Sureja Saffat

Sureja 37, mekase, 182 ajete.

37:1

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا ١

Betohem në ata (melekët), që rreshtohen në rreshta.

37:2

فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا ٢

Dhe në nxituesit, që me nxitim shtyjnë retë.

37:3

فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا ٣

Dhe në lexuesit, që lexojnë Këshillën (Kur'anin).

37:4

إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ ٤

Është e vërtetë se Zoti juaj (që meriton të adhurohet) është vetëm Një.

37:5

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ ٥

Zoti i qiejve dhe i Tokës e çfarë ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve.

37:6

إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ ٦

Vërtet, Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.

37:7

وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ ٧

Dhe e bëmë të ruajtur prej çdo shejtani të rebeluar.

37:8

لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ ٨

Ata nuk mund të përgjojnë Parinë më të Lartë (melekët më të zgjedhur), dhe qëllohen (me shkëndija të zjarrta) nga të gjitha anët.

37:9

دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ ٩

Ata janë të dëbuar dhe do të kenë një dënim të përhershëm.

37:10

إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ ١٠

Ka prej atyre (shejtanëve) që rrëmbejnë diçka (nga lajmet e qiellit), por edhe ata i ndjek shkëndija që djeg.

37:11

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ ١١

Vetëm pyeti ata (idhujtarët)! A është më i vështirë krijimi i tyre, apo ajo që Ne kemi krijuar? Ata, Ne i kemi krijuar prej baltës ngjitëse.

37:12

بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ ١٢

Sigurisht, ti çuditesh kur ata të përqeshin.

37:13

وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ ١٣

Dhe, kur qortohen, ata nuk ia venë veshin qortimit.

37:14

وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ ١٤

Dhe kur shohin ndonjë shenjë (nga Zoti), ata e kthejnë atë në tallje.

37:15

وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ ١٥

Dhe thonë: “Ky (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, vetëm se një magji e qartë.

37:16

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ١٦

Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur dhe eshtra, ne do të ringjallemi?

37:17

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ١٧

Vallë, edhe etërit tanë të hershëm (do të ringjallen)?

37:18

قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ ١٨

Thuaj: “Po. Dhe ju do të jeni të poshtëruar.”

37:19

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ ١٩

Atëherë ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe ja, ata do të ngrihen (nga varret) e do të shohin.

37:20

وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ٢٠

Dhe do të thonë: “Ah! Të mjerët ne! Kjo është Dita e Gjykimit.”

37:21

هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢١

(Atyre do t'u thuhet) Kjo është dita e ndarjes që ju e konsideronit gënjeshtër.

37:22

۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٢٢

Mblidhini bashkë – do t'u thuhet - të gjithë keqbërësit, sivëllezërit e tyre (në besim e vepra) dhe gjërat që ata adhuronin

37:23

مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ ٢٣

përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort)!

37:24

وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ ٢٤

Por i ndaloni ata! Sepse ata do të merren në pyetje.

37:25

مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ ٢٥

Ç'është me ju që nuk po e ndihmoni njëri-tjetrin?

37:26

بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ ٢٦

Ata sot janë dorëzuar plotësisht.

37:27

وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ ٢٧

Dhe ata do t'i drejtohen njëri-tjetrit e do të pyesin njëri-tjetrin.

37:28

قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ ٢٨

Ata (pasuesit) do të thonë: “Ishit ju ata që na vinit nga e djathta (e na pengonit nga e vërteta).

37:29

قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ ٢٩

Ata (paria) do të thonë: “Jo! Ju vetë nuk kishit besim.

37:30

وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ ٣٠

Ne nuk kemi pasur asnjë pushtet mbi ju. Ishit ju vetë ata që i shkelnit kufijtë (porositë e Zotit).

37:31

فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ ٣١

Tani, urdhri i Zotit tonë kundër nesh është përmbushur dhe ne duhet të shijojmë dënimin (e merituar).

37:32

فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ ٣٢

Ne ju devijuam nga rruga (e Zotit) sepse edhe vetë ishim të humbur”.

37:33

فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ ٣٣

Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të gjithë bashkë.

37:34

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ ٣٤

Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit.

37:35

إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ ٣٥

Kur atyre u thuhej: “Nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut.", ata tregoheshin kryeneçë.

37:36

وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ ٣٦

Dhe thoshin: “Mos vallë do t’i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?”

37:37

بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٣٧

Jo! Por, ai u solli të Vërtetën (e sigurt) dhe ai vërtetëson Mesazhin e të dërguarve (para tij).

37:38

إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ ٣٨

Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër.

37:39

وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٣٩

Dhe ju do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë.

37:40

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٤٠

Kurse për robërit e sinqertë të Allahut

37:41

أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ ٤١

Për ata ka mirësi të përcaktuara (nga vetë Zoti),

37:42

فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ ٤٢

Ka fruta të llojllojshme dhe ata do të jenë të nderuar,

37:43

فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٤٣

Në xhenetet e mirësisë,

37:44

عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ ٤٤

Të mbështetur në kolltukë përballë njëri-tjetrit.

37:45

يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ ٤٥

Atyre u shërbehet me gota (me pije) të mbushura nga burimet (e xhenetit).

37:46

بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ ٤٦

E bardhë kristal (është ajo pije), me shije të mrekullueshme për ata që e pinë,

37:47

لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ ٤٧

Ajo nuk i dëmton ata dhe as nuk dehen prej saj,

37:48

وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ ٤٨

Pranë tyre qëndrojnë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,

37:49

كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ ٤٩

Sikur të ishin vezë delikate të ruajtura mirë.

37:50

فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ ٥٠

Ata (besimtarët) qëndrojnë përballë njëri-tjetrit e bisedojnë,

37:51

قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ ٥١

Njëri prej tyre (do të nisë bisedën e) do të thotë: “Unë kam pasur një shok (që nuk më ndahej),

37:52

يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ ٥٢

Ai më thoshte: “ Çfarë! Ti je prej atyre që besojnë se

37:53

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ ٥٣

kur të kemi vdekur e të jemi bërë pluhur dhe eshtra, do të marrim shpërblime e dënime (sipas veprave)?”

37:54

قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ ٥٤

Ai (besimtari) thotë: “A do të donit të shikojmë jashtë (të dënuarit)?”

37:55

فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ ٥٥

Ai shikon dhe e vëren atë (shokun që nuk i ndahej) në mes të Zjarrit.

37:56

قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ ٥٦

Dhe thotë: “Betohem në Allahun! Për pak më rrëzove edhe mua (në Zjarr).

37:57

وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ ٥٧

Sikur të mos kishte qenë mirësia e Zotit tim, unë do të kisha qenë bashkë me ata që janë atje (në zjarr).

37:58

أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ ٥٨

Dhe ne nuk do të vdesim më,

37:59

إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ ٥٩

Përveç vdekjes sonë të parë. Dhe ne nuk kemi për t'u dënuar.”

37:60

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٦٠

Vërtet, ky është suksesi më i madh,

37:61

لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ ٦١

Ja, për një mirësi të tillë le të punojnë të gjithë punëmirët!

37:62

أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ ٦٢

A është më i mirë ky premtim (në xhenet), apo Pema e Zekumit?

37:63

إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ ٦٣

Ne e kemi bërë atë sprovë për keqbërësit.

37:64

إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ ٦٤

Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit.

37:65

طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ ٦٥

Frutat e saj janë si koka shejtanësh.

37:66

فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ٦٦

Ata do të hanë dhe do të mbushin barqet prej saj.

37:67

ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ ٦٧

Pastaj, pas kësaj, atyre do t'u jepet një përzierje me ujë të valë.

37:68

ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ ٦٨

Pastaj, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.

37:69

إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ ٦٩

Ata i gjetën etërit e tyre në humbje (të plotë)

37:70

فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ ٧٠

Dhe kështu u turrën pas hapave të tyre.

37:71

وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٧١

Edhe para këtyre (popullit tënd) shumë nga popujt e lashtë shkuan në humbje.

37:72

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ ٧٢

Ne u patëm dërguar atyre profetë për t'i paralajmëruar.

37:73

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ ٧٣

Dhe shih se si qe fundi i atyre që u paralajmëruan!

37:74

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٧٤

(Të gjithë u dënuan) Përveç robve të Allahut që ishin të sinqertë.

37:75

وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ ٧٥

(Herët) Ne na pati thirrur (në ndihmë) Nuhu. Dhe Ne jemi më të mirët që i përgjigjemi lutjes.

37:76

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ٧٦

Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej Katastrofës së madhe.

37:77

وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ ٧٧

E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.

37:78

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ٧٨

Dhe Ne e lamë këtë (histori) si kujtim për popujt e ardhshëm.

37:79

سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٩

Paqja qoftë mbi Nuhun në mbarë botën!

37:80

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٨٠

Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

37:81

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٨١

Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

37:82

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ٨٢

Të tjerët (që nuk besuan) i përmbytëm.

37:83

۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ ٨٣

Nga ata që pasuan rrugën e tij, qe Ibrahimi.

37:84

إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ ٨٤

Ja, ai shkoi te Zoti i vet me zemër të pastër.

37:85

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ ٨٥

Ai i tha të atit dhe popullit të vet: “Ç'është ajo që ju po adhuroni?

37:86

أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ ٨٦

Vallë, në vend të Allahut po merrni zota të trilluar?

37:87

فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٧

Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?"

37:88

فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ ٨٨

Pastaj, ai u hodhi një vështrim yjeve,

37:89

فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ ٨٩

Dhe tha: “Unë jam i sëmurë.”

37:90

فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ ٩٠

Ata i kthyen shpinën dhe u larguan.

37:91

فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ ٩١

Iu kthye zotave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?”

37:92

مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ ٩٢

Ç'është me ju, që nuk po flisni?"

37:93

فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ ٩٣

Pastaj iu kthye atyre e i gjuajti me dorën e djathtë.

37:94

فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ ٩٤

Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë.

37:95

قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ ٩٥

Ai (Ibrahimi) tha: “Po adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”.

37:96

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ ٩٦

Por, është Allahu Ai që ju ka krijuar ju dhe atë që ju bëni.

37:97

قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ ٩٧

Ata thanë: “Bëni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin përvëlues!

37:98

فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ ٩٨

Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit.”.

37:99

وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ ٩٩

Ai (Ibrahimi) tha: “Unë do të shkoj te Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë.”

37:100

رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١٠٠

O Zoti im! Më dhuro mua pasardhës të mirë!

37:101

فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ ١٠١

Ne e gëzuam atë me një djalë të butë (Ismailin).

37:102

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٠٢

Dhe kur ai (djali) u rrit aq sa të punonte së bashku me të atin, ai (Ibrahimi) i tha: “O biri im! Unë kam parë në ëndërr se duhet të të bëj kurban. Çfarë mendon ti?” Ai (Ismaili) tha: “O babai im! Bëj siç je urdhëruar! Në dashtë Allahu unë do të jem durimtar.”

37:103

فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ ١٠٣

E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit (të Allahut) dhe ai (Ibrahimi) e shtriu (Ismailin) përmbys.

37:104

وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ ١٠٤

Ne i thirrëm atij: “O Ibrahim!

37:105

قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٠٥

Tashmë ti e përmbushe ëndrrën. Kështu i shpërblejmë Ne të mirët.

37:106

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ ١٠٦

Kjo ishte, vërtet një sprovë e madhe.

37:107

وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ ١٠٧

Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban shumë të madh.

37:108

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٠٨

Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm.

37:109

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ١٠٩

Paqja qoftë mbi Ibrahimin!

37:110

كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١١٠

Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

37:111

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١١

Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

37:112

وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١١٢

Dhe Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is'hakut - profet e një prej njerëzve punëmirë.

37:113

وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ ١١٣

Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe.

37:114

وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١١٤

Ne i dhamë Musait e Harunit mirësi të shumta.

37:115

وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ ١١٥

Dhe i shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej mjerimit të madh.

37:116

وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ١١٦

Ne i ndihmuam, prandaj ata ngadhënjyen.

37:117

وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ ١١٧

Ne u dhamë atyre të dyve një Libër të qartë.

37:118

وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ١١٨

Dhe i udhëzuam në rrugën e drejtë.

37:119

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١١٩

Ne kemi lënë për ta një kujtim të mirë ndër brezat e mëvonshëm.

37:120

سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١٢٠

Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin.

37:121

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٢١

Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

37:122

إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٢٢

Vërtet, ata të dy ishin nga robërit Tanë besimtarë.

37:123

وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٢٣

Edhe Iljasi qe prej të dërguarve Tanë.

37:124

إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ ١٢٤

Kujto, kur ai i tha popullit të vet: “A nuk keni frikë (Allahun)?”

37:125

أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ ١٢٥

A “Bea'l-it” (idhull) po i luteni dhe e braktisni më të mirin Krijues-

37:126

ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٢٦

Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e etërve tuaj të hershëm?!”

37:127

فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٢٧

Por ata e përgënjeshtruan atë, prandaj të gjithë do të jenë në Xhehenem.

37:128

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٢٨

Përveç robve të sinqertë të Allahut.

37:129

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ ١٢٩

Dhe Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm.

37:130

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ ١٣٠

Paqja qoftë mbi Iljasin!

37:131

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٣١

Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.

37:132

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٣٢

Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.

37:133

وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٣٣

Edhe Luti qe prej të dërguarve Tanë.

37:134

إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٣٤

Kujto, kur Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij!

37:135

إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٣٥

Përveç një plake (gruas së tij) që mbeti me të dënuarit.

37:136

ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ١٣٦

Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët.

37:137

وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ ١٣٧

Ju (o banorë të Mekës) me siguri kaloni aty pranë (rrënojave) ditën

37:138

وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٣٨

dhe natën (gjatë udhëtimeve). Atëherë, a nuk po llogjikoni?

37:139

وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٣٩

Edhe Junusi qe nga të dërguarit Tanë.

37:140

إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١٤٠

Kujto kur ai vrapoi (si një rob i aratisur) drejt anijes që ishte e mbushur plot e përplot (me udhëtarë)!

37:141

فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ ١٤١

Dhe hodhi short (me udhëtarët se kush duhej flakur nga anija), por humbi (ndaj e hodhën në det).

37:142

فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ ١٤٢

Atë e gëlltiti peshku i madh dhe e meritoi atë dënim.

37:143

فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ ١٤٣

E sikur të mos kishte qenë prej atyre që e madhërojnë shumë Zotin (me tesbih),

37:144

لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ١٤٤

Ai do të mbetej në barkun e peshkut deri në Ditën e Ringjalljes.

37:145

۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ ١٤٥

Ne e nxorëm atë në një breg të zhveshur e të shkretë, ashtu të sëmurë.

37:146

وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ ١٤٦

Dhe bëmë që të mbijë pranë tij një bimë kungulli.

37:147

وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ ١٤٧

Pastaj, Ne e dërguam atë (me detyrë) te njëqind mijë e më shumë (njerëz)

37:148

فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ ١٤٨

Dhe ata i besuan. Ne i lamë të jetonin për një kohë.

37:149

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ ١٤٩

Tani pyeti ata (o Muhamed): “Vallë Zotit tënd i takojnë vajzat, kurse atyre u takojnë djemtë?”

37:150

أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ ١٥٠

Mos vallë Ne i krijuam melekët femra dhe ata ishin dëshmitarë?

37:151

أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ ١٥١

Vini re se si trillojnë e thonë:

37:152

وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١٥٢

“Allahu ka lindur fëmijë.” Nuk ka dyshim se ata janë gënjeshtarë.

37:153

أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ ١٥٣

Mos vallë Ai i ka bërë vajzat më të zgjedhura se djemtë?

37:154

مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ ١٥٤

Ç'është me ju? Si gjykoni kështu?

37:155

أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ١٥٥

A nuk po mendoni?

37:156

أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ ١٥٦

Apo mos vallë keni ndonjë provë të sigurt për atë që thoni?!

37:157

فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٥٧

Atëherë silleni librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!

37:158

وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٥٨

Ata (idhujtarët) kanë trilluar edhe lidhje farefisnore mes Tij dhe xhindeve. Por, xhindet e dinë mirë se ata (idhujtarët) do të jenë në zjarr.

37:159

سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٥٩

I madhëruar qoftë Allahu nga ajo që ata i përshkruajnë.

37:160

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٠

(Të gjithë ata trilluan gënjeshtra) Përveç robve të sinqertë të Allahut.

37:161

فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ ١٦١

E, as ju dhe as ata që ju i adhuroni (idhujt),

37:162

مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ ١٦٢

Nuk mund ta çoni në humbje askënd,

37:163

إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ ١٦٣

Përveç atyre që do të hidhen në Xhehenem.

37:164

وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ ١٦٤

Çdonjëri prej nesh (melekëve) ka një vend (e detyrë) të caktuar.

37:165

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ ١٦٥

Ne (melekët) qëndrojmë të rreshtuar në rreshta (në adhurim për Zotin),

37:166

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ ١٦٦

Dhe ne e lavdërojmë Atë (Allahun) me tesbih (duke thënë subhanall-llah).

37:167

وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ ١٦٧

Dhe kishte nga ata (idhujtarët mekas) që thoshin:

37:168

لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٦٨

"Sikur të kishim pasur ndonjë libër nga të parët,

37:169

لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٩

Ne, me siguri do të kishim qenë rob të sinqertë të Allahut.",

37:170

فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ١٧٠

Ata e mohojnë atë (Kuranin). Por, shpejt do ta mësojnë (çfarë i pret).

37:171

وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧١

Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,

37:172

إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ ١٧٢

se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne)

37:173

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ١٧٣

dhe se Forcat Tona - ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.

37:174

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ ١٧٤

Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe,

37:175

وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٥

Dhe vështro (kur t'i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët).

37:176

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ ١٧٦

Mos vallë, ata duan ta shpejtojnë ndëshkimin tonë (për ta)?

37:177

فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٧

Kur, ai (dënimi) të zbresë, i keq do të jetë mëngjesi i atyre që qenë paralajmëruar.

37:178

وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ ١٧٨

Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!

37:179

وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٩

Dhe vështro (kur t'i përfshijë ndëshkimi) se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët).

37:180

سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٨٠

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Krenarisë! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata.

37:181

وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٨١

Paqja (e çdo mirësi) qoftë mbi të Dërguarit (e Allahut).

37:182

وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٨٢

Dhe të gjitha lavdërimet qofshin për Allahut, Zotin e gjithësisë!