Sureja Sad

Sureja 38, mekase, 88 ajete.

38:1

صٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ذِي ٱلذِّكۡرِ ١

Sad. Betohem në Kur’anin plot këshilla.

38:2

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي عِزَّةٖ وَشِقَاقٖ ٢

Por ata, që nuk besojnë, janë kryeneçë e kundërshtarë të hapur.

38:3

كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ فَنَادَواْ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٖ ٣

Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre. Në fund, ata u lutën për (mëshirë e) shpëtim, por nuk kishte më kohë për shpëtim.

38:4

وَعَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡۖ وَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا سَٰحِرٞ كَذَّابٌ ٤

Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një paralajmërues. Jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar e mashtrues.”.

38:5

أَجَعَلَ ٱلۡأٓلِهَةَ إِلَٰهٗا وَٰحِدًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عُجَابٞ ٥

A po i zëvendëson zotat me një Zot të vetëm?! Kjo është vërtet, shumë e çuditshme.

38:6

وَٱنطَلَقَ ٱلۡمَلَأُ مِنۡهُمۡ أَنِ ٱمۡشُواْ وَٱصۡبِرُواْ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٞ يُرَادُ ٦

Paria e tyre i thanë njëri-tjetrit: "Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj! Sepse kjo (largimi nga feja e të parëve tuaj) është një gjë e kurdisur (kundër jush)."

38:7

مَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِي ٱلۡمِلَّةِ ٱلۡأٓخِرَةِ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا ٱخۡتِلَٰقٌ ٧

Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për diçka të tillë (monoteizëm) nga njerëzit këto kohët e fundit. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një trillim.

38:8

أَءُنزِلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ مِنۢ بَيۡنِنَاۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّن ذِكۡرِيۚ بَل لَّمَّا يَذُوقُواْ عَذَابِ ٨

Vallë, ky është ai që u zgjodh nga mesi ynë, për t'iu dërguar Mesazhi?! Ata qenkan në dyshim për Mesazhin Tim?! Nuk e kanë shijuar ende dënimin Tim.

38:9

أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَحۡمَةِ رَبِّكَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡوَهَّابِ ٩

Apo mos kanë ata vallë Thesaret e mëshirës së Zotit tënd – Ngadhënjimtarit, Dhuruesit të të gjitha mirësive?

38:10

أَمۡ لَهُم مُّلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ فَلۡيَرۡتَقُواْ فِي ٱلۡأَسۡبَٰبِ ١٠

Apo mos kanë ata vallë pushtetin e qiejve e të tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre? Le të përpiqen atëherë me çdo rrugë e mjet (e të sundojnë)!

38:11

جُندٞ مَّا هُنَالِكَ مَهۡزُومٞ مِّنَ ٱلۡأَحۡزَابِ ١١

Edhe ata janë një ushtri e mposhtur si të gjitha ushtritë e tjera (që luftuan kundër së vërtetës).

38:12

كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ ذُو ٱلۡأَوۡتَادِ ١٢

Para tyre mohuan (të dërguarit) populli i Nuhut, ai i Adit dhe Faraoni me ushtrinë e tij,

38:13

وَثَمُودُ وَقَوۡمُ لُوطٖ وَأَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡأَحۡزَابُ ١٣

Edhe Themudët, edhe populli i Lutit dhe Banorët e Ejkes. Ato ishin grupe të mëdha (mohuesish).

38:14

إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ ١٤

Të gjithë ata i mohuan të dërguarit, prandaj e bënë hak dënimin Tim.

38:15

وَمَا يَنظُرُ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ مَّا لَهَا مِن فَوَاقٖ ١٥

Edhe këta nuk janë duke pritur gjë tjetër veçse një ushtimë të vetme që nuk ka (nevojë për) të dytë (për t'i shkatërruar).

38:16

وَقَالُواْ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ١٦

Dhe ata (jobesimtarët) thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) përpara ditës së Gjykimit!”

38:17

ٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلۡأَيۡدِۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ١٧

Por ti bëj durim ndaj asaj, që ata thonë dhe kujto robin Tonë, Daudin, të fuqishmin (në fe e në trup)! Ai gjithmonë kthehej tek Allahu (me pendim të sinqertë e bindje të plotë).

38:18

إِنَّا سَخَّرۡنَا ٱلۡجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحۡنَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِشۡرَاقِ ١٨

Ne bëmë që edhe malet - së bashku me të (Daudin) - të bënin tesbih (lavdërime për Allahun) në mbrëmje e në mëngjes.

38:19

وَٱلطَّيۡرَ مَحۡشُورَةٗۖ كُلّٞ لَّهُۥٓ أَوَّابٞ ١٩

Edhe shpendët mblidheshin tufë dhe të gjithë, së bashku me të (Daudin) i drejtoheshin Allahut (me lavdërime e madhërime).

38:20

وَشَدَدۡنَا مُلۡكَهُۥ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحِكۡمَةَ وَفَصۡلَ ٱلۡخِطَابِ ٢٠

Ne e forcuam sundimin e tij dhe i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim.

38:21

۞ وَهَلۡ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلۡخَصۡمِ إِذۡ تَسَوَّرُواْ ٱلۡمِحۡرَابَ ٢١

A të ka mbërritur Historia e dy kundërshtarëve? Ja, ata u ngjitën fshehurazi në dhomën e tij të lutjeve.

38:22

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنۡهُمۡۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ خَصۡمَانِ بَغَىٰ بَعۡضُنَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فَٱحۡكُم بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَلَا تُشۡطِطۡ وَٱهۡدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ ٢٢

Kur ata hynë tek Daudi, ai u frikësua prej tyre. Por ata i thanë: “Mos ki frikë! Ne jemi dy palë kundërshtare. Njëri (nga ne) i ka bërë padrejtësi tjetrit. Prandaj ti gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo (nga e drejta)! Dhe na udhëzo në rrugë të drejtë!”

38:23

إِنَّ هَٰذَآ أَخِي لَهُۥ تِسۡعٞ وَتِسۡعُونَ نَعۡجَةٗ وَلِيَ نَعۡجَةٞ وَٰحِدَةٞ فَقَالَ أَكۡفِلۡنِيهَا وَعَزَّنِي فِي ٱلۡخِطَابِ ٢٣

Ky burrë është vëllai im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele ndërsa unë kam vetëm një. Ai më thotë: “Ma jep mua atë!” dhe më mundi me fjalë.

38:24

قَالَ لَقَدۡ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعۡجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦۖ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡخُلَطَآءِ لَيَبۡغِي بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٞ مَّا هُمۡۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّٰهُ فَٱسۡتَغۡفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّۤ رَاكِعٗاۤ وَأَنَابَ۩ ٢٤

Daudi tha: “Ai është treguar i padrejtë me ty duke të kërkuar delen tënde (të vetme) ta bashkojë me tufën e deleve të veta. Është e vërtetë, shumë prej ortakëve i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit. Por nuk veprojnë kështu ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira. Por, sa të pakët janë ata!”. Dhe Daudi e kuptoi se Ne e vumë në provë atë. Prandaj i kërkoi falje Zotit të vet, u përkul (ra në sexhde) dhe u kthye (tek Allahu i penduar).

38:25

فَغَفَرۡنَا لَهُۥ ذَٰلِكَۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ ٢٥

Ne ia falëm atë (gabim). Dhe ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një fund (e shpërblim) të mirë.

38:26

يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ ٢٦

O Daud! Ne të kemi bërë sundimtar në tokë. Prandaj, gjyko me drejtësi mes njerëzve dhe mos u shko pas dëshirave (të padrejta) e kështu të devijosh prej rrugës së Allahut! Ata që largohen nga rruga e Allahut i pret një dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e llogarisë.”.

38:27

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا بَٰطِلٗاۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ ٢٧

“Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç'ka mes tyre, pa qëllim. Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. Mjerë ata që nuk besojnë nga Zjarri (i Xhehenemit).”

38:28

أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَٱلۡمُفۡسِدِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلۡمُتَّقِينَ كَٱلۡفُجَّارِ ٢٨

Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo mos vallë do t’i konsiderojmë njëlloj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?

38:29

كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ مُبَٰرَكٞ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٢٩

Ky është një Libër plot bekime. Ne ta zbritëm ty atë, që ata të meditojnë në argumentet e tij dhe që të marrin mësim njerëzit që kuptojnë.

38:30

وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ٣٠

Ne i dhuruam Daudit (një djalë,) Sulejmanin - rob shumë i mirë dhe i kthyer te Zoti.

38:31

إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ ٣١

Ja. Një pasdite u prunë para tij kuaj të rracës më të mirë e shumë të shpejtë.

38:32

فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ ٣٢

Dhe ai tha: “Unë nga dashuria për kuajt, harrova të përmend Zotin tim, derisa dielli u fsheh në vellon e natës.”.

38:33

رُدُّوهَا عَلَيَّۖ فَطَفِقَ مَسۡحَۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلۡأَعۡنَاقِ ٣٣

“M’i ktheni ata (kuajt)!” Atëherë filloi t’u mëshojë këmbëve e qafave (të tyre).

38:34

وَلَقَدۡ فَتَنَّا سُلَيۡمَٰنَ وَأَلۡقَيۡنَا عَلَىٰ كُرۡسِيِّهِۦ جَسَدٗا ثُمَّ أَنَابَ ٣٤

Ne e sprovuam Sulejmanin dhe bëmë që në fronin e tij të ulet një shejtan. Pastaj ai u kthye (nga Ne me pendim e përkushtim).

38:35

قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ ٣٥

Tha: “O Zoti im! Më fal dhe më dhuro një sundim që të mos e ketë askush tjetër pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi më i madh.

38:36

فَسَخَّرۡنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦ رُخَآءً حَيۡثُ أَصَابَ ٣٦

Ne ia nënshtruam erën që të frynte lehtë me urdhër të tij nga të dëshironte ai.

38:37

وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٖ وَغَوَّاصٖ ٣٧

Ne ia nënshtruam edhe shejtanët – të gjitha llojet e ndërtuesve dhe të zhytësve.

38:38

وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ ٣٨

Edhe të tjerë (shejtanë), të lidhur në pranga.

38:39

هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمۡنُنۡ أَوۡ أَمۡسِكۡ بِغَيۡرِ حِسَابٖ ٣٩

Këto janë të mirat Tona. Dhe ti jep (prej pasurisë) ose mos jep se për këtë nuk do të kesh asnjë përgjegjësi.

38:40

وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ ٤٠

Dhe ai është tek Ne nga më të afruarit dhe ka një fund (e shpërblim) të mirë.

38:41

وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَآ أَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِنُصۡبٖ وَعَذَابٍ ٤١

Kujto edhe robin tonë Ejubin! Ja, ai iu drejtua Zotit të vet me lutje dhe tha: “Shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje.”!

38:42

ٱرۡكُضۡ بِرِجۡلِكَۖ هَٰذَا مُغۡتَسَلُۢ بَارِدٞ وَشَرَابٞ ٤٢

(Atij iu tha:) Bjeri tokës me këmbë! Ky është ujë i ftohtë, për t'u larë dhe për të pirë.

38:43

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٤٣

Ne ia rikthyem familjen e tij, duke ia shtuar dyfish, si mëshirë nga Ne dhe si mësim për të gjithë ata që kuptojnë.

38:44

وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثٗا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرٗاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٞ ٤٤

Dhe merre me dorën tënde një tufë thuprash dhe bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e thyej betimin tënd! Vërtet, Ne e gjetëm atë durimtar. Sa rob i mirë ishte ai! Ai ishte i kthyer (me përunjësi) te Zoti.

38:45

وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ ٤٥

Kujto robërit tanë, - Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin! Ata ishin të fortë dhe të ditur.

38:46

إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ ٤٦

Ne i dalluam ata me një virtyt të veçantë - të kujtonin gjithmonë Botën tjetër.

38:47

وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ ٤٧

Nuk ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.

38:48

وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلّٞ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ ٤٨

Kujto Ismailin, Eljesan dhe Dhulkiflin! Që të gjithë ishin prej të zgjedhurve.

38:49

هَٰذَا ذِكۡرٞۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٖ ٤٩

Ky është Mesazh paralajmërimi. Dhe është e sigurt se të devotshmit kanë një përfundim të mirë -

38:50

جَنَّٰتِ عَدۡنٖ مُّفَتَّحَةٗ لَّهُمُ ٱلۡأَبۡوَٰبُ ٥٠

Xhenetet e Adnit me dyer të hapura për ta.

38:51

مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدۡعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ وَشَرَابٖ ٥١

Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë fruta e pije të ndryshme.

38:52

۞ وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ أَتۡرَابٌ ٥٢

Ata do të kenë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.

38:53

هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ ٥٣

Këto janë ato mirësi që ju premtohen për ditën e llogarisë.

38:54

إِنَّ هَٰذَا لَرِزۡقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ ٥٤

Ky është rizku Ynë, - ai nuk ka të mbaruar.

38:55

هَٰذَاۚ وَإِنَّ لِلطَّٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٖ ٥٥

Ja, kështu do të jetë. Por keqbërësit (që kaluan çdo kufi) do të kenë fundin më të keq -

38:56

جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَا فَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ ٥٦

Xhehenemin, ku do të hidhen (për dënim). Ai është vendi më i shëmtuar.

38:57

هَٰذَا فَلۡيَذُوقُوهُ حَمِيمٞ وَغَسَّاقٞ ٥٧

Ja, kështu do të jetë. Pastaj, ata do të shijojnë ujë të valë dhe të ndyrë.

38:58

وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ ٥٨

Ata do të kenë edhe dënime të tjera të ngjashme me to.

38:59

هَٰذَا فَوۡجٞ مُّقۡتَحِمٞ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ ٥٩

Ky - (i thuhet parisë së jobesimtarëve) - është një grup që do të bashkohet me ju (në zjarr). Mos qofshin të mirëpritur - (thotë paria e jobesimtarëve) - ata do të digjen në zjarr.

38:60

قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ ٦٠

Ata (pasuesit) do të thonë: “Ju mos qofshi të mirëpritur! Jeni ju ata që na e bëtë këtë!” Sa vendqëndrim i keq që është!

38:61

قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابٗا ضِعۡفٗا فِي ٱلنَّارِ ٦١

O Zoti ynë! – do të thonë pasuesit - “Atyre që na e bënë këtë, shtoja dyfish dënimin në Zjarr!”

38:62

وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالٗا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلۡأَشۡرَارِ ٦٢

Dhe do të thonë: “Ç’ka ndodhur me ne që nuk po i shohim disa burra, që ne i numëronim prej të këqijve?

38:63

أَتَّخَذۡنَٰهُمۡ سِخۡرِيًّا أَمۡ زَاغَتۡ عَنۡهُمُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ ٦٣

“Ngaqë ne talleshim me ta. Apo, vallë, na kanë humbur nga sytë?”

38:64

إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقّٞ تَخَاصُمُ أَهۡلِ ٱلنَّارِ ٦٤

Kjo polemikë mes banorëve të zjarrit është, pa dyshim, e vërtetë.

38:65

قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٞۖ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ ٦٥

Thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues. Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut që është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar (mbi gjithçka).

38:66

رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ ٦٦

Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka mes tyre, Ngadhënjimtari, Mëkatfalësi”.

38:67

قُلۡ هُوَ نَبَؤٌاْ عَظِيمٌ ٦٧

Thuaj: “Ky (Kur’ani) është një Lajm i madh

38:68

أَنتُمۡ عَنۡهُ مُعۡرِضُونَ ٦٨

të cilit ju i ktheni shpinën.

38:69

مَا كَانَ لِيَ مِنۡ عِلۡمِۭ بِٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰٓ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ ٦٩

Unë nuk kam asnjë dije për elitën e lartë (melekët) kur ata polemizonin (rreth Ademit).

38:70

إِن يُوحَىٰٓ إِلَيَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ ٧٠

Mua më është shpallur se jam veçse një paralajmërues i qartë."

38:71

إِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن طِينٖ ٧١

(Kujto) Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj një njeri nga balta.

38:72

فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ ٧٢

Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i kem fryrë shpirt prej Meje, përuljuni atij në sexhde.”.

38:73

فَسَجَدَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ ٧٣

Kështu, të gjithë melekët së bashku u përulën në sexhde,

38:74

إِلَّآ إِبۡلِيسَ ٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧٤

përveç Iblisit. Ai refuzoi, tregoi mendjemadhësi dhe u bë prej atyre që mohojnë (besimin).

38:75

قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسۡجُدَ لِمَا خَلَقۡتُ بِيَدَيَّۖ أَسۡتَكۡبَرۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡعَالِينَ ٧٥

Allahu tha: “O Iblis! Çfarë të pengoi ty që të biesh në sexhde para atij që Unë e krijova me dy Duart e Mia? A je mendjemadh, apo je nga ata që ngrenë krye?”

38:76

قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ ٧٦

Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta!”

38:77

قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ ٧٧

Zoti tha: “Atëherë dil prej këtej (prej xhenetit) sepse ti je i mallkuar!

38:78

وَإِنَّ عَلَيۡكَ لَعۡنَتِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٧٨

Dhe Mallkimi Im ka për të ndjekur deri në Ditën e Gjykimit.”

38:79

قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ٧٩

Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im! Më jep afat deri në ditën kur (të vdekurit) do të ringjallen!”

38:80

قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ ٨٠

Allahu tha: “Ti je prej të afatizuarve,

38:81

إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ ٨١

Deri në Ditën e Kohës së Caktuar.”

38:82

قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٨٢

Ai (Iblisi) tha: “Betohem në Fuqinë Tënde se kam për t’i humbur që të gjithë prej rrugës së drejtë,

38:83

إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٨٣

Përveç atyre robve të Tu, që janë të sinqertë.”

38:84

قَالَ فَٱلۡحَقُّ وَٱلۡحَقَّ أَقُولُ ٨٤

Allahu Tha: “Betohem në të vërtetën dhe Unë them vetëm të vërtetën -

38:85

لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٨٥

Se Unë do ta mbush xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje.”

38:86

قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٖ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُتَكَلِّفِينَ ٨٦

Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush për këtë (Kur'an) ndonjë shpërblim dhe unë nuk jam prej atyre që hiqen për çfarë nuk janë.”.

38:87

إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ ٨٧

Ky nuk është tjetër veç një Mesazh për Botët.

38:88

وَلَتَعۡلَمُنَّ نَبَأَهُۥ بَعۡدَ حِينِۭ ٨٨

Dhe ju do ta shihni shumë shpejt gjithë të vërtetën e tij.