Sureja Fet’h
Sureja 48, medinase, 29 ajete.
48:1
إِنَّا فَتَحۡنَا لَكَ فَتۡحٗا مُّبِينٗا ١
Ne të dhamë ty (o Muhamed) një fitore të madhe,
48:2
لِّيَغۡفِرَ لَكَ ٱللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنۢبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكَ وَيَهۡدِيَكَ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا ٢
që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë.
48:3
وَيَنصُرَكَ ٱللَّهُ نَصۡرًا عَزِيزًا ٣
Dhe që Allahu të të dhurojë ty një mbështetje të fuqishme.
48:4
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِيمَٰنٗا مَّعَ إِيمَٰنِهِمۡۗ وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا ٤
Është (Allahu) Ai që zbriti prehjen në zemrat e besimtarëve, për t’ua shtuar edhe më shumë besimin. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.
48:5
لِّيُدۡخِلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَيُكَفِّرَ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عِندَ ٱللَّهِ فَوۡزًا عَظِيمٗا ٥
Ai (Allahu) ka për t'i çuar Besimtarët dhe besimtaret në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të jenë të përjetshëm në to dhe Ai do t'ua falë Gjynahet e tyre. Kjo tek Allahu është një fitore e madhe.
48:6
وَيُعَذِّبَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡمُشۡرِكِينَ وَٱلۡمُشۡرِكَٰتِ ٱلظَّآنِّينَ بِٱللَّهِ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۖ وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَلَعَنَهُمۡ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَهَنَّمَۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرٗا ٦
Ai (Allahu) do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, të cilët kanë për Allahun mendime të këqia. Ata meritojnë më të keqen. Allahu është zemëruar me ta, i ka mallkuar dhe u ka bërë gati Xhehenemin, që është vendi më i keq.
48:7
وَلِلَّهِ جُنُودُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا ٧
Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës. Allahu është Ngadhënjimtari e i Urti.
48:8
إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا ٨
Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues,
48:9
لِّتُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُۚ وَتُسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا ٩
Që ju ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilin ta përkrahni e ta respektoni, dhe që ta lartësoni (Allahun) mëngjes e mbrëmje.
48:10
إِنَّ ٱلَّذِينَ يُبَايِعُونَكَ إِنَّمَا يُبَايِعُونَ ٱللَّهَ يَدُ ٱللَّهِ فَوۡقَ أَيۡدِيهِمۡۚ فَمَن نَّكَثَ فَإِنَّمَا يَنكُثُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ أَوۡفَىٰ بِمَا عَٰهَدَ عَلَيۡهُ ٱللَّهَ فَسَيُؤۡتِيهِ أَجۡرًا عَظِيمٗا ١٠
Ata që të japin besën ty, në të vërtetë i japin besën Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre. Kush e shkel besën, e shkel vetëm në dëm të vetes, ndërsa kush e mban besën që i ka dhënë Allahut, Ai (Allahu) ka për t'i dhënë shpërblim të madh.
48:11
سَيَقُولُ لَكَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ شَغَلَتۡنَآ أَمۡوَٰلُنَا وَأَهۡلُونَا فَٱسۡتَغۡفِرۡ لَنَاۚ يَقُولُونَ بِأَلۡسِنَتِهِم مَّا لَيۡسَ فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلۡ فَمَن يَمۡلِكُ لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔا إِنۡ أَرَادَ بِكُمۡ ضَرًّا أَوۡ أَرَادَ بِكُمۡ نَفۡعَۢاۚ بَلۡ كَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرَۢا ١١
Beduinët, që nuk morën pjesë në luftë, do të thonë: “Na penguan pasuria dhe familjet tona, ndaj kërko falje për ne!” Ata thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron që t’ju përfshijë ndonjë gjëmë ose t’ju vijë ndonjë e mirë?!” Nuk është ashtu. Allahu e di shumë mirë se çfarë veproni ju.
48:12
بَلۡ ظَنَنتُمۡ أَن لَّن يَنقَلِبَ ٱلرَّسُولُ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِلَىٰٓ أَهۡلِيهِمۡ أَبَدٗا وَزُيِّنَ ذَٰلِكَ فِي قُلُوبِكُمۡ وَظَنَنتُمۡ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِ وَكُنتُمۡ قَوۡمَۢا بُورٗا ١٢
Ju pandehët se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të ktheheshin më te familjet e veta, dhe kjo, thellë në zemër, ju duk gjë e mirë. Ju patët mendim të keq, sepse jeni njerëz të prishur.
48:13
وَمَن لَّمۡ يُؤۡمِنۢ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ فَإِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَعِيرٗا ١٣
Nëse dikush nuk i beson Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë Ne, sigurisht, kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr shumë të fortë.
48:14
وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ١٤
Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës. Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. Allahu është Falësi i gjynaheve, Mëshirëploti.
48:15
سَيَقُولُ ٱلۡمُخَلَّفُونَ إِذَا ٱنطَلَقۡتُمۡ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأۡخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعۡكُمۡۖ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُواْ كَلَٰمَ ٱللَّهِۚ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمۡ قَالَ ٱللَّهُ مِن قَبۡلُۖ فَسَيَقُولُونَ بَلۡ تَحۡسُدُونَنَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَفۡقَهُونَ إِلَّا قَلِيلٗا ١٥
Kur ju të shkoni për të mbledhur plaçkën e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: “Na lini të vijmë edhe ne me ju!” Kështu, ata duan të ndryshojnë urdhrin e Allahut. Ti thuaju: “Kurrsesi! Ju nuk keni për të ardhur me ne. Kështu ka thënë Allahu më herët.” Kurse ata do t’ju thonë: “Nuk është ashtu. Ju na keni zili.” Por ata mendojnë shumë pak.
48:16
قُل لِّلۡمُخَلَّفِينَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ سَتُدۡعَوۡنَ إِلَىٰ قَوۡمٍ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ تُقَٰتِلُونَهُمۡ أَوۡ يُسۡلِمُونَۖ فَإِن تُطِيعُواْ يُؤۡتِكُمُ ٱللَّهُ أَجۡرًا حَسَنٗاۖ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ كَمَا تَوَلَّيۡتُم مِّن قَبۡلُ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٦
Atyre beduinëve që ngelën pas, thuaju: “Ju do të thirreni të dilni kundër një populli luftarak e të fuqishëm, që ose do të luftohen, ose do të dorëzohen. Nëse i përgjigjeni thirrjes, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë e nëse nuk dilni, - sikurse nuk dolët edhe më parë, - Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm”.
48:17
لَّيۡسَ عَلَى ٱلۡأَعۡمَىٰ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡأَعۡرَجِ حَرَجٞ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرِيضِ حَرَجٞۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ يُدۡخِلۡهُ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَمَن يَتَوَلَّ يُعَذِّبۡهُ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٧
Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta futë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.
48:18
۞ لَّقَدۡ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ يُبَايِعُونَكَ تَحۡتَ ٱلشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَثَٰبَهُمۡ فَتۡحٗا قَرِيبٗا ١٨
Vërtet, Allahu u kënaq me besimtarët, kur ata, nën hijen e asaj peme, të jepnin besën ty (O Muhamed). Ai e dinte mirë çfarë kishin në zemër ata, prandaj u dhuroi qetësi dhe i përgëzoi me një fitore të afërt,
48:19
وَمَغَانِمَ كَثِيرَةٗ يَأۡخُذُونَهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا ١٩
edhe me një plaçkë (lufte) të madhe, që do ta fitojnë. Allahu është Ngadhënjimtari dhe i Urti.
48:20
وَعَدَكُمُ ٱللَّهُ مَغَانِمَ كَثِيرَةٗ تَأۡخُذُونَهَا فَعَجَّلَ لَكُمۡ هَٰذِهِۦ وَكَفَّ أَيۡدِيَ ٱلنَّاسِ عَنكُمۡ وَلِتَكُونَ ءَايَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَيَهۡدِيَكُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا ٢٠
Allahu ju premton plaçkë të madhe, që do ta fitoni, kurse këtë jua dha më shpejt. Ai i pengoi duart e njerëzve kundër jush, që të shihej si shenjë e mirë nga besimtarët dhe që t’ju udhëzonte në Rrugë të Drejtë.
48:21
وَأُخۡرَىٰ لَمۡ تَقۡدِرُواْ عَلَيۡهَا قَدۡ أَحَاطَ ٱللَّهُ بِهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٗا ٢١
Por do të keni edhe të tjera, të cilat nuk keni pasur mundësi t’i arrinit, sepse Allahu i ka të gjithë nën sundim. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.
48:22
وَلَوۡ قَٰتَلَكُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوَلَّوُاْ ٱلۡأَدۡبَٰرَ ثُمَّ لَا يَجِدُونَ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا ٢٢
Nëse jobesimtarët ju hapin luftë, do të jenë ata që do të sprapsen, pa mundur të gjejnë më pas as mbrojtës e as ndihmës.
48:23
سُنَّةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِي قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلُۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗا ٢٣
I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më herët. Në ligjin e Allahut nuk ke për të gjetur ndryshime.
48:24
وَهُوَ ٱلَّذِي كَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ عَنۡهُم بِبَطۡنِ مَكَّةَ مِنۢ بَعۡدِ أَنۡ أَظۡفَرَكُمۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرًا ٢٤
Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre. Allahu shikon gjithçka që veproni.
48:25
هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَٱلۡهَدۡيَ مَعۡكُوفًا أَن يَبۡلُغَ مَحِلَّهُۥۚ وَلَوۡلَا رِجَالٞ مُّؤۡمِنُونَ وَنِسَآءٞ مُّؤۡمِنَٰتٞ لَّمۡ تَعۡلَمُوهُمۡ أَن تَطَـُٔوهُمۡ فَتُصِيبَكُم مِّنۡهُم مَّعَرَّةُۢ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۖ لِّيُدۡخِلَ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦ مَن يَشَآءُۚ لَوۡ تَزَيَّلُواْ لَعَذَّبۡنَا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابًا أَلِيمًا ٢٥
Ata janë mohuesit e besimit të drejtë dhe ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet. Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata (mosbesimtarët e Mekes). Por Allahu dëshiroi ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. Po të ishin ata (banorët e Mekës) të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë.
48:26
إِذۡ جَعَلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَأَلۡزَمَهُمۡ كَلِمَةَ ٱلتَّقۡوَىٰ وَكَانُوٓاْ أَحَقَّ بِهَا وَأَهۡلَهَاۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا ٢٦
Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët. Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë, sepse ata dhe njerëzit e saj e meritonin më shumë dhe ishin më të denjë për të. Allahu di gjithçka.
48:27
لَّقَدۡ صَدَقَ ٱللَّهُ رَسُولَهُ ٱلرُّءۡيَا بِٱلۡحَقِّۖ لَتَدۡخُلُنَّ ٱلۡمَسۡجِدَ ٱلۡحَرَامَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمۡ وَمُقَصِّرِينَ لَا تَخَافُونَۖ فَعَلِمَ مَا لَمۡ تَعۡلَمُواْ فَجَعَلَ مِن دُونِ ذَٰلِكَ فَتۡحٗا قَرِيبًا ٢٧
Allahu e vërtetoi ëndrrën e të Dërguarit të Tij dhe e bëri realitet: “Do të hyni në Shtëpinë e Shenjtë të sigurt, me vullnetin e Allahut. Kokat tuaja do të jenë të rruara ose të qethura dhe nuk do të keni frikë.” Ai dinte atë që ju nuk e dinit. Para kësaj, Ai ju dha një fitore të shpejtë.
48:28
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدٗا ٢٨
Është Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fe. Mjafton Allahu si dëshmitar.
48:29
مُّحَمَّدٞ رَّسُولُ ٱللَّهِۚ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ أَشِدَّآءُ عَلَى ٱلۡكُفَّارِ رُحَمَآءُ بَيۡنَهُمۡۖ تَرَىٰهُمۡ رُكَّعٗا سُجَّدٗا يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٗاۖ سِيمَاهُمۡ فِي وُجُوهِهِم مِّنۡ أَثَرِ ٱلسُّجُودِۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمۡ فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِۚ وَمَثَلُهُمۡ فِي ٱلۡإِنجِيلِ كَزَرۡعٍ أَخۡرَجَ شَطۡـَٔهُۥ فَـَٔازَرَهُۥ فَٱسۡتَغۡلَظَ فَٱسۡتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِۦ يُعۡجِبُ ٱلزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ ٱلۡكُفَّارَۗ وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِنۡهُم مَّغۡفِرَةٗ وَأَجۡرًا عَظِيمَۢا ٢٩
Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin. Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat. Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin. Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve. Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh.