Sureja Zuhruf
Sureja 43, mekase, 89 ajete.
43:1
حمٓ ١
Ha, Mim.
43:2
وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ ٢
Betohem në Librin e qartë.
43:3
إِنَّا جَعَلۡنَٰهُ قُرۡءَٰنًا عَرَبِيّٗا لَّعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٣
Ne e shpallëm Kuranin në arabisht, që ju ta kuptoni.
43:4
وَإِنَّهُۥ فِيٓ أُمِّ ٱلۡكِتَٰبِ لَدَيۡنَا لَعَلِيٌّ حَكِيمٌ ٤
Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur (Levhi Mahfudh) te Ne, ai (Kur'ani) është i lartë dhe plot urtësi.
43:5
أَفَنَضۡرِبُ عَنكُمُ ٱلذِّكۡرَ صَفۡحًا أَن كُنتُمۡ قَوۡمٗا مُّسۡرِفِينَ ٥
Vallë, a do ta ndalim Ne paralajmërimin tuaj (përmes shpalljes), ngaqë jeni popull i shfrenuar?!
43:6
وَكَمۡ أَرۡسَلۡنَا مِن نَّبِيّٖ فِي ٱلۡأَوَّلِينَ ٦
Sa e sa profetë kemi dërguar në popujt e mëparshëm?!
43:7
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن نَّبِيٍّ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٧
Por sa herë që u vinte një profet, ata talleshin me të.
43:8
فَأَهۡلَكۡنَآ أَشَدَّ مِنۡهُم بَطۡشٗا وَمَضَىٰ مَثَلُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٨
Ne kemi shkatërruar edhe më të fuqishëm se këta. Tashmë jua kemi treguar shembullin e popujve të shkuar.
43:9
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ ٩
Nëse ti i pyet ata “Kush i krijoi qiejt e Tokën?”, me siguri do të thonë: “I krijoi i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri!”
43:10
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدٗا وَجَعَلَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلٗا لَّعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ ١٠
Është Ai që e bëri Tokën si shtrat për ju dhe ju mundësoi të keni rrugë e të orientoheni në të.
43:11
وَٱلَّذِي نَزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَنشَرۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ تُخۡرَجُونَ ١١
Është Ai që lëshon shi nga qielli me masë, me të cilin i jep jetë tokës së shkretuar. Ja, kështu do të ringjalleni edhe ju (prej varreve).
43:12
وَٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَزۡوَٰجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡفُلۡكِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ مَا تَرۡكَبُونَ ١٢
Është Ai që ka krijuar gjithçka në çift dhe që ju ka mundësuar anije dhe kafshë, që të udhëtoni me to.
43:13
لِتَسۡتَوُۥاْ عَلَىٰ ظُهُورِهِۦ ثُمَّ تَذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ رَبِّكُمۡ إِذَا ٱسۡتَوَيۡتُمۡ عَلَيۡهِ وَتَقُولُواْ سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُۥ مُقۡرِنِينَ ١٣
Kur të uleni mbi to, përkujtojeni këtë të mirë që jua ka dhënë Zoti juaj dhe, pasi të qëndroni mbi to, thoni: “I Lavdëruar qoftë Ai, që i nënshtroi këto për ne, sepse përndryshe, vetë ne nuk do të kishim mundësi ta bënim!
43:14
وَإِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ ١٤
Ne, te Zoti ynë do të kthehemi!”
43:15
وَجَعَلُواْ لَهُۥ مِنۡ عِبَادِهِۦ جُزۡءًاۚ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَكَفُورٞ مُّبِينٌ ١٥
Ata (jobesimtarët) i konsiderojnë disa krijesa (melaiket) si pjesë (vajza) të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapur.
43:16
أَمِ ٱتَّخَذَ مِمَّا يَخۡلُقُ بَنَاتٖ وَأَصۡفَىٰكُم بِٱلۡبَنِينَ ١٦
Mos vallë, nga ato që krijoi, Ai zgjodhi për vete vajza, kurse juve ju fali djem?!
43:17
وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِمَا ضَرَبَ لِلرَّحۡمَٰنِ مَثَلٗا ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٌ ١٧
Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet për lindjen e asaj (vajzës) që ia përshkruanin të Gjithëmëshirshmit (si pjesën e Tij), fytyra i nxihet dhe fryma i zihet.
43:18
أَوَمَن يُنَشَّؤُاْ فِي ٱلۡحِلۡيَةِ وَهُوَ فِي ٱلۡخِصَامِ غَيۡرُ مُبِينٖ ١٨
E si mund të jetë vallë (pjesa e Zotit) ajo që rritet me stoli e që kur polemizon ka argumentim të dobët?
43:19
وَجَعَلُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ ٱلَّذِينَ هُمۡ عِبَٰدُ ٱلرَّحۡمَٰنِ إِنَٰثًاۚ أَشَهِدُواْ خَلۡقَهُمۡۚ سَتُكۡتَبُ شَهَٰدَتُهُمۡ وَيُسۡـَٔلُونَ ١٩
Edhe melekët, të cilët janë adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit, ata (jobesimtarët) pretenduan se janë femra. A ishin të pranishëm ata në krijimin e tyre?! Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.
43:20
وَقَالُواْ لَوۡ شَآءَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مَا عَبَدۡنَٰهُمۗ مَّا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ ٢٠
Ata thonë: “Sikur të kishte dashur Rahmani, ne nuk do t’i adhuronim ata!” Por ata nuk kanë ndonjë provë për këtë. Ata, në të vërtetë, vetëm gënjejnë.
43:21
أَمۡ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ كِتَٰبٗا مِّن قَبۡلِهِۦ فَهُم بِهِۦ مُسۡتَمۡسِكُونَ ٢١
A mos u kemi dhënë ndonjë libër para këtij, të cilit ata i përmbahen?
43:22
بَلۡ قَالُوٓاْ إِنَّا وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٖ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّهۡتَدُونَ ٢٢
Jo. Por ata thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje.”.
43:23
وَكَذَٰلِكَ مَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٖ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّقۡتَدُونَ ٢٣
Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”.
43:24
۞ قَٰلَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكُم بِأَهۡدَىٰ مِمَّا وَجَدتُّمۡ عَلَيۡهِ ءَابَآءَكُمۡۖ قَالُوٓاْ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ ٢٤
Ai (Profeti) u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.”.
43:25
فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٢٥
Atëherë, Ne i goditëm me ndëshkime. Shih tani se si qe përfundimi i mohuesve!
43:26
وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦٓ إِنَّنِي بَرَآءٞ مِّمَّا تَعۡبُدُونَ ٢٦
(Kujto) Kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të vet: “Unë i urrej dhe u qëndroj larg atyre që ju adhuroni,
43:27
إِلَّا ٱلَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُۥ سَيَهۡدِينِ ٢٧
Përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.”!
43:28
وَجَعَلَهَا كَلِمَةَۢ بَاقِيَةٗ فِي عَقِبِهِۦ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٢٨
Ai e bëri këtë fjalë të kujtohet ndër pasardhësit e tij, me qëllim që ata gjithmonë të kthehen (në besimin e vërtetë).
43:29
بَلۡ مَتَّعۡتُ هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ وَرَسُولٞ مُّبِينٞ ٢٩
Unë (thotë Zoti) i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen, derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte.
43:30
وَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ وَإِنَّا بِهِۦ كَٰفِرُونَ ٣٠
Po, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk i besojmë asaj!”
43:31
وَقَالُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنَ ٱلۡقَرۡيَتَيۡنِ عَظِيمٍ ٣١
Pastaj thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu të madh në këto dy qytete (Meke dhe Taif)?!”
43:32
أَهُمۡ يَقۡسِمُونَ رَحۡمَتَ رَبِّكَۚ نَحۡنُ قَسَمۡنَا بَيۡنَهُم مَّعِيشَتَهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَرَفَعۡنَا بَعۡضَهُمۡ فَوۡقَ بَعۡضٖ دَرَجَٰتٖ لِّيَتَّخِذَ بَعۡضُهُم بَعۡضٗا سُخۡرِيّٗاۗ وَرَحۡمَتُ رَبِّكَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ ٣٢
Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri-tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.
43:33
وَلَوۡلَآ أَن يَكُونَ ٱلنَّاسُ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ لَّجَعَلۡنَا لِمَن يَكۡفُرُ بِٱلرَّحۡمَٰنِ لِبُيُوتِهِمۡ سُقُفٗا مِّن فِضَّةٖ وَمَعَارِجَ عَلَيۡهَا يَظۡهَرُونَ ٣٣
E, sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, atyre që nuk e besojnë Mëshiruesin, Ne do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive edhe shkallët mbi të cilat ata ngjiten,
43:34
وَلِبُيُوتِهِمۡ أَبۡوَٰبٗا وَسُرُرًا عَلَيۡهَا يَتَّكِـُٔونَ ٣٤
Madje edhe dyert e shtëpive apo kolltukët mbi të cilët mbështeten
43:35
وَزُخۡرُفٗاۚ وَإِن كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَٱلۡأٓخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُتَّقِينَ ٣٥
E shumë stoli të tjera. Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse Bota e Ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit.
43:36
وَمَن يَعۡشُ عَن ذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ نُقَيِّضۡ لَهُۥ شَيۡطَٰنٗا فَهُوَ لَهُۥ قَرِينٞ ٣٦
Kush i kthen shpinën përmendjes të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë.
43:37
وَإِنَّهُمۡ لَيَصُدُّونَهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُم مُّهۡتَدُونَ ٣٧
Ai (shejtani) e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai (jobesimtari) mendon se është i udhëzuar mirë.
43:38
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَنَا قَالَ يَٰلَيۡتَ بَيۡنِي وَبَيۡنَكَ بُعۡدَ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرِينُ ٣٨
Kur të vijë para Nesh, ai do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!”
43:39
وَلَن يَنفَعَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ إِذ ظَّلَمۡتُمۡ أَنَّكُمۡ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ ٣٩
Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.
43:40
أَفَأَنتَ تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ أَوۡ تَهۡدِي ٱلۡعُمۡيَ وَمَن كَانَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٤٠
Vallë, ti do ta bësh të shurdhërin të dëgjojë? Ti do ta drejtosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë?
43:41
فَإِمَّا نَذۡهَبَنَّ بِكَ فَإِنَّا مِنۡهُم مُّنتَقِمُونَ ٤١
Edhe nëse të marrim ty, Ne do të hakmerremi ndaj tyre.
43:42
أَوۡ نُرِيَنَّكَ ٱلَّذِي وَعَدۡنَٰهُمۡ فَإِنَّا عَلَيۡهِم مُّقۡتَدِرُونَ ٤٢
Ne mund edhe të bëjmë që ti ta shohësh të plotësuar premtimin që u kemi dhënë atyre. Ne jemi të Plotfuqishëm mbi ta.
43:43
فَٱسۡتَمۡسِكۡ بِٱلَّذِيٓ أُوحِيَ إِلَيۡكَۖ إِنَّكَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٤٣
Atëherë, ti përmbaju fort Shpalljes që po të jepet! Ti je në rrugë të drejtë.
43:44
وَإِنَّهُۥ لَذِكۡرٞ لَّكَ وَلِقَوۡمِكَۖ وَسَوۡفَ تُسۡـَٔلُونَ ٤٤
Me të vërtetë, ai (Kur'ani) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë do të përgjigjeni.
43:45
وَسۡـَٔلۡ مَنۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رُّسُلِنَآ أَجَعَلۡنَا مِن دُونِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ءَالِهَةٗ يُعۡبَدُونَ ٤٥
Pyeti ata që i dërguam para teje: A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë?
43:46
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَقَالَ إِنِّي رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٦
Ne e dërguam Musanë me shenjat Tona te Faraoni dhe rrethi i tij. Ai (Musai) u tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të botëve!”
43:47
فَلَمَّا جَآءَهُم بِـَٔايَٰتِنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَضۡحَكُونَ ٤٧
Por kur ua shpalosi shenjat Tona, ata u tallën dhe qeshën me to.
43:48
وَمَا نُرِيهِم مِّنۡ ءَايَةٍ إِلَّا هِيَ أَكۡبَرُ مِنۡ أُخۡتِهَاۖ وَأَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٤٨
Ne nuk u treguam asnjë mrekulli, që të mos ishte më e madhe se paraardhësja e saj. Ndaj tyre zbritëm edhe ndëshkime, që të largoheshin nga rruga e humbjes.
43:49
وَقَالُواْ يَٰٓأَيُّهَ ٱلسَّاحِرُ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ إِنَّنَا لَمُهۡتَدُونَ ٤٩
Por ata (Faraoni dhe mbështetësit e tij) thanë: “O magjistar! Lute për ne Zotin tënd, (ta largojë ndëshkimin) sipas premtimit që ta ka dhënë. Atëherë, ne do të gjejmë udhën e drejtë.”!
43:50
فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابَ إِذَا هُمۡ يَنكُثُونَ ٥٠
Por, kur Ne ua hoqëm ndëshkimet, ata përsëri e thyen besën.
43:51
وَنَادَىٰ فِرۡعَوۡنُ فِي قَوۡمِهِۦ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَيۡسَ لِي مُلۡكُ مِصۡرَ وَهَٰذِهِ ٱلۡأَنۡهَٰرُ تَجۡرِي مِن تَحۡتِيٓۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٥١
Ndërkohë, Faraoni thirri popullin e vet e u tha: “O populli im! A nuk janë nën pushtetin tim Egjipti dhe këta lumenj, që rrjedhin nën pallatin tim?! A nuk po shikoni?
43:52
أَمۡ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي هُوَ مَهِينٞ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ ٥٢
Vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky, i cili është i përçmuar dhe mezi arrin të shprehet qartë?”
43:53
فَلَوۡلَآ أُلۡقِيَ عَلَيۡهِ أَسۡوِرَةٞ مِّن ذَهَبٍ أَوۡ جَآءَ مَعَهُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ مُقۡتَرِنِينَ ٥٣
Përse nuk i janë dhënë atij bylyzykë floriri? Përse nuk kanë ardhur melekë bashkë me të, si shoqërues?”
43:54
فَٱسۡتَخَفَّ قَوۡمَهُۥ فَأَطَاعُوهُۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٥٤
“Ai (Faraoni) e përçmoi popullin e vet (i mori për mendjelehtë), kurse ata e dëgjuan. Ata ishin një popull i shkatërruar.”
43:55
فَلَمَّآ ءَاسَفُونَا ٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٥٥
Kur ata shkaktuan zemërimin Tonë, Ne i ndëshkuam, duke i përmbytur të gjithë.
43:56
فَجَعَلۡنَٰهُمۡ سَلَفٗا وَمَثَلٗا لِّلۡأٓخِرِينَ ٥٦
Kështu, Ne i bëmë ata shembull e mësim për të tjerët.
43:57
۞ وَلَمَّا ضُرِبَ ٱبۡنُ مَرۡيَمَ مَثَلًا إِذَا قَوۡمُكَ مِنۡهُ يَصِدُّونَ ٥٧
Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ngritën zërat (të kënaqur)
43:58
وَقَالُوٓاْ ءَأَٰلِهَتُنَا خَيۡرٌ أَمۡ هُوَۚ مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلَۢاۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٌ خَصِمُونَ ٥٨
dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë.
43:59
إِنۡ هُوَ إِلَّا عَبۡدٌ أَنۡعَمۡنَا عَلَيۡهِ وَجَعَلۡنَٰهُ مَثَلٗا لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٥٩
Ai (Isai) ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi dhe e bëmë shembull (mrekulli) për bijtë e Israilit.
43:60
وَلَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَا مِنكُم مَّلَٰٓئِكَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَخۡلُفُونَ ٦٠
Po të donim, Ne mund të bënim melekë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë.
43:61
وَإِنَّهُۥ لَعِلۡمٞ لِّلسَّاعَةِ فَلَا تَمۡتَرُنَّ بِهَا وَٱتَّبِعُونِۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ ٦١
Ai (Isai) është parashenjë e Kjametit, prandaj kurrsesi mos dyshoni në të (në Ditën e kjametit), por pasoni rrugën time. Kjo është rruga e drejtë!
43:62
وَلَا يَصُدَّنَّكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُۖ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ ٦٢
Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur.
43:63
وَلَمَّا جَآءَ عِيسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ قَالَ قَدۡ جِئۡتُكُم بِٱلۡحِكۡمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعۡضَ ٱلَّذِي تَخۡتَلِفُونَ فِيهِۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ٦٣
Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha: “Erdha te ju me urtësinë e madhe dhe që t’ju sqaroj një pjesë të çështjeve, për të cilat keni mospajtime. Kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!
43:64
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ ٦٤
Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!”
43:65
فَٱخۡتَلَفَ ٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَيۡنِهِمۡۖ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ عَذَابِ يَوۡمٍ أَلِيمٍ ٦٥
Por palët u përçanë mes tyre. Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme!
43:66
هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا ٱلسَّاعَةَ أَن تَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٦٦
A mos presin gjë tjetër ata, përveçse t’u vijë Ora befas dhe pa e ndier?!
43:67
ٱلۡأَخِلَّآءُ يَوۡمَئِذِۭ بَعۡضُهُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوٌّ إِلَّا ٱلۡمُتَّقِينَ ٦٧
Atë ditë, edhe miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.
43:68
يَٰعِبَادِ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡكُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَآ أَنتُمۡ تَحۡزَنُونَ ٦٨
(Allahu do tu thotë): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka pse të frikësoheni e as pse të brengoseni!
43:69
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ مُسۡلِمِينَ ٦٩
Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit) do t'u thuhet:
43:70
ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ أَنتُمۡ وَأَزۡوَٰجُكُمۡ تُحۡبَرُونَ ٧٠
"Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për tu gëzuar!"
43:71
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِصِحَافٖ مِّن ذَهَبٖ وَأَكۡوَابٖۖ وَفِيهَا مَا تَشۡتَهِيهِ ٱلۡأَنفُسُ وَتَلَذُّ ٱلۡأَعۡيُنُۖ وَأَنتُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٧١
Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. Aty do të jeni të përjetshëm.
43:72
وَتِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِيٓ أُورِثۡتُمُوهَا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٧٢
Ky është Xheneti që ju dhurua për veprat që keni bërë.
43:73
لَكُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ كَثِيرَةٞ مِّنۡهَا تَأۡكُلُونَ ٧٣
Aty keni plot fruta, nga të cilat do të hani!”
43:74
إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي عَذَابِ جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ ٧٤
Kriminelët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit përjetësisht.
43:75
لَا يُفَتَّرُ عَنۡهُمۡ وَهُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ ٧٥
Për ta nuk do të ketë asnjë lehtësim. Të pashpresë do të mbeten në të (xhehenem) përgjithmonë!
43:76
وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن كَانُواْ هُمُ ٱلظَّٰلِمِينَ ٧٦
Ne nuk u bëmë asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata që bënin padrejtësi (kundër vetes).
43:77
وَنَادَوۡاْ يَٰمَٰلِكُ لِيَقۡضِ عَلَيۡنَا رَبُّكَۖ قَالَ إِنَّكُم مَّٰكِثُونَ ٧٧
Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë.
43:78
لَقَدۡ جِئۡنَٰكُم بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَكُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ ٧٨
Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj.”
43:79
أَمۡ أَبۡرَمُوٓاْ أَمۡرٗا فَإِنَّا مُبۡرِمُونَ ٧٩
A mos po ngrenë ndonjë kurth ata?! Por edhe Ne ngremë kurthe.
43:80
أَمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّا لَا نَسۡمَعُ سِرَّهُمۡ وَنَجۡوَىٰهُمۚ بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيۡهِمۡ يَكۡتُبُونَ ٨٠
A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre? Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato.
43:81
قُلۡ إِن كَانَ لِلرَّحۡمَٰنِ وَلَدٞ فَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلۡعَٰبِدِينَ ٨١
Thuaju (o Muhamed): “Sikur i Gjithmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i tij.”
43:82
سُبۡحَٰنَ رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ رَبِّ ٱلۡعَرۡشِ عَمَّا يَصِفُونَ ٨٢
I Lartësuar dhe larg të metave është Zoti i qiejve e i Tokës, Zoti i Fronit, nga ajo që ata i përshkruajnë.
43:83
فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ ٨٣
Lëri ata të zhyten më thellë dhe të argëtohen, derisa të arrijnë ditën (e dënimit) që u është kërcënuar.
43:84
وَهُوَ ٱلَّذِي فِي ٱلسَّمَآءِ إِلَٰهٞ وَفِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَٰهٞۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ ٨٤
Ai është i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në qiell dhe i vetmi Zot (që e meriton të adhurohet) në Tokë. Ai është i Urti e i Gjithëdituri.
43:85
وَتَبَارَكَ ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٨٥
I Lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i çfarë gjendet ndërmjet tyre! Vetëm Ai e di çastin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni.
43:86
وَلَا يَمۡلِكُ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَن شَهِدَ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ ٨٦
Ata të cilëve u luteni në vend të Allahut nuk kanë në dorë ndonjë mundësi për ndërmjetësim (tek Zoti), përveçse për ata (besimdrejtë) që dëshmuan të vërtetën dhe ishin të ditur (rreth saj).
43:87
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَهُمۡ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ ٨٧
Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij?
43:88
وَقِيلِهِۦ يَٰرَبِّ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ لَّا يُؤۡمِنُونَ ٨٨
Ai (Muhamedi) tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë.”
43:89
فَٱصۡفَحۡ عَنۡهُمۡ وَقُلۡ سَلَٰمٞۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٨٩
Largohu prej tyre dhe thuaj: “Selam!” Ata do ta kuptojnë më vonë.