Sureja Duhan

Sureja 44, mekase, 59 ajete.

44:1

حمٓ ١

Ha, Mim.

44:2

وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢

Betohem në Librin e qartë.

44:3

إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةٖ مُّبَٰرَكَةٍۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ ٣

Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar (popujt).

44:4

فِيهَا يُفۡرَقُ كُلُّ أَمۡرٍ حَكِيمٍ ٤

Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë,

44:5

أَمۡرٗا مِّنۡ عِندِنَآۚ إِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِينَ ٥

Me urdhër nga ana Jonë. Ne kemi dërguar gjithmonë profetë.

44:6

رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٦

Kjo është mëshirë nga Zoti yt. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.

44:7

رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٧

Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre, nëse jeni të bindur.

44:8

لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٨

Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai jep jetën dhe sjell vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë.

44:9

بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ يَلۡعَبُونَ ٩

Kurse ata dyshojnë e luajnë (me të vërtetën).

44:10

فَٱرۡتَقِبۡ يَوۡمَ تَأۡتِي ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٖ مُّبِينٖ ١٠

Qëndro në pritje të ditës kur qielli të lëshojë një tym të qartë.

44:11

يَغۡشَى ٱلنَّاسَۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٞ ١١

Ai do t’i mbulojë njerëzit e ky do të jetë një ndëshkim i dhembshëm.

44:12

رَّبَّنَا ٱكۡشِفۡ عَنَّا ٱلۡعَذَابَ إِنَّا مُؤۡمِنُونَ ١٢

“Zoti ynë! Largoje dënimin prej nesh! Ne tashmë jemi besimtarë.”

44:13

أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكۡرَىٰ وَقَدۡ جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مُّبِينٞ ١٣

E si mund të përfitojnë më ata nga këshillat, kur atyre u erdhi Profeti me mesazh të qartë,

44:14

ثُمَّ تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمٞ مَّجۡنُونٌ ١٤

Ndërsa ata i kthyen shpinën atij, duke thënë: “Ai është një i mësuar i çmendur.”.

44:15

إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلۡعَذَابِ قَلِيلًاۚ إِنَّكُمۡ عَآئِدُونَ ١٥

Ne do t’jua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni përsëri të kotës.

44:16

يَوۡمَ نَبۡطِشُ ٱلۡبَطۡشَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ ١٦

Ditën kur të godasë Dënimi i madh, Ne do të ndëshkojmë (mohuesit)!

44:17

۞ وَلَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَهُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَجَآءَهُمۡ رَسُولٞ كَرِيمٌ ١٧

Përpara tyre, Ne sprovuam popullin e Faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar i zgjedhur.

44:18

أَنۡ أَدُّوٓاْ إِلَيَّ عِبَادَ ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٨

(Musai u tha:) “M’i lini mua robërit e Allahut! Unë jam për ju një i dërguar besnik.

44:19

وَأَن لَّا تَعۡلُواْ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنِّيٓ ءَاتِيكُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ ١٩

Mos u tregoni arrogantë ndaj Allahut, sepse unë po vij te ju me shenja të qarta.

44:20

وَإِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمۡ أَن تَرۡجُمُونِ ٢٠

Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që ju të mos më vrisni me gurë.

44:21

وَإِن لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ لِي فَٱعۡتَزِلُونِ ٢١

Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!”

44:22

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ مُّجۡرِمُونَ ٢٢

Ai (Musai) iu lut Zotit të vet: “Këta janë vërtet një popull keqbërës!”.

44:23

فَأَسۡرِ بِعِبَادِي لَيۡلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٢٣

(Zoti tha:) “Bashkë me adhuruesit e Mi udhëtoni gjatë natës! Ata do t’ju ndjekin nga pas!

44:24

وَٱتۡرُكِ ٱلۡبَحۡرَ رَهۡوًاۖ إِنَّهُمۡ جُندٞ مُّغۡرَقُونَ ٢٤

Lëre detin pas, ashtu si është (i hapur), sepse ushtria e tyre do të mbytet.”

44:25

كَمۡ تَرَكُواْ مِن جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ٢٥

Sa e sa kopshte e burime lanë pas (Faraoni e pasuesit e tij)!

44:26

وَزُرُوعٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ ٢٦

Sa ara të mbjella e vende të bukura!

44:27

وَنَعۡمَةٖ كَانُواْ فِيهَا فَٰكِهِينَ ٢٧

Sa begati e stoli, me të cilat argëtoheshin!

44:28

كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ ٢٨

Të gjitha ato Ne ua lamë trashëgim një populli tjetër.

44:29

فَمَا بَكَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ ٢٩

Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka dhe as nuk patën kohë (që ti shpëtonin ndëshkimit).

44:30

وَلَقَدۡ نَجَّيۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ ٣٠

Ne i shpëtuam bijtë e Israilit prej dënimit poshtërues,

44:31

مِن فِرۡعَوۡنَۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيٗا مِّنَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ ٣١

Prej Faraonit, i cili qe mizor dhe i shfrenuar.

44:32

وَلَقَدِ ٱخۡتَرۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ عِلۡمٍ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٣٢

Ne, me dije të plotë, i zgjodhëm ata ndër popujt e tjerë

44:33

وَءَاتَيۡنَٰهُم مِّنَ ٱلۡأٓيَٰتِ مَا فِيهِ بَلَٰٓؤٞاْ مُّبِينٌ ٣٣

E u dhamë shenja, në të cilat kishte prova të qarta.

44:34

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ ٣٤

Ata thonë:

44:35

إِنۡ هِيَ إِلَّا مَوۡتَتُنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُنشَرِينَ ٣٥

“Ajo që ekziston vërtet është veçse vdekja jonë e parë dhe ne nuk kemi për t'u ringjallur.

44:36

فَأۡتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٣٦

Përndryshe, na i sillni këtu etërit tanë, nëse thoni të vërtetën!”

44:37

أَهُمۡ خَيۡرٌ أَمۡ قَوۡمُ تُبَّعٖ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ ٣٧

A janë këta më të mirë se populli i Tubbeit apo se pararendësit e mëhershëm të tyre, të cilët Ne i shkatërruam?! Ata ishin keqbërës!

44:38

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ ٣٨

Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për kotësi.

44:39

مَا خَلَقۡنَٰهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٣٩

Ne i krijuam ato veçse me një qëllim të madh, por shumica e tyre nuk dinë.

44:40

إِنَّ يَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ مِيقَٰتُهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٤٠

Dita e Kijametit është premtimi i pakthyeshëm për të gjithë.

44:41

يَوۡمَ لَا يُغۡنِي مَوۡلًى عَن مَّوۡلٗى شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٤١

Atë ditë, miku nuk mund ta mbrojë dot mikun (nga ndëshkimi) dhe as nuk mund ta ndihmojë (për të arritur shpërblimin),

44:42

إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٤٢

Përveç atyre që Allahu i ka mëshiruar. Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.

44:43

إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ ٤٣

Është e vërtetë se pema e Zekumit,

44:44

طَعَامُ ٱلۡأَثِيمِ ٤٤

Do të jetë ushqim i keqbërësve.

44:45

كَٱلۡمُهۡلِ يَغۡلِي فِي ٱلۡبُطُونِ ٤٥

Si tunxh i shkrirë, ajo u vlon në bark,

44:46

كَغَلۡيِ ٱلۡحَمِيمِ ٤٦

Ashtu siç vlon uji i nxehtë.

44:47

خُذُوهُ فَٱعۡتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ ٤٧

“Rrëmbejeni atë (mosbesimtarin) dhe flakeni në mes të Zjarrit,

44:48

ثُمَّ صُبُّواْ فَوۡقَ رَأۡسِهِۦ مِنۡ عَذَابِ ٱلۡحَمِيمِ ٤٨

Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit!”

44:49

ذُقۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡكَرِيمُ ٤٩

Shijoje dënimin (i thuhet mosbesimtarit), ti krenari e fisniku (i pamposhtur)!

44:50

إِنَّ هَٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمۡتَرُونَ ٥٠

Ky është ai (dënim) për të cilin ishit në dyshim.

44:51

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٖ ٥١

Të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt,

44:52

فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ٥٢

Në kopshte e burime që rrjedhin.

44:53

يَلۡبَسُونَ مِن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَقَٰبِلِينَ ٥٣

Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë e do të qëndrojnë ulur ballë për ballë njëri-tjetrit.

44:54

كَذَٰلِكَ وَزَوَّجۡنَٰهُم بِحُورٍ عِينٖ ٥٤

Ja, kështu do të jetë. Ne do t’i martojmë ata me hyri symëdha.

44:55

يَدۡعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ ٥٥

Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdolloj frute e do të ndihen të sigurt.

44:56

لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ ٥٦

Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë. Ai i ka ruajtur ata prej dënimit të Xhehenemit.

44:57

فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكَۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٥٧

Kjo është dhuratë nga Zoti yt. Ky është shpëtimi i madh!

44:58

فَإِنَّمَا يَسَّرۡنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٥٨

Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, që të mund të përkujtojnë (mësimet e Zotit).

44:59

فَٱرۡتَقِبۡ إِنَّهُم مُّرۡتَقِبُونَ ٥٩

Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur.