Sureja Fatir

Sureja 35, mekase, 45 ajete.

35:1

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ جَاعِلِ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ رُسُلًا أُوْلِيٓ أَجۡنِحَةٖ مَّثۡنَىٰ وَثُلَٰثَ وَرُبَٰعَۚ يَزِيدُ فِي ٱلۡخَلۡقِ مَا يَشَآءُۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ١

I lavdëruar qoftë Allahu, Krijuesi i qiejve e i tokës (nga asgjëja), i Cili i bëri melekët të dërguar me nga dy, tre dhe katër palë krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.

35:2

مَّا يَفۡتَحِ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحۡمَةٖ فَلَا مُمۡسِكَ لَهَاۖ وَمَا يُمۡسِكۡ فَلَا مُرۡسِلَ لَهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢

Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi) që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri.

35:3

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡۚ هَلۡ مِنۡ خَٰلِقٍ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ ٣

O njerëz! Kujtoni me mirënjohje të mirat e Allahut për ju! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon ju nga qielli e nga toka? Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Tij. Atëherë si po largoheni nga e vërteta?

35:4

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كُذِّبَتۡ رُسُلٞ مِّن قَبۡلِكَۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ٤

Dhe nëse ata të mohojnë ty, dije se edhe të dërguarit para teje janë mohuar. Por, vetëm te Allahu do të kthehen (për gjykim) të gjitha çështjet.

35:5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلۡغَرُورُ ٥

O njerëz! Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj mos lejoni që t'ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t'ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij).

35:6

إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لَكُمۡ عَدُوّٞ فَٱتَّخِذُوهُ عَدُوًّاۚ إِنَّمَا يَدۡعُواْ حِزۡبَهُۥ لِيَكُونُواْ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ ٦

Shejtani është armiku juaj. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.

35:7

ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٞ كَبِيرٌ ٧

Ata që mohuan do të kenë një dënim të ashpër kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh.

35:8

أَفَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ فَرَءَاهُ حَسَنٗاۖ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۖ فَلَا تَذۡهَبۡ نَفۡسُكَ عَلَيۡهِمۡ حَسَرَٰتٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا يَصۡنَعُونَ ٨

Atëherë a është i njëjtë ai të cilin e joshin veprat e keqia dhe i sheh ato si të mira me atë, që e sheh qartë të vërtetën? Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe e udhëzon atë që dëshiron. Prandaj ti mos u dëshpëro për ta! Allahu e di mirë atë që bëjnë ata.

35:9

وَٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابٗا فَسُقۡنَٰهُ إِلَىٰ بَلَدٖ مَّيِّتٖ فَأَحۡيَيۡنَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ كَذَٰلِكَ ٱلنُّشُورُ ٩

Është Allahu Ai që i lëshon erërat të cilat formojnë retë (plot ujë) dhe Ne i drejtojmë ato në një vend të vdekur (të thatë) dhe e ngjallim tokën pasi është shkretuar. Ja, kështu do të jetë edhe Ringjallja.

35:10

مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلۡعِزَّةَ فَلِلَّهِ ٱلۡعِزَّةُ جَمِيعًاۚ إِلَيۡهِ يَصۡعَدُ ٱلۡكَلِمُ ٱلطَّيِّبُ وَٱلۡعَمَلُ ٱلصَّٰلِحُ يَرۡفَعُهُۥۚ وَٱلَّذِينَ يَمۡكُرُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞۖ وَمَكۡرُ أُوْلَٰٓئِكَ هُوَ يَبُورُ ١٠

Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut (pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë)! Tek Ai ngjiten (të gjitha) fjalët e mira. Është Ai që i ngre lart punët e mira. Ata që kurdisin komplote të së keqes, ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë.

35:11

وَٱللَّهُ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ جَعَلَكُمۡ أَزۡوَٰجٗاۚ وَمَا تَحۡمِلُ مِنۡ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلۡمِهِۦۚ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٖ وَلَا يُنقَصُ مِنۡ عُمُرِهِۦٓ إِلَّا فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ ١١

Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun.”.

35:12

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡبَحۡرَانِ هَٰذَا عَذۡبٞ فُرَاتٞ سَآئِغٞ شَرَابُهُۥ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٞۖ وَمِن كُلّٖ تَأۡكُلُونَ لَحۡمٗا طَرِيّٗا وَتَسۡتَخۡرِجُونَ حِلۡيَةٗ تَلۡبَسُونَهَاۖ وَتَرَى ٱلۡفُلۡكَ فِيهِ مَوَاخِرَ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ١٢

Nuk janë njëlloj dy dete - ky është i ëmbël, i pijshëm dhe i këndshëm dhe ky tjetri është i kripur dhe i hidhur. Prej tyre ju (nxirrni e) hani mish të njomë e të freskët dhe nxirrni edhe stoli, që i mbani si zbukurime. Dhe ti i sheh anijet se si çajnë dallgët zhurmshëm, që ju të mund të kërkoni nga të mirat e Tij dhe të bëheni mirënjohës.

35:13

يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ يَجۡرِي لِأَجَلٖ مُّسَمّٗىۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ لَهُ ٱلۡمُلۡكُۚ وَٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ مَا يَمۡلِكُونَ مِن قِطۡمِيرٍ ١٣

Është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë Sundimi. Dhe ata që ju u luteni përveç Atij, nuk posedojnë as një cipë të hollë (si ajo e farës së hurmës).

35:14

إِن تَدۡعُوهُمۡ لَا يَسۡمَعُواْ دُعَآءَكُمۡ وَلَوۡ سَمِعُواْ مَا ٱسۡتَجَابُواْ لَكُمۡۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُونَ بِشِرۡكِكُمۡۚ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثۡلُ خَبِيرٖ ١٤

Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund t'i përgjigjen (lutjes suaj). Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. Dhe askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.”

35:15

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ ١٥

O njerëz! Ju keni nevojë për Allahun, kurse Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar.

35:16

إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَأۡتِ بِخَلۡقٖ جَدِيدٖ ١٦

Nëse do të dëshironte Ai mund t'ju zhdukte e të sillte krijesa të tjera.

35:17

وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٖ ١٧

Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.

35:18

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ وَإِن تَدۡعُ مُثۡقَلَةٌ إِلَىٰ حِمۡلِهَا لَا يُحۡمَلۡ مِنۡهُ شَيۡءٞ وَلَوۡ كَانَ ذَا قُرۡبَىٰٓۗ إِنَّمَا تُنذِرُ ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَۚ وَمَن تَزَكَّىٰ فَإِنَّمَا يَتَزَكَّىٰ لِنَفۡسِهِۦۚ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلۡمَصِيرُ ١٨

Askush nuk do të ngarkohet me barrën (gjynahet) e tjetrit. Edhe nëse i rënduari me gjynahe thërret ndonjë për t’ia bartur ato, askush nuk do të mund t'ia bartë ato, edhe nëse është nga të afërmit e tij. Ti mund t’u tërheqësh vërejtjen veçse atyre që e kanë frikë Zotin e tyre në fshehtësi dhe e falin rregullisht namazin. Dhe kush e pastron veten, e ka për të mirën e vet dhe tek Allahu do të kthehen të gjithë.

35:19

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ ١٩

I verbri dhe ai që sheh nuk janë njëlloj.

35:20

وَلَا ٱلظُّلُمَٰتُ وَلَا ٱلنُّورُ ٢٠

Dhe as errësirat dhe drita.

35:21

وَلَا ٱلظِّلُّ وَلَا ٱلۡحَرُورُ ٢١

Dhe as hija (e freskët) dhe nxehtësia.

35:22

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَحۡيَآءُ وَلَا ٱلۡأَمۡوَٰتُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُسۡمِعُ مَن يَشَآءُۖ وَمَآ أَنتَ بِمُسۡمِعٖ مَّن فِي ٱلۡقُبُورِ ٢٢

Dhe nuk janë njëlloj të gjallët dhe të vdekurit. Allahu bën të dëgjojë atë që Ai do, kurse ti nuk mund ta bësh të dëgjojë atë që është në varr.

35:23

إِنۡ أَنتَ إِلَّا نَذِيرٌ ٢٣

Ti je veçse një qortues.

35:24

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗاۚ وَإِن مِّنۡ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٞ ٢٤

Ne të dërguam ty me të vërtetën, si përgëzues e qortues. Dhe në çdo popull Ne kemi dërguar qortues.

35:25

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدۡ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَبِٱلزُّبُرِ وَبِٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُنِيرِ ٢٥

Nëse këta të përgënjeshtrojnë ty, dije se kështu përgënjeshtruan (të vërtetën) edhe paraardhësit e këtyre, edhe pse të dërguarit e tyre u patën ardhur me argumente të qarta, me Mesazhe dhe Libër të ndritshëm.

35:26

ثُمَّ أَخَذۡتُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ ٢٦

Në fund Unë i shkatërrova ata që nuk besuan dhe a e di si ishte ai ndëshkim?

35:27

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ ثَمَرَٰتٖ مُّخۡتَلِفًا أَلۡوَٰنُهَاۚ وَمِنَ ٱلۡجِبَالِ جُدَدُۢ بِيضٞ وَحُمۡرٞ مُّخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهَا وَغَرَابِيبُ سُودٞ ٢٧

A nuk e sheh se si Allahu lëshon shi nga qielli? Dhe me të Ne bëjmë që të dalin në dritë prodhime e bimësi të shumta me ngjyra të ndryshme? Edhe nëpër male bëri shtresa të bardha e të kuqe dhe me nuanca të ndryshme ngjyrash. Ka edhe shtresa shumë të zeza.

35:28

وَمِنَ ٱلنَّاسِ وَٱلدَّوَآبِّ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ مُخۡتَلِفٌ أَلۡوَٰنُهُۥ كَذَٰلِكَۗ إِنَّمَا يَخۡشَى ٱللَّهَ مِنۡ عِبَادِهِ ٱلۡعُلَمَٰٓؤُاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ ٢٨

Edhe te njerëzit, kafshët dhe bagëtitë ka ngjyra të ndryshme. Nga robërit e Tij Allahut i frikësohen vetëm ata që kanë dije. Allahu është Ngadhënjimtar dhe Falës i Madh.

35:29

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَتۡلُونَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُواْ مِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ سِرّٗا وَعَلَانِيَةٗ يَرۡجُونَ تِجَٰرَةٗ لَّن تَبُورَ ٢٩

Ata që e lexojnë (dhe e pasojnë) Librin e Allahut, e falin rregullisht namazin dhe nga mirësitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi dhe haptazi, shpresojnë, vërtet në një Tregëti që kurrë nuk do t'u dalë me humbje.

35:30

لِيُوَفِّيَهُمۡ أُجُورَهُمۡ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ غَفُورٞ شَكُورٞ ٣٠

Sepse Ai do t’ua japë të plotë shpërblimin e tyre dhe do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. Me të vërtetë Ai është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.

35:31

وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ هُوَ ٱلۡحَقُّ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِعِبَادِهِۦ لَخَبِيرُۢ بَصِيرٞ ٣١

Ajo që Ne ta kemi shpallur ty nga Libri, është e vërteta, që vërtetëson çfarë është shpallur para tij (Kur'anit). Allahu Di mirë dhe Sheh gjithçka që bëjnë robërit e Tij.

35:32

ثُمَّ أَوۡرَثۡنَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلَّذِينَ ٱصۡطَفَيۡنَا مِنۡ عِبَادِنَاۖ فَمِنۡهُمۡ ظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ وَمِنۡهُم مُّقۡتَصِدٞ وَمِنۡهُمۡ سَابِقُۢ بِٱلۡخَيۡرَٰتِ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡكَبِيرُ ٣٢

Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.

35:33

جَنَّٰتُ عَدۡنٖ يَدۡخُلُونَهَا يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ ٣٣

Në xhenetet e Adnit do të hyjnë ata e do të stolisen me byzylykë ari e margaritari dhe veshjet e tyre do të jenë prej mëndafshi.

35:34

وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِيٓ أَذۡهَبَ عَنَّا ٱلۡحَزَنَۖ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٞ شَكُورٌ ٣٤

Dhe ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu që na i largoi të gjitha brengat! Zoti ynë është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”.

35:35

ٱلَّذِيٓ أَحَلَّنَا دَارَ ٱلۡمُقَامَةِ مِن فَضۡلِهِۦ لَا يَمَسُّنَا فِيهَا نَصَبٞ وَلَا يَمَسُّنَا فِيهَا لُغُوبٞ ٣٥

Është Ai, që me mirësinë e Tij na vendosi në Shtëpinë e përjetshme, ku nuk do të kemi asnjë mundim dhe ku nuk do të kemi asnjë lodhje.

35:36

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمۡ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقۡضَىٰ عَلَيۡهِمۡ فَيَمُوتُواْ وَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُم مِّنۡ عَذَابِهَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي كُلَّ كَفُورٖ ٣٦

Ata që mohuan i pret zjarri i xhehenemit. Atyre as nuk u jepet fund e të vdesin (rehatohen), e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë Ne çdo mohues.

35:37

وَهُمۡ يَصۡطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا نَعۡمَلۡ صَٰلِحًا غَيۡرَ ٱلَّذِي كُنَّا نَعۡمَلُۚ أَوَلَمۡ نُعَمِّرۡكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَآءَكُمُ ٱلنَّذِيرُۖ فَذُوقُواْ فَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ ٣٧

Dhe atje (në Zjarr) ata do të klithin (për ndihmë): “O Zoti ynë! Na nxirr (prej këtu). Ne do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që bënim më parë.” Por, a nuk ju dhamë Ne jetë aq sa të mund të merrte mësim cilido që dëshironte të merrete mësim dhe ju pati ardhur edhe paralajmëruesi i qartë? Shijojini frytet e veprave tuaja! Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar.

35:38

إِنَّ ٱللَّهَ عَٰلِمُ غَيۡبِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٣٨

Nuk ka dyshim se Allahu e di gjithë të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai e Di mirë gjithçka që fshihet në zemrat (e njerëzve).

35:39

هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَكُمۡ خَلَٰٓئِفَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ فَمَن كَفَرَ فَعَلَيۡهِ كُفۡرُهُۥۖ وَلَا يَزِيدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ كُفۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ إِلَّا مَقۡتٗاۖ وَلَا يَزِيدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ كُفۡرُهُمۡ إِلَّا خَسَارٗا ٣٩

Është Ai që ju bëri ju trashëgimtarë (të njëri-tjetrit) në Tokë. Kush nuk besoi, mosbesimin e ka kundër vetvetes dhe mosbesimi nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër te Zoti, vetëm se urrejtje. Dhe mosbesimi, nuk u shton jobesimtarëve asgjë tjetër, vetëm se dëshpërim.

35:40

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ شُرَكَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُواْ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ لَهُمۡ شِرۡكٞ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ أَمۡ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ كِتَٰبٗا فَهُمۡ عَلَىٰ بَيِّنَتٖ مِّنۡهُۚ بَلۡ إِن يَعِدُ ٱلظَّٰلِمُونَ بَعۡضُهُم بَعۡضًا إِلَّا غُرُورًا ٤٠

Thuaj: “A i keni parë zotat tuaj që ju i adhuroni veç Allahut? Më tregoni çfarë është ajo që kanë krijuar ata në Tokë? Apo mos kanë ndonjë pjesë në qiej? Mos vallë u kemi dhënë atyre ndonjë Libër dhe ata mbështeten në të?” Jo. Keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit veçse mashtrime.

35:41

۞ إِنَّ ٱللَّهَ يُمۡسِكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ أَن تَزُولَاۚ وَلَئِن زَالَتَآ إِنۡ أَمۡسَكَهُمَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورٗا ٤١

Është Allahu Ai që i mban qiejt dhe tokën që të mos bien. Po të binin, s’ka asnjë veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Butë dhe Falës i Madh.

35:42

وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَئِن جَآءَهُمۡ نَذِيرٞ لَّيَكُونُنَّ أَهۡدَىٰ مِنۡ إِحۡدَى ٱلۡأُمَمِۖ فَلَمَّا جَآءَهُمۡ نَذِيرٞ مَّا زَادَهُمۡ إِلَّا نُفُورًا ٤٢

Ata u betuan me betimin më të fortë në Allahun se, nëse do t'u vinte ndonjë Profet, ata do të ishin më të udhëzuar (më besimtarë) se çdo popull tjetër (jehudët e krishterët). Por, kur atyre u erdhi Profeti, kjo u shtoi veçse largimin (nga e Vërteta).

35:43

ٱسۡتِكۡبَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَكۡرَ ٱلسَّيِّيِٕۚ وَلَا يَحِيقُ ٱلۡمَكۡرُ ٱلسَّيِّئُ إِلَّا بِأَهۡلِهِۦۚ فَهَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ ٱلۡأَوَّلِينَۚ فَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَبۡدِيلٗاۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَحۡوِيلًا ٤٣

Për shkak të mendjemadhësisë së tyre dhe të dredhive të tyre për të keqen. Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën. A janë duke pritur ata ndonjë ligj tjetër veç ligjit të Allahut ndër popujt e hershëm? Në ligjin e Allahut nuk do të gjesh asnjë ndryshim.

35:44

أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَكَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعۡجِزَهُۥ مِن شَيۡءٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَلِيمٗا قَدِيرٗا ٤٤

A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin më të fuqishëm se këta (të sotmit). Allahut kurrë nuk mund t'i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë. Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm.

35:45

وَلَوۡ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِمَا كَسَبُواْ مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهۡرِهَا مِن دَآبَّةٖ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمۡ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗىۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِۦ بَصِيرَۢا ٤٥

Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet.