Sureja Shûrâ
Sureja 42, mekase, 53 ajete.
42:1
حمٓ ١
Ha, Mim.
42:2
عٓسٓقٓ ٢
Ajn, Sin, Kaf.
42:3
كَذَٰلِكَ يُوحِيٓ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ ٱللَّهُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٣
Kështu të jep shpalljen ty, – ashtu si atyre që ishin para teje, – Allahu, Krenari, i Urti.
42:4
لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ ٤
Vetëm e Tij është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë; Ai është i Larti, Madhështori.
42:5
تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرۡنَ مِن فَوۡقِهِنَّۚ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِمَن فِي ٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٥
Qiejt e lartë mbi ta gati pëlcasin (prej frikës ndaj Zotit). Ndërkaq, melekët i thurin lavde, duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të gjynaheve për ata që janë në Tokë. Ta dini se me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh e Mëshirëplotë.
42:6
وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ ٱللَّهُ حَفِيظٌ عَلَيۡهِمۡ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٖ ٦
Sa për ata që përveç Tij adhurojnë zota të tjerë, Allahu është Mbikëqyrës i tyre. Ti nuk je përgjegjës për ta.
42:7
وَكَذَٰلِكَ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا لِّتُنذِرَ أُمَّ ٱلۡقُرَىٰ وَمَنۡ حَوۡلَهَا وَتُنذِرَ يَوۡمَ ٱلۡجَمۡعِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ فَرِيقٞ فِي ٱلۡجَنَّةِ وَفَرِيقٞ فِي ٱلسَّعِيرِ ٧
Ne ta shpallëm ty këtë Kur'an në arabisht, që t'i këshillosh Kryeqendrën (Mekën) dhe ata përreth saj dhe t’u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të jetë për në Xhenet dhe një grup për në Zjarr.
42:8
وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَهُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن يُدۡخِلُ مَن يَشَآءُ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ وَٱلظَّٰلِمُونَ مَا لَهُم مِّن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ ٨
Po të dëshironte, Allahu do t’i bënte ata një bashkësi të vetme, por Ai fut në mëshirën e Vet atë që do. Për jobesimtarët nuk ka as miq dhe as ndihmëtarë.
42:9
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۖ فَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡوَلِيُّ وَهُوَ يُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٩
Mos vallë, ata zgjedhin mbrojtës të tjerë veç Atij?! Vetëm Allahu është Mbrojtësi. Është Ai që ngjall të vdekurit dhe është i Plotfuqishëm për gjithçka.
42:10
وَمَا ٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِيهِ مِن شَيۡءٖ فَحُكۡمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبِّي عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ أُنِيبُ ١٠
Për çdo çështje për të cilën nuk pajtoheni, gjykimin për të e gjeni tek Allahu. Ai është Allahu, Zoti im. Vetëm tek Ai mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.
42:11
فَاطِرُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَمِنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ أَزۡوَٰجٗا يَذۡرَؤُكُمۡ فِيهِۚ لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ١١
Ai është Krijuesi i qiejve e i Tokës. Nga lloji juaj Ai krijoi për ju bashkëshorte; edhe nga kafshët krijoi çifte, që t’ju shumojë. Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjitëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.
42:12
لَهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ١٢
Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Ai ia shton riskun atij që Ai do dhe po Ai ia pakëson. Ai është i Gjithëdijshëm për gjithçka.
42:13
۞ شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحٗا وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَمَا وَصَّيۡنَا بِهِۦٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓۖ أَنۡ أَقِيمُواْ ٱلدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُواْ فِيهِۚ كَبُرَ عَلَى ٱلۡمُشۡرِكِينَ مَا تَدۡعُوهُمۡ إِلَيۡهِۚ ٱللَّهُ يَجۡتَبِيٓ إِلَيۡهِ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِيٓ إِلَيۡهِ مَن يُنِيبُ ١٣
Ai ka caktuar për ju si fe, atë me të cilën urdhëroi Nuhun, atë që ta shpalli ty, si dhe atë me të cilën e patëm urdhëruar Ibrahimin, Musain dhe Isain. (Porosia ishte) Nënshtrohuni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të! Për idhujtarët është e rëndë ajo në të cilën ju i ftoni. Allahu përzgjedh për këtë (fe) atë që Ai do dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij.
42:14
وَمَا تَفَرَّقُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى لَّقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُورِثُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ ١٤
Ata u përçanë mes njëri-tjetrit vetëm pasi u erdhi e Vërteta, për shkak të zilisë mes tyre. Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Zotit tënd për t'i lënë deri në një afat të caktuar, çështja e tyre do të kishte përfunduar. Nuk ka dyshim se ata, që e kanë trashëguar deri tani Librin, kanë dyshime të thella për të.
42:15
فَلِذَٰلِكَ فَٱدۡعُۖ وَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَۖ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡۖ وَقُلۡ ءَامَنتُ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِن كِتَٰبٖۖ وَأُمِرۡتُ لِأَعۡدِلَ بَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمۡۖ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡۖ لَا حُجَّةَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَاۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ ١٥
E, pikërisht për këtë ti fto të tjerët, përqendrohu në rrugën e drejtë, ashtu si të është urdhëruar dhe kurrë mos shko pas dëshirave të tyre! Thuaju: “Unë u besoj Librave që ka shpallur Allahu dhe jam urdhëruar që të mbaj drejtësi mes jush. Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Ne kemi përgjegjësi për veprat tona e ju për veprat tuaja. Nuk ka polemika mes nesh e jush. Allahu do të na mbledhë të gjithëve dhe vetëm tek Ai është përfundimi.”
42:16
وَٱلَّذِينَ يُحَآجُّونَ فِي ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا ٱسۡتُجِيبَ لَهُۥ حُجَّتُهُمۡ دَاحِضَةٌ عِندَ رَبِّهِمۡ وَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ وَلَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٌ ١٦
Ata që kundërshtojnë fenë e Allahut, pasi është pranuar (ndër njerëz), sjellin argumente që janë të pavlefshme te Zoti i tyre. Mbi ta do të bjerë zemërimi i Tij dhe do të kenë një dënim të rëndë.
42:17
ٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ وَٱلۡمِيزَانَۗ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ قَرِيبٞ ١٧
Allahu është Ai që e zbriti Librin me të vërtetën e sigurt dhe me drejtësinë. Ti nuk mund ta dish: Ndoshta çasti i Shkatërrimit është afër.
42:18
يَسۡتَعۡجِلُ بِهَا ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِهَاۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مُشۡفِقُونَ مِنۡهَا وَيَعۡلَمُونَ أَنَّهَا ٱلۡحَقُّۗ أَلَآ إِنَّ ٱلَّذِينَ يُمَارُونَ فِي ٱلسَّاعَةِ لَفِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٍ ١٨
Ata që nuk e besojnë atë (Kiametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kiametit, janë në një humbje të thellë.
42:19
ٱللَّهُ لَطِيفُۢ بِعِبَادِهِۦ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ ١٩
Allahu është Bamirës me robërit e Vet dhe begaton atë që Ai do. Ai është i Gjithëfuqishmi, Ngadhnjimtari.
42:20
مَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلۡأٓخِرَةِ نَزِدۡ لَهُۥ فِي حَرۡثِهِۦۖ وَمَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلدُّنۡيَا نُؤۡتِهِۦ مِنۡهَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِن نَّصِيبٍ ٢٠
Atij që dëshiron të fitojë Botën Tjetër, Ne do t’ia shtojmë shpërblimet (e punëve të tij), ndërsa atij që dëshiron vetëm këtë botë, Ne kemi për t'i dhënë prej saj, por në Botën Tjetër ai nuk ka pjesë (në shpërblimin e Zotit).
42:21
أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْ شَرَعُواْ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمۡ يَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةُ ٱلۡفَصۡلِ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢١
Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe që nuk e ka lejuar Allahu. Sikur të mos ishte Përcaktimi i hershëm (i Zotit), mbi ta do të urdhërohej dënimi (menjëherë). Dhe, pa dyshim, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.
42:22
تَرَى ٱلظَّٰلِمِينَ مُشۡفِقِينَ مِمَّا كَسَبُواْ وَهُوَ وَاقِعُۢ بِهِمۡۗ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فِي رَوۡضَاتِ ٱلۡجَنَّاتِۖ لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡكَبِيرُ ٢٢
Ke për t’i parë jobesimtarët të tmerruar nga veprat e veta, ndërkohë që ndëshkimi Ynë do të bjerë mbi ta. Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xheneteve. Ata do të kenë gjithçka që dëshirojnë tek Zoti i tyre. Kjo është mirësia e madhe.
42:23
ذَٰلِكَ ٱلَّذِي يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًا إِلَّا ٱلۡمَوَدَّةَ فِي ٱلۡقُرۡبَىٰۗ وَمَن يَقۡتَرِفۡ حَسَنَةٗ نَّزِدۡ لَهُۥ فِيهَا حُسۡنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ شَكُورٌ ٢٣
Kjo është ajo, me të cilën Allahu i përgëzon adhuruesit e Tij, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Thuaju: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, përveç dashurisë për hir të farefisnisë.”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shtojmë shpërblimin për të. Vërtet, Allahu është Falës e Mirënjohës i Madh.
42:24
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗاۖ فَإِن يَشَإِ ٱللَّهُ يَخۡتِمۡ عَلَىٰ قَلۡبِكَۗ وَيَمۡحُ ٱللَّهُ ٱلۡبَٰطِلَ وَيُحِقُّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٢٤
A mos thonë ata se ai (Muhamedi) trillon gënjeshtra ndaj Allahut?! Po të donte, Allahu do ta vuloste zemrën tënde (O Muhamed). Allahu e zhduk të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me Fjalët e Tij. Ai e di shumë mirë çfarë përmbajnë zemrat.
42:25
وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ ٢٥
Është Ai që e pranon pendimin e robve të Tij, që i fshin gjynahet dhe që e di se çfarë punoni.
42:26
وَيَسۡتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۚ وَٱلۡكَٰفِرُونَ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞ ٢٦
Atij i përgjigjen ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, të cilëve Ai ua shton shpërblimet nga bujaria e Tij. Ndërsa jobesimtarët do të dënohen ashpër.
42:27
۞ وَلَوۡ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزۡقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٖ مَّا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرُۢ بَصِيرٞ ٢٧
Sikur Allahu t’ua shtonte tej mase riskun robve të Vet, ata do t’i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masën që dëshiron. Ai di dhe sheh gjithçka te robërit e Tij.
42:28
وَهُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ مِنۢ بَعۡدِ مَا قَنَطُواْ وَيَنشُرُ رَحۡمَتَهُۥۚ وَهُوَ ٱلۡوَلِيُّ ٱلۡحَمِيدُ ٢٨
Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun dhe shpërndan mëshirën e Vet. Ai është (Kujdestari) Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.
42:29
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَآبَّةٖۚ وَهُوَ عَلَىٰ جَمۡعِهِمۡ إِذَا يَشَآءُ قَدِيرٞ ٢٩
Nga Shenjat e Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës, bashkë me gjallesat e shpërndara në ato të dyja. Me Fuqinë e Tij, Ai mund t’i grumbullojë ato kur të dëshirojë.
42:30
وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ ٣٠
Çfarëdo e keqe që ju godet, është pasojë e veprave tuaja dhe për shumë të tjera, Ai ju fal.
42:31
وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ ٣١
Ju nuk mund t’i shpëtoni dënimit në Tokë dhe nuk mund të gjeni ndonjë ndihmëtar e mbrojtës tjetër përveç Allahut.
42:32
وَمِنۡ ءَايَٰتِهِ ٱلۡجَوَارِ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ ٣٢
Ndër Shenjat e Tij janë edhe anijet, të cilat lundrojnë në det dhe ngjajnë me malet.
42:33
إِن يَشَأۡ يُسۡكِنِ ٱلرِّيحَ فَيَظۡلَلۡنَ رَوَاكِدَ عَلَىٰ ظَهۡرِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٍ ٣٣
Po të dojë Ai, e ndal erën, dhe ato (anijet) ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. S’ka dyshim se këto fakte vlejnë për çdo durimtar e mirënjohës.
42:34
أَوۡ يُوبِقۡهُنَّ بِمَا كَسَبُواْ وَيَعۡفُ عَن كَثِيرٖ ٣٤
Ai edhe mund t’i fundosë ato (anijet), për shkak të veprave që bëjnë njerëzit, por Ai është Falës i Madh i shumë gjynaheve .
42:35
وَيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٖ ٣٥
Ata që i kundërshtojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim.
42:36
فَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَيۡءٖ فَمَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ ٣٦
Gjërat që ju janë dhënë, janë bukuri të kësaj bote, ndërsa ato që janë tek Allahu, janë më të mira dhe të përjetshme. Ato janë për ata që besojnë dhe që i mbështeten vetëm Zotit të tyre.
42:37
وَٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ وَإِذَا مَا غَضِبُواْ هُمۡ يَغۡفِرُونَ ٣٧
Ata u ruhen gjynaheve të mëdha e veprave të shëmtuara dhe kur zemërohen, ata falin.
42:38
وَٱلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِرَبِّهِمۡ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَمۡرُهُمۡ شُورَىٰ بَيۡنَهُمۡ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣٨
Ata i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht. Ata këshillohen me njëri-tjetrin për çështje të përbashkëta dhe japin (lëmoshë) prej asaj që u kemi dhënë Ne.
42:39
وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَابَهُمُ ٱلۡبَغۡيُ هُمۡ يَنتَصِرُونَ ٣٩
Por, kur u bëhet padrejtësi, ata kundërveprojnë.
42:40
وَجَزَٰٓؤُاْ سَيِّئَةٖ سَيِّئَةٞ مِّثۡلُهَاۖ فَمَنۡ عَفَا وَأَصۡلَحَ فَأَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٠
Ndëshkimi i së keqes (lejohet të) bëhet me një të keqe në të njëjtën masë; por kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët.
42:41
وَلَمَنِ ٱنتَصَرَ بَعۡدَ ظُلۡمِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَا عَلَيۡهِم مِّن سَبِيلٍ ٤١
Për ata, që hakmerren për padrejtësinë, që u është bërë, nuk ka ndonjë masë.
42:42
إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَظۡلِمُونَ ٱلنَّاسَ وَيَبۡغُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٤٢
Masat janë vetëm për ata, që u bëjnë njerëzve padrejtësi dhe për ata, që bëjnë çrregullime në Tokë. Ata do të kenë një dënim të dhembshëm.
42:43
وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ ٤٣
Por kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ato (falja dhe durimi) janë nga virtytet më të larta.
42:44
وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن وَلِيّٖ مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَتَرَى ٱلظَّٰلِمِينَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَ يَقُولُونَ هَلۡ إِلَىٰ مَرَدّٖ مِّن سَبِيلٖ ٤٤
Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij. Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer (në jetën tokësore)?”.
42:45
وَتَرَىٰهُمۡ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا خَٰشِعِينَ مِنَ ٱلذُّلِّ يَنظُرُونَ مِن طَرۡفٍ خَفِيّٖۗ وَقَالَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَآ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ فِي عَذَابٖ مُّقِيمٖ ٤٥
Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Vërtet, të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre!” Ta dini, se të padrejtët do të jenë në dënim të përhershëm.
42:46
وَمَا كَانَ لَهُم مِّنۡ أَوۡلِيَآءَ يَنصُرُونَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن سَبِيلٍ ٤٦
Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej (ndëshkimit të) Allahut. Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi.
42:47
ٱسۡتَجِيبُواْ لِرَبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۚ مَا لَكُم مِّن مَّلۡجَإٖ يَوۡمَئِذٖ وَمَا لَكُم مِّن نَّكِيرٖ ٤٧
Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni.
42:48
فَإِنۡ أَعۡرَضُواْ فَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظًاۖ إِنۡ عَلَيۡكَ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُۗ وَإِنَّآ إِذَآ أَذَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِنَّا رَحۡمَةٗ فَرِحَ بِهَاۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَإِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ كَفُورٞ ٤٨
Nëse ata refuzojnë, dije (o Muhamed) se Ne nuk të kemi dërguar ty si përgjegjës të tyre. Ti ke për detyrë vetëm kumtimin (e shpalljes). Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të e kur e godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu bëhet mohues (i të mirave të Zotit).
42:49
لِّلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ يَهَبُ لِمَن يَشَآءُ إِنَٰثٗا وَيَهَبُ لِمَن يَشَآءُ ٱلذُّكُورَ ٤٩
Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve e i Tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i fal vajza atij që Ai do, e i fal djem, atij që Ai do.
42:50
أَوۡ يُزَوِّجُهُمۡ ذُكۡرَانٗا وَإِنَٰثٗاۖ وَيَجۡعَلُ مَن يَشَآءُ عَقِيمًاۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٞ قَدِيرٞ ٥٠
Ose fal edhe djem, edhe vajza. Ndërsa atë, që Ai dëshiron, e lë pa fëmijë. Ai është i Gjithëditur, i Plotpushtetshëm.
42:51
۞ وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ ٱللَّهُ إِلَّا وَحۡيًا أَوۡ مِن وَرَآيِٕ حِجَابٍ أَوۡ يُرۡسِلَ رَسُولٗا فَيُوحِيَ بِإِذۡنِهِۦ مَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ عَلِيٌّ حَكِيمٞ ٥١
Allahu nuk i ka folur njerëzve përveçse me anë të (frymëzimit të) shpalljes, ose pas një perdeje, ose me anë të një të dërguari (meleku), që i shpall – me lejen e Tij – atë që Ai do. Vërtet, Ai është më i Larti, më i Urti.
42:52
وَكَذَٰلِكَ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ رُوحٗا مِّنۡ أَمۡرِنَاۚ مَا كُنتَ تَدۡرِي مَا ٱلۡكِتَٰبُ وَلَا ٱلۡإِيمَٰنُ وَلَٰكِن جَعَلۡنَٰهُ نُورٗا نَّهۡدِي بِهِۦ مَن نَّشَآءُ مِنۡ عِبَادِنَاۚ وَإِنَّكَ لَتَهۡدِيٓ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٥٢
Po kështu Ne të shpallëm ty Shpirt (Libër jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë,
42:53
صِرَٰطِ ٱللَّهِ ٱلَّذِي لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِلَى ٱللَّهِ تَصِيرُ ٱلۡأُمُورُ ٥٣
Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.