Sureja Kamer
Sureja 54, mekase, 55 ajete.
54:1
ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ ١
U afrua Ora dhe Hëna u ça.
54:2
وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ ٢
E, megjithatë, sa herë që ata shohin ndonjë mrekulli, kthejnë shpinën e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme.”
54:3
وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ ٣
Ata e mohojnë të Vërtetën dhe ndjekin dëshirat e veta, por çdo çështje do të plotësohet në cakun e fundit.
54:4
وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ ٤
Atyre u kanë ardhur shpallje, në të cilat ka mjaft qortime!
54:5
حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ ٥
Kjo është urtësi e përsosur. Por atyre nuk u bëjnë dobi qortimet.
54:6
فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٖ نُّكُرٍ ٦
Prandaj largohu prej tyre deri në ditën kur Lajmëtari (Israfili) t’i thërrasë drejt tmerrit!
54:7
خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٞ مُّنتَشِرٞ ٧
Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë,
54:8
مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٞ ٨
Duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.
54:9
۞ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٞ وَٱزۡدُجِرَ ٩
Para tyre mohoi populli i Nuhut. Ata nuk e pranuan robin Tonë dhe i thanë: “I marrë!”. Ai u mundua dhe u kërcënua prej tyre.
54:10
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٞ فَٱنتَصِرۡ ١٠
Prandaj ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
54:11
فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٖ مُّنۡهَمِرٖ ١١
Atëherë, Ne, me një shi të vrullshëm, hapëm dyert e qiellit,
54:12
وَفَجَّرۡنَا ٱلۡأَرۡضَ عُيُونٗا فَٱلۡتَقَى ٱلۡمَآءُ عَلَىٰٓ أَمۡرٖ قَدۡ قُدِرَ ١٢
Ndërsa nga toka shpërthyem burime uji, dhe kështu uji u bashkua siç ishte caktuar.
54:13
وَحَمَلۡنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلۡوَٰحٖ وَدُسُرٖ ١٣
Ndërsa atë e hipëm në një anije prej dërrasash dhe gozhdësh,
54:14
تَجۡرِي بِأَعۡيُنِنَا جَزَآءٗ لِّمَن كَانَ كُفِرَ ١٤
Që lundronte nën Sytë Tanë. Kjo, si shpagim për atë që u mohua.
54:15
وَلَقَد تَّرَكۡنَٰهَآ ءَايَةٗ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ١٥
Ne e lamë atë si shenjë, por a ka ndonjë që merr mësim?
54:16
فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٦
(A e dini) Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im!
54:17
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ١٧
Ne e bëmë Kur'anin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim?
54:18
كَذَّبَتۡ عَادٞ فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ١٨
Adët mohuan, por si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im?
54:19
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا صَرۡصَرٗا فِي يَوۡمِ نَحۡسٖ مُّسۡتَمِرّٖ ١٩
Ne u lëshuam atyre një erë të fortë në një ditë ndëshkimi të ashpër dhe të vazhdueshëm.
54:20
تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٖ مُّنقَعِرٖ ٢٠
Ajo i shtynte njerëzit sikur të ishin trupa hurmash të shkulura.
54:21
فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٢١
(A e dini) Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im?
54:22
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٢٢
Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim?
54:23
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ ٢٣
Themudët mohuan të dërguarit.
54:24
فَقَالُوٓاْ أَبَشَرٗا مِّنَّا وَٰحِدٗا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٍ ٢٤
Ata thanë: “A të shkojmë pas një njeriu të vetëm, që doli nga mesi ynë?! Ne, atëherë, do të ishim vërtet të humbur dhe të marrë!”
54:25
أَءُلۡقِيَ ٱلذِّكۡرُ عَلَيۡهِ مِنۢ بَيۡنِنَا بَلۡ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٞ ٢٥
Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne? Jo, ai është një gënjeshtar mendjemadh.”
54:26
سَيَعۡلَمُونَ غَدٗا مَّنِ ٱلۡكَذَّابُ ٱلۡأَشِرُ ٢٦
Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh.
54:27
إِنَّا مُرۡسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتۡنَةٗ لَّهُمۡ فَٱرۡتَقِبۡهُمۡ وَٱصۡطَبِرۡ ٢٧
Ne do t’u dërgojmë devenë si sprovë, por ti vetëm vështroji me durim!
54:28
وَنَبِّئۡهُمۡ أَنَّ ٱلۡمَآءَ قِسۡمَةُۢ بَيۡنَهُمۡۖ كُلُّ شِرۡبٖ مُّحۡتَضَرٞ ٢٨
Lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, e secili do të paraqitet për të pirë sipas rregullit.
54:29
فَنَادَوۡاْ صَاحِبَهُمۡ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ ٢٩
Ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri atë (devenë).
54:30
فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٠
(A e dini) Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im?
54:31
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلۡمُحۡتَظِرِ ٣١
Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë si shtrojë vathi.
54:32
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٣٢
Ne e bëmë Kur'anin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim?
54:33
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ ٣٣
Populli i Lutit i mohoi porositë e Profetit të vet.
54:34
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٖۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٖ ٣٤
Ne dërguam mbi ta një furtunë me gurë, përveç familjes së Lutit, të cilën e shpëtuam para se të agonte.
54:35
نِّعۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ ٣٥
Kjo ishte mirësi nga ana Jonë. Kështu i shpërblejmë Ne ata që falënderojnë.
54:36
وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ ٣٦
Ai u tërhoqi vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në këto paralajmërime.
54:37
وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٧
Ata deshën t’u afroheshin mysafirëve të tij, por Ne ua verbuam sytë. Vuani, atëherë, ndëshkimin dhe paralajmërimin Tim!
54:38
وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٞ مُّسۡتَقِرّٞ ٣٨
Ata i kapi dënimi i përhershëm në befasi herët në mëngjes.
54:39
فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ ٣٩
Vuani, atëherë, ndëshkimin dhe paralajmërimin Tim!
54:40
وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٤٠
Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim?
54:41
وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ ٤١
Edhe palës së Faraonit i patën ardhur paralajmërime.
54:42
كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٖ مُّقۡتَدِرٍ ٤٢
Ata i mohuan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç dënon Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi.
54:43
أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٞ مِّنۡ أُوْلَٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٞ فِي ٱلزُّبُرِ ٤٣
Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në Librat e qiellit?
54:44
أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٞ مُّنتَصِرٞ ٤٤
Mos vallë po thonë: “Ne jemi një grup, të bashkuar dhe ngadhënjyes?!”
54:45
سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ ٤٥
Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë (të tmerruar).
54:46
بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ ٤٦
Por Kijameti është premtim i pakthyeshëm për ta. Kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
54:47
إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٖ ٤٧
S’ka dyshim se idhujtarët keqbërës janë në humbje dhe në zjarr të madh.
54:48
يَوۡمَ يُسۡحَبُونَ فِي ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ ٤٨
Atë Ditë, kur të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre në Zjarr, do t’u thuhet: “Vuajeni dënimin në Sekar (Zjarrin përvëlues)!”.
54:49
إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ ٤٩
Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar.
54:50
وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٞ كَلَمۡحِۭ بِٱلۡبَصَرِ ٥٠
Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë.
54:51
وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَآ أَشۡيَاعَكُمۡ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ ٥١
Ne i shkatërruam ata që ishin si ju, por a ka ndonjë që merr mësim?
54:52
وَكُلُّ شَيۡءٖ فَعَلُوهُ فِي ٱلزُّبُرِ ٥٢
Çdo gjë që bënë ata gjendet e shënuar.
54:53
وَكُلُّ صَغِيرٖ وَكَبِيرٖ مُّسۡتَطَرٌ ٥٣
Çdo vepër, qoftë e vogël a e madhe, është e shënuar në rreshta.
54:54
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَنَهَرٖ ٥٤
Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në kopshte e në lumenj,
54:55
فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٖ مُّقۡتَدِرِۭ ٥٥
Në një vend të kënaqshëm, te një Sundues i Plotfuqishëm.