Sureja Rahman
Sureja 55, mekase, 78 ajete.
55:1
ٱلرَّحۡمَٰنُ ١
I Gjithëmëshirshmi.
55:2
عَلَّمَ ٱلۡقُرۡءَانَ ٢
Ai ua mësoi Kur'anin.
55:3
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ ٣
Ai e krijoi njeriun.
55:4
عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ ٤
Ai e mësoi të shprehet qartë.
55:5
ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٖ ٥
Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
55:6
وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ ٦
Edhe yjet dhe drurët i përulen Atij.
55:7
وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ ٧
Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë,
55:8
أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ ٨
Që ju të mos e shkelni atë.
55:9
وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ ٩
Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!
55:10
وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ ١٠
Tokën e bëri për krijesat.
55:11
فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ ١١
Në të ka fruta të larmishme: hurma me degët plot,
55:12
وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ ١٢
Drithëra me gjethe e kërcej (si ushqim për kafshët) dhe rejhan (bimë aromatike).
55:13
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٣
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:14
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ ١٤
Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë,
55:15
وَخَلَقَ ٱلۡجَآنَّ مِن مَّارِجٖ مِّن نَّارٖ ١٥
Kurse xhindët i krijoi nga flaka e zjarrit.
55:16
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٦
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:17
رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ وَرَبُّ ٱلۡمَغۡرِبَيۡنِ ١٧
Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve.
55:18
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ١٨
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:19
مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ يَلۡتَقِيَانِ ١٩
Ai i lejoi dy dete që të takohen,
55:20
بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٞ لَّا يَبۡغِيَانِ ٢٠
Mes të cilëve është një pengesë, që nuk e kapërcejnë.
55:21
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢١
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:22
يَخۡرُجُ مِنۡهُمَا ٱللُّؤۡلُؤُ وَٱلۡمَرۡجَانُ ٢٢
Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale.
55:23
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٣
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:24
وَلَهُ ٱلۡجَوَارِ ٱلۡمُنشَـَٔاتُ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ ٢٤
Atij i përkasin anijet që lundrojnë në det dhe që duken si male.
55:25
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٥
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:26
كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ ٢٦
Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur,
55:27
وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ ٢٧
E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar.
55:28
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٢٨
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:29
يَسۡـَٔلُهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ كُلَّ يَوۡمٍ هُوَ فِي شَأۡنٖ ٢٩
Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë. Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje.
55:30
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٠
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:31
سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ ٣١
Ne do të merremi veçmas me ju, o dy të rëndësishmit (njerëz e xhinde).
55:32
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٢
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:33
يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ ٣٣
O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.
55:34
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٤
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:35
يُرۡسَلُ عَلَيۡكُمَا شُوَاظٞ مِّن نَّارٖ وَنُحَاسٞ فَلَا تَنتَصِرَانِ ٣٥
Mbi ju të dy (njerëz e xhinde) do të dërgohet flakë zjarri dhe tym përvëlues, e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
55:36
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٦
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:37
فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتۡ وَرۡدَةٗ كَٱلدِّهَانِ ٣٧
Kur qielli të çahet e të skuqet si plumb i shkrirë.
55:38
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٣٨
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:39
فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُسۡـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٞ وَلَا جَآنّٞ ٣٩
Atë Ditë nuk pyetet për gjynahet e veta as njeriu, as xhindi.
55:40
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٠
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:41
يُعۡرَفُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ بِسِيمَٰهُمۡ فَيُؤۡخَذُ بِٱلنَّوَٰصِي وَٱلۡأَقۡدَامِ ٤١
Keqbërësit njihen nga tiparet e tyre. Prandaj me forcë do të rrëmbehen për balli dhe për këmbësh.
55:42
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٢
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:43
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي يُكَذِّبُ بِهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٤٣
Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin.
55:44
يَطُوفُونَ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَ حَمِيمٍ ءَانٖ ٤٤
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar.
55:45
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٥
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:46
وَلِمَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ ٤٦
Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy Xhenete.
55:47
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٧
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:48
ذَوَاتَآ أَفۡنَانٖ ٤٨
Plot pemë, që bëjnë hije.
55:49
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٤٩
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:50
فِيهِمَا عَيۡنَانِ تَجۡرِيَانِ ٥٠
Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin.
55:51
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥١
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:52
فِيهِمَا مِن كُلِّ فَٰكِهَةٖ زَوۡجَانِ ٥٢
Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje.
55:53
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٣
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:54
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشِۭ بَطَآئِنُهَا مِنۡ إِسۡتَبۡرَقٖۚ وَجَنَى ٱلۡجَنَّتَيۡنِ دَانٖ ٥٤
Ata (banorët e Xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë.
55:55
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٥
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:56
فِيهِنَّ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ ٥٦
Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde.
55:57
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٧
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:58
كَأَنَّهُنَّ ٱلۡيَاقُوتُ وَٱلۡمَرۡجَانُ ٥٨
Ato janë si rubinët e koralet.
55:59
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٥٩
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:60
هَلۡ جَزَآءُ ٱلۡإِحۡسَٰنِ إِلَّا ٱلۡإِحۡسَٰنُ ٦٠
A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!
55:61
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦١
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:62
وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ ٦٢
E nën ata të dy janë edhe dy Xhenete të tjera.
55:63
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٣
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:64
مُدۡهَآمَّتَانِ ٦٤
Me gjelbërim shumë të dendur.
55:65
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٥
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:66
فِيهِمَا عَيۡنَانِ نَضَّاخَتَانِ ٦٦
Aty janë dy burime, që gjithnjë vrundullojnë.
55:67
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٧
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:68
فِيهِمَا فَٰكِهَةٞ وَنَخۡلٞ وَرُمَّانٞ ٦٨
Në ata të dy, ka fruta të shumta, hurma dhe shegë.
55:69
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٦٩
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:70
فِيهِنَّ خَيۡرَٰتٌ حِسَانٞ ٧٠
Aty janë ato të mirat e të bukurat.
55:71
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧١
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:72
حُورٞ مَّقۡصُورَٰتٞ فِي ٱلۡخِيَامِ ٧٢
Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda.
55:73
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٣
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:74
لَمۡ يَطۡمِثۡهُنَّ إِنسٞ قَبۡلَهُمۡ وَلَا جَآنّٞ ٧٤
Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind.
55:75
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٥
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:76
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفۡرَفٍ خُضۡرٖ وَعَبۡقَرِيٍّ حِسَانٖ ٧٦
Aty rrinë të mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
55:77
فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ٧٧
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
55:78
تَبَٰرَكَ ٱسۡمُ رَبِّكَ ذِي ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ ٧٨
I lartësuar qoftë emri i Zotit tënd të Madhëruar e Bujar!