuar
56:78
فِي كِتَٰبٖ مَّكۡنُونٖ ٧٨
Në Librin e Ruajtur.
56:79
لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ ٧٩
Atë nuk e prek kush, përveç atyre që janë të pastër.
56:80
تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٠
Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.
56:81
أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ ٨١
Atëherë, si e mohoni këtë Fjalë?
56:82
وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ ٨٢
dhe në vend të falënderimit (të Zotit) për furnizimin tuaj, ju e mohoni?
56:83
فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ ٨٣
Kur shpirti arrin në fyt,
56:84
وَأَنتُمۡ حِينَئِذٖ تَنظُرُونَ ٨٤
E ju në atë çast shikoni (njeriun në agoni),
56:85
وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ ٨٥
Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk e shihni.
56:86
فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ ٨٦
Përse atëherë, nëse nuk besoni se do të gjykoheni,
56:87
تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٨٧
nuk e ktheni atë mbrapsht?
56:88
فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٨٨
E nëse ai është prej të zgjedhurve,
56:89
فَرَوۡحٞ وَرَيۡحَانٞ وَجَنَّتُ نَعِيمٖ ٨٩
atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi dhe (përjetësi në) Xhenetin e mirësive.
56:90
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩٠
Në qoftë se është nga të djathtët (i thuhet:)
56:91
فَسَلَٰمٞ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩١
“Selam të qoftë ty prej të djathtëve!”
56:92
وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ ٩٢
E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
56:93
فَنُزُلٞ مِّنۡ حَمِيمٖ ٩٣
mirëseardhja e tij është “gosti” me ujë të valë
56:94
وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ ٩٤
dhe kredhje në zjarrin e Xhehenemit.
56:95
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ ٩٥
Nuk ka dyshim se kjo është e Vërteta e sigurt.
56:96
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٩٦
Lartësoje Zotin tënd të Madhëruar!