Sureja Zumer
Sureja 39, mekase, 75 ajete.
39:1
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ ١
Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.
39:2
إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ ٢
Jemi Ne që ta shpallëm ty Librin me të Vërtetën (e sigurt). Prandaj adhuroje Allahun, duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
39:3
أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ ٣
Vetëm Allahut i takon adhurimi i sinqertë. Por ata që në vend të Tij (Allahut), marrin mbrojtës të tjerë, thonë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë më shumë tek Allahu.". Nuk ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që është gënjeshtar e refuzues (i besimit të drejtë).
39:4
لَّوۡ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدٗا لَّٱصۡطَفَىٰ مِمَّا يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ ٤
Sikur Allahu të dëshironte të merrte një fëmijë për Vete, Ai do të mund të kishte zgjedhur kë të donte nga ata që Ai krijon. Por i pastër është Ai (nga të tilla përshkrime). Ai është Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari (që nuk ka nevojë për fëmijë).
39:5
خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۖ يُكَوِّرُ ٱلَّيۡلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيۡلِۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمًّىۗ أَلَا هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ ٥
Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë (mbështjellë) natën; Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ai është Ngadhënjimtari, Falësi i Madh.
39:6
خَلَقَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ ثُمَّ جَعَلَ مِنۡهَا زَوۡجَهَا وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ ثَمَٰنِيَةَ أَزۡوَٰجٖۚ يَخۡلُقُكُمۡ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡ خَلۡقٗا مِّنۢ بَعۡدِ خَلۡقٖ فِي ظُلُمَٰتٖ ثَلَٰثٖۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُصۡرَفُونَ ٦
Ai ju krijoi ju të gjithëve prej një njeriu të vetëm (Ademit); pastaj prej (brinjës së) tij krijoi bashkëshorten e tij (Hauua-në) dhe Ai krijoi për ju tetë nga çiftet e kafshëve. Ai ju krijon ju në barqet e nënave tuaja, etapë pas etape në tri errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj. Në dorën e Tij është i gjithë pushteti. Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Atij. Atëherë, si i shmangeni (adhurimit të Tij)?
39:7
إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡۗ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرۡجِعُكُمۡ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٧
Nëse ju mohoni, Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju. Ai nuk është i kënaqur që robërit e Tij të mohojnë (besimin). Nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, kjo është ajo që Ai e pëlqen për ju. Dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Në fund, vetëm te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë për atë që keni bërë (në këtë jetë). Ai e di mirë gjithçka që fshihet në zemra.
39:8
۞ وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيۡهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعۡمَةٗ مِّنۡهُ نَسِيَ مَا كَانَ يَدۡعُوٓاْ إِلَيۡهِ مِن قَبۡلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادٗا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦۚ قُلۡ تَمَتَّعۡ بِكُفۡرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ ٨
E, kur e godet njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai i lutet Zotit të vet, duke iu kthyer Atij me pendesë. Por, kur Ai (Allahu) i jep ndonjë të mirë, njeriu harron se më parë i është lutur Atij dhe i përshkruan shokë Allahut e kështu, i largon të tjerët nga rruga e Allahut. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mohimin tënd, se ti pa dyshim je nga banorët e Zjarrit!”
39:9
أَمَّنۡ هُوَ قَٰنِتٌ ءَانَآءَ ٱلَّيۡلِ سَاجِدٗا وَقَآئِمٗا يَحۡذَرُ ٱلۡأٓخِرَةَ وَيَرۡجُواْ رَحۡمَةَ رَبِّهِۦۗ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلَّذِينَ يَعۡلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَۗ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٩
(Vallë ky është i shpëtuar) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Por, vetëm të mençurit marrin mësim.
39:10
قُلۡ يَٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ رَبَّكُمۡۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٞۗ وَأَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌۗ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّٰبِرُونَ أَجۡرَهُم بِغَيۡرِ حِسَابٖ ١٠
Thuaj: “O ju robërit e Mi që keni besuar! Kijeni frikë Zotin tuaj! Ata që bënë mirë në këtë jetë, do të kenë mirësi. Me të vërtetë, Toka e Allahut është e gjerë. Durimtarëve do t’u jepet shpërblim pa masë.”
39:11
قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ ١١
Thuaj: “Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun, me përkushtim të sinqertë.”
39:12
وَأُمِرۡتُ لِأَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ ١٢
Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve.
39:13
قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٣
Thuaj: “Unë i frikësohem Dënimit të një Dite të Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim.
39:14
قُلِ ٱللَّهَ أَعۡبُدُ مُخۡلِصٗا لَّهُۥ دِينِي ١٤
Thuaj: “Është Allahu Ai që unë e adhuroj, me përkushtimin tim të sinqertë.
39:15
فَٱعۡبُدُواْ مَا شِئۡتُم مِّن دُونِهِۦۗ قُلۡ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡخُسۡرَانُ ٱلۡمُبِينُ ١٥
Adhuroni përveç Tij çfarë të doni!” Thuaj: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre. Dhe ky është ai dështimi i qartë.
39:16
لَهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ ظُلَلٞ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحۡتِهِمۡ ظُلَلٞۚ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥۚ يَٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ ١٦
Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!”
39:17
وَٱلَّذِينَ ٱجۡتَنَبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ أَن يَعۡبُدُوهَا وَأَنَابُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰۚ فَبَشِّرۡ عِبَادِ ١٧
Ata që iu larguan adhurimit të idhujve dhe u kthyen të penduar (e të bindur) tek Allahu do të kenë një gëzim të madh. Përgëzoji pra robërit e Mi!
39:18
ٱلَّذِينَ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقَوۡلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحۡسَنَهُۥٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمۡ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ١٨
Janë ata që e dëgjojnë me vëmendje fjalën (shpalljen) dhe pasojnë më të mirën. Këta janë ata që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe këta janë të diturit.
39:19
أَفَمَنۡ حَقَّ عَلَيۡهِ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِي ٱلنَّارِ ١٩
Mos vallë mund ta shpëtosh ti prej zjarrit atë që i është përcaktuar vendimi për dënim?
39:20
لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ لَهُمۡ غُرَفٞ مِّن فَوۡقِهَا غُرَفٞ مَّبۡنِيَّةٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَعۡدَ ٱللَّهِ لَا يُخۡلِفُ ٱللَّهُ ٱلۡمِيعَادَ ٢٠
Por, ata që iu frikësuan Zotit të tyre do të jenë në dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, poshtë të cilave rrjedhin lumenj. Ky është një premtim nga Allahu dhe Allahu nuk e thyen premtimin.
39:21
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَلَكَهُۥ يَنَٰبِيعَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ يُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصۡفَرّٗا ثُمَّ يَجۡعَلُهُۥ حُطَٰمًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٢١
A nuk e sheh se si e lëshon Allahu ujin nga qielli dhe e shpërndan atë në tokë nëpër burime? Pastaj, me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, të cilat më pas thahen dhe ti i sheh të rreshkura dhe të shpërbëra. S’ka dyshim se këtu ka fakte për njerëzit e ditur.
39:22
أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدۡرَهُۥ لِلۡإِسۡلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٖ مِّن رَّبِّهِۦۚ فَوَيۡلٞ لِّلۡقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٢٢
Ai të cilit Allahu ia ka zgjeruar gjoksin për besimin islam është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Mjerë ata që, nga zemërngurtësia e tyre, nuk e përmendin Allahun! Ata janë në një humbje të qartë.
39:23
ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحۡسَنَ ٱلۡحَدِيثِ كِتَٰبٗا مُّتَشَٰبِهٗا مَّثَانِيَ تَقۡشَعِرُّ مِنۡهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُمۡ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمۡ وَقُلُوبُهُمۡ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٍ ٢٣
Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, - këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here (me këshilla e dispozita). Prej (dëgjimit të) tij rrëqethet lëkura (dhe zemrat) e atyre që e kanë frikë Zotin. Pastaj lëkura dhe zemrat e tyre qetësohen kur kujtojnë Allahun. Ky (libër) është udhëzimi i Allahut, me të cilin Ai udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë.
39:24
أَفَمَن يَتَّقِي بِوَجۡهِهِۦ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَقِيلَ لِلظَّٰلِمِينَ ذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ ٢٤
A është njësoj (me të shpëtuarin) ai që në ditën e kijametit do të mundohet të mbrohet nga dënimi i tmershëm (i zjarrit) me fytyrën e vet? Keqbërësve do t'u thuhet: “Shijoni atë (dënimin) që vetë e fituat!”
39:25
كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَأَتَىٰهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ ٢٥
Edhe brezat para tyre përgënjeshtruan (të vërtetën), por ndëshkimi u erdhi nga nuk e mendonin.
39:26
فَأَذَاقَهُمُ ٱللَّهُ ٱلۡخِزۡيَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٢٦
Allahu bëri që ata të përjetojnë poshtërimin në këtë jetë dhe dënimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Ah sikur ta dinin!
39:27
وَلَقَدۡ ضَرَبۡنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ ٢٧
Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj për çdo gjë, që ata të marrin mësim.
39:28
قُرۡءَانًا عَرَبِيًّا غَيۡرَ ذِي عِوَجٖ لَّعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ ٢٨
Ne e bëmë atë një Kur’an në arabisht dhe pa shtrembërime, me qëllim që të bëhen të devotshëm.
39:29
ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلٗا رَّجُلٗا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَٰكِسُونَ وَرَجُلٗا سَلَمٗا لِّرَجُلٍ هَلۡ يَسۡتَوِيَانِ مَثَلًاۚ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٢٩
Allahu sjell si shembull një njeri (skllav) nën zotërimin e shumë ortakëve pa marrëveshje mes tyre dhe një njeri tjetër (skllav), që është në zotërimin e një njeriu të vetëm. A janë ata të dy njëlloj? Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
39:30
إِنَّكَ مَيِّتٞ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ ٣٠
Ti do të vdesësh dhe ata, gjithashtu, do të vdesin.
39:31
ثُمَّ إِنَّكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمۡ تَخۡتَصِمُونَ ٣١
Pastaj, Ditën e Kijametit, ju do të dilni (për gjykim) para Zotit tuaj dhe do të grindeni me njëri tjetrin.
39:32
۞ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدۡقِ إِذۡ جَآءَهُۥٓۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡكَٰفِرِينَ ٣٢
E kush është më i padrejtë (e keqbërës) se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut dhe ai që, kur i erdhi e vërteta (Kur'ani), e quajti gënjeshtër? A nuk është në Xhehenem vendqëndrimi i merituar për jobesimtarët?
39:33
وَٱلَّذِي جَآءَ بِٱلصِّدۡقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُتَّقُونَ ٣٣
Ata që sjellin të vërtetën (nga Zoti) dhe e besojnë atë (me bindje të plotë), pikërisht ata janë të devotshmit.
39:34
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٣٤
Ata kanë te Zoti i tyre gjithçka që dëshirojnë. Ky është shpërblimi i vepërmirëve.
39:35
لِيُكَفِّرَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٣٥
Allahu do t’i falë ata për të këqijat (gjynahet) që kanë bërë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato që kanë bërë.
39:36
أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِكَافٍ عَبۡدَهُۥۖ وَيُخَوِّفُونَكَ بِٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ ٣٦
A nuk i mjafton Allahu (si Mbrojtës) robit të vet? Dhe ata të frikësojnë ty me zotat e tjerë (që i adhurojnë) veç Tij. Atë që e ka humbur Allahu askush nuk mund ta udhëzojë.
39:37
وَمَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّضِلٍّۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِعَزِيزٖ ذِي ٱنتِقَامٖ ٣٧
Dhe atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë. A nuk është Allahu Ngadhënjimtari që ndëshkon me drejtësi?
39:38
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنۡ أَرَادَنِيَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلۡ هُنَّ كَٰشِفَٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوۡ أَرَادَنِي بِرَحۡمَةٍ هَلۡ هُنَّ مُمۡسِكَٰتُ رَحۡمَتِهِۦۚ قُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُۖ عَلَيۡهِ يَتَوَكَّلُ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ ٣٨
Nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” Thuaju atyre: “Më tregoni për ata që ju i adhuroni veç Allahut! Nëse Allahu më sprovon me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe? Po nëse Allahu dëshiron të më dhurojë (ndonjë të mirë) nga mëshira e Tij, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?” Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështeten ata që dinë të kërkojnë mbështetje.”.
39:39
قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٣٩
Thuaj: “O populli im! Veproni si të doni, se edhe unë do të veproj sipas times dhe më vonë do ta mësoni,
39:40
مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٞ مُّقِيمٌ ٤٠
se kujt do t’i vijë dënimi poshtërues dhe do ta përpijë dënimi i përjetshëm!”
39:41
إِنَّآ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيۡهَاۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٍ ٤١
Ne ta shpallëm ty librin për njerëzit me të vërtetën e sigurt. Kush drejtohet për në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush devijon, ai i bën dëm vetëm vetes dhe ti nuk je kujdestari i tyre.
39:42
ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلۡأَنفُسَ حِينَ مَوۡتِهَا وَٱلَّتِي لَمۡ تَمُتۡ فِي مَنَامِهَاۖ فَيُمۡسِكُ ٱلَّتِي قَضَىٰ عَلَيۡهَا ٱلۡمَوۡتَ وَيُرۡسِلُ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمًّىۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ ٤٢
Allahu i merr shpirtrat kur është çasti i vdekjes së (trupave të) tyre dhe atij që është në gjumë e nuk ka vdekur. Atë që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), ndërsa tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja) e lëshon (të kthehet), deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto çështje ka argumente për njerëz që mendojnë.
39:43
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُفَعَآءَۚ قُلۡ أَوَلَوۡ كَانُواْ لَا يَمۡلِكُونَ شَيۡـٔٗا وَلَا يَعۡقِلُونَ ٤٣
Mos vallë kanë gjetur ndonjë ndërmjetësues për (t'i afruar) tek Allahu? Thuaj: “Edhe pse ata nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë?!”.
39:44
قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَٰعَةُ جَمِيعٗاۖ لَّهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ ثُمَّ إِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٤٤
Thuaj: “I tërë ndërmjetësimi është në Dorë të Allahut. Në Dorë të Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës dhe vetëm te Ai do të ktheheni të gjithë.”.
39:45
وَإِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُ ٱشۡمَأَزَّتۡ قُلُوبُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِۖ وَإِذَا ذُكِرَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ ٤٥
Kur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër ndiejnë neveri. Dhe kur përmenden të tjerët, përveç Tij, ata gëzohen.
39:46
قُلِ ٱللَّهُمَّ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ عَٰلِمَ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ أَنتَ تَحۡكُمُ بَيۡنَ عِبَادِكَ فِي مَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ ٤٦
Thuaj: “O Allah! Ti je Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet. Ti do të gjykosh robërit e Tu për atë gjë, që ata kishin konflikte.”.
39:47
وَلَوۡ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦ مِن سُوٓءِ ٱلۡعَذَابِ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَبَدَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مَا لَمۡ يَكُونُواْ يَحۡتَسِبُونَ ٤٧
Edhe sikur e tërë ajo që është në tokë dhe një herë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë."
39:48
وَبَدَا لَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٤٨
Ata u përballën me të këqiat që me duart e tyre i fituan dhe për ta, u bë i meritueshëm dënimi (i Allahut) për shkak të asaj me të cilën talleshin (besimit).
39:49
فَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ضُرّٞ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلۡنَٰهُ نِعۡمَةٗ مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلۡمِۭۚ بَلۡ هِيَ فِتۡنَةٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٤٩
Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve. Por, kur Ne ia shndërrojmë atë (të keqen) në të mira, ai thotë: “Këtë e kam arritur në sajë të diturisë sime!” Jo, ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
39:50
قَدۡ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٥٠
Ashtu patën thënë edhe popujt e hershëm, por atyre nuk u solli asnjë dobi ajo që bënin.
39:51
فَأَصَابَهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْۚ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ هَٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمۡ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُواْ وَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ ٥١
Ata u goditën (me dënime) nga të këqijat që bënë. Edhe ata që bëjnë padrejtësi nga këta të sotmit do të goditen (me dënime) për shkak të veprave të këqija dhe nuk do të mund të shpëtojnë.
39:52
أَوَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٥٢
A nuk e dinë ata se është Allahu Ai që i jep me mbushulli atij që do dhe ia kufizon rizkun atij, që do. Edhe në këtë ka argumente për një popull që beson.
39:53
۞ قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٥٣
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.”
39:54
وَأَنِيبُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّكُمۡ وَأَسۡلِمُواْ لَهُۥ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ ٥٤
Dhe, kthehuni te Zoti juaj (me pendim dhe bindje) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.
39:55
وَٱتَّبِعُوٓاْ أَحۡسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَكُمُ ٱلۡعَذَابُ بَغۡتَةٗ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ ٥٥
Dhe përmbajuni më të mirës që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos e ndjeni.
39:56
أَن تَقُولَ نَفۡسٞ يَٰحَسۡرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِي جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّٰخِرِينَ ٥٦
Dhe askush të mos thotë: “O i mjeri unë që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe isha prej atyre që talleshin (me besimin dhe besimtarët)!”
39:57
أَوۡ تَقُولَ لَوۡ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُتَّقِينَ ٥٧
Ose të thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej të devotshmëve!”
39:58
أَوۡ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلۡعَذَابَ لَوۡ أَنَّ لِي كَرَّةٗ فَأَكُونَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٥٨
Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej vepërmirëve!”
39:59
بَلَىٰ قَدۡ جَآءَتۡكَ ءَايَٰتِي فَكَذَّبۡتَ بِهَا وَٱسۡتَكۡبَرۡتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٥٩
Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç dhe ishe prej atyre që mohuan (besimin e vërtetë).
39:60
وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسۡوَدَّةٌۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡمُتَكَبِّرِينَ ٦٠
Ata që trilluan gënjeshtra kundër Allahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit me fytyra të nxira. A nuk është në xhehenem vendi i kryeneçëve (mohues të besimit)?
39:61
وَيُنَجِّي ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ بِمَفَازَتِهِمۡ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ٦١
Dhe Allahu do t’i shpëtojë të devotshmit me suksesin e tyre. Ata nuk do t’i kapë asnjë e keqe dhe as nuk do të jenë të shqetësuar.
39:62
ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ ٦٢
Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës mbi gjithçka.
39:63
لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٦٣
Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e Allahut - ata janë të humburit.
39:64
قُلۡ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَأۡمُرُوٓنِّيٓ أَعۡبُدُ أَيُّهَا ٱلۡجَٰهِلُونَ ٦٤
Thuaj: “O ju të paditur! Mos vallë po më ftoni të adhuroj dikë tjetër veç Allahut?”
39:65
وَلَقَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ لَئِنۡ أَشۡرَكۡتَ لَيَحۡبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٦٥
Ty, dhe atyre (që u dërguan) para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve.
39:66
بَلِ ٱللَّهَ فَٱعۡبُدۡ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ ٦٦
Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe ji mirënjohës!”
39:67
وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦ وَٱلۡأَرۡضُ جَمِيعٗا قَبۡضَتُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطۡوِيَّٰتُۢ بِيَمِينِهِۦۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٦٧
Ata nuk e madhëruan Allahun me madhështinë që i takon dhe në Ditën e Kijametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ata i shoqërojnë!”
39:68
وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخۡرَىٰ فَإِذَا هُمۡ قِيَامٞ يَنظُرُونَ ٦٨
Dhe do t'i fryhet Surit! Dhe menjëherë do të mbesin të vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj do t'i fryhet atij një herë tjetër, dhe ja, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur (urdhrin e Zotit).
39:69
وَأَشۡرَقَتِ ٱلۡأَرۡضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ وَجِاْيٓءَ بِٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ ٦٩
Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj dhe Libri (mbi veprat) do të hapet. Dhe do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. Mes tyre do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.
39:70
وَوُفِّيَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَا يَفۡعَلُونَ ٧٠
Dhe çdo kush do të shpërblehet për atë që ka vepruar dhe Ai e di më së miri se çfarë bënin ata (robërit).
39:71
وَسِيقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا فُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَآ أَلَمۡ يَأۡتِكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَتۡلُونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِ رَبِّكُمۡ وَيُنذِرُونَكُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَاۚ قَالُواْ بَلَىٰ وَلَٰكِنۡ حَقَّتۡ كَلِمَةُ ٱلۡعَذَابِ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧١
Dhe ata që nuk besojnë do të sillen në Xhehenem grupe-grupe. Kur arrijnë tek ai, dyert e tij hapen dhe roja e tij do t’u thotë: “A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj, që t'ju lexonin shpalljet e Zotit tuaj dhe t'ju paralajmëronin për takimin tuaj në këtë ditë?!” Ata do thonë: “Po”. Por vendimi i dënimit për jobesimtarët tashmë është bërë realitet!
39:72
قِيلَ ٱدۡخُلُوٓاْ أَبۡوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۖ فَبِئۡسَ مَثۡوَى ٱلۡمُتَكَبِّرِينَ ٧٢
Atyre do t’u thuhet: “Hyni në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë! Eh, sa vend i keq është ai për kryeneçët!”
39:73
وَسِيقَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ رَبَّهُمۡ إِلَى ٱلۡجَنَّةِ زُمَرًاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا وَفُتِحَتۡ أَبۡوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمۡ خَزَنَتُهَا سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡ طِبۡتُمۡ فَٱدۡخُلُوهَا خَٰلِدِينَ ٧٣
Ata që kanë qenë të devotshëm ndaj Zotit të tyre, do sillen në Xhenet grupe-grupe. Kur të arrijnë aty, dhe dyert e tij të hapen, roja e tij do t’u thotë: “Selamun alejkum! Ishit të pastër, prandaj hyni në të! Aty do të jeni përgjithmonë”.
39:74
وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي صَدَقَنَا وَعۡدَهُۥ وَأَوۡرَثَنَا ٱلۡأَرۡضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ ٱلۡجَنَّةِ حَيۡثُ نَشَآءُۖ فَنِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ ٧٤
Ata do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit. Ne mund vendosemi ku të duam në të. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që bëjnë punë të mira!”.
39:75
وَتَرَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ حَآفِّينَ مِنۡ حَوۡلِ ٱلۡعَرۡشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡۚ وَقُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡحَقِّۚ وَقِيلَ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٥
Dhe do t’i shohësh atë ditë melekët të rreshtuar përreth Arshit, duke madhëruar me lavdërime Zotin e vet. Mes tyre (robve) do të gjykohet me drejtësi dhe do të thuhet: “Te gjitha Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve!”