Sureja Kehf

Sureja 18, mekase, 110 ajete.

18:1

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ عَلَىٰ عَبۡدِهِ ٱلۡكِتَٰبَ وَلَمۡ يَجۡعَل لَّهُۥ عِوَجَاۜ ١

Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut i Cili i ka shpallur Robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kur'anin) dhe nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim!

18:2

قَيِّمٗا لِّيُنذِرَ بَأۡسٗا شَدِيدٗا مِّن لَّدُنۡهُ وَيُبَشِّرَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أَنَّ لَهُمۡ أَجۡرًا حَسَنٗا ٢

(Një Libër) Të drejtë (e pa kundërthënie), për të paralajmëruar një dënim të rëndë prej Tij (për femohuesit), e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se do të kenë një Shpërblim të mrekullueshëm (Xhenetin)

18:3

مَّٰكِثِينَ فِيهِ أَبَدٗا ٣

Në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë.

18:4

وَيُنذِرَ ٱلَّذِينَ قَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗا ٤

Si edhe për t'i paralajmëruar ata që thonë se Allahu ka bir.

18:5

مَّا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٖ وَلَا لِأٓبَآئِهِمۡۚ كَبُرَتۡ كَلِمَةٗ تَخۡرُجُ مِنۡ أَفۡوَٰهِهِمۡۚ إِن يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبٗا ٥

Kurrfarë dijenie nuk kanë ata për këtë dhe as etërit e tyre nuk kishin. Sa e rëndë është ajo fjalë që del nga gojët e tyre! Ajo që thonë ata është veçse gënjeshtër.

18:6

فَلَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ إِن لَّمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَسَفًا ٦

Mos vallë do të shkatërrosh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kur’an)?

18:7

إِنَّا جَعَلۡنَا مَا عَلَى ٱلۡأَرۡضِ زِينَةٗ لَّهَا لِنَبۡلُوَهُمۡ أَيُّهُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗا ٧

Gjithçka në Tokë, Ne e kemi bërë vetëm si stoli, për t’i provuar se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.

18:8

وَإِنَّا لَجَٰعِلُونَ مَا عَلَيۡهَا صَعِيدٗا جُرُزًا ٨

Çfarë ka Në Tokë do ta bëjmë pluhur e dhe.

18:9

أَمۡ حَسِبۡتَ أَنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡكَهۡفِ وَٱلرَّقِيمِ كَانُواْ مِنۡ ءَايَٰتِنَا عَجَبًا ٩

A mos mendove ti se shokët e shpellës së Rekimit ishin nga Shenjat Tona më të çuditshme?

18:10

إِذۡ أَوَى ٱلۡفِتۡيَةُ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ فَقَالُواْ رَبَّنَآ ءَاتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةٗ وَهَيِّئۡ لَنَا مِنۡ أَمۡرِنَا رَشَدٗا ١٠

Kur djelmoshat u strehuan në shpellë, thanë: “O Zoti ynë! Na dhuro mëshirë nga ana Jote dhe na jep udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”

18:11

فَضَرَبۡنَا عَلَىٰٓ ءَاذَانِهِمۡ فِي ٱلۡكَهۡفِ سِنِينَ عَدَدٗا ١١

Ne ua mbyllëm veshët (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vite me radhë (që të mos dëgjonin).

18:12

ثُمَّ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِنَعۡلَمَ أَيُّ ٱلۡحِزۡبَيۡنِ أَحۡصَىٰ لِمَا لَبِثُوٓاْ أَمَدٗا ١٢

Pastaj i zgjuam për të parë se cili prej dy grupeve do të ishte më i mirë në llogaritjen e viteve të qëndrimit (në gjumë).

18:13

نَّحۡنُ نَقُصُّ عَلَيۡكَ نَبَأَهُم بِٱلۡحَقِّۚ إِنَّهُمۡ فِتۡيَةٌ ءَامَنُواْ بِرَبِّهِمۡ وَزِدۡنَٰهُمۡ هُدٗى ١٣

Ne po të tregojmë historinë e tyre me saktësi. Ata qenë djelmosha që kishin besuar në Zotin e tyre dhe Ne ua shtuam atyre udhëzimin.

18:14

وَرَبَطۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ إِذۡ قَامُواْ فَقَالُواْ رَبُّنَا رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَن نَّدۡعُوَاْ مِن دُونِهِۦٓ إِلَٰهٗاۖ لَّقَدۡ قُلۡنَآ إِذٗا شَطَطًا ١٤

Ne i forcuam zemrat e tyre (me besim të qëndrueshëm) dhe ja ata u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne kurrë nuk do të adhurojmë asnjë zot tjetër përveç Tij. Po ta bënim këtë do të thoshim një gënjeshtër të shëmtuar.”

18:15

هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمُنَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗۖ لَّوۡلَا يَأۡتُونَ عَلَيۡهِم بِسُلۡطَٰنِۭ بَيِّنٖۖ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا ١٥

Këta njerëzit tanë kanë adhuruar zota të tjerë përveç Atij. Përse nuk sjellin ata një argument të qartë e bindës për atë që bëjnë? A ka më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?

18:16

وَإِذِ ٱعۡتَزَلۡتُمُوهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ فَأۡوُۥٓاْ إِلَى ٱلۡكَهۡفِ يَنشُرۡ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّن رَّحۡمَتِهِۦ وَيُهَيِّئۡ لَكُم مِّنۡ أَمۡرِكُم مِّرۡفَقٗا ١٦

Përderisa jeni larguar prej tyre dhe prej asaj që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë strehohuni në Shpellë! Zoti juaj do t'ju dhurojë nga mëshira e Tij e gjerë dhe do t'jua lehtësojë çështjen tuaj dhe çdo gjë që është në dobinë tuaj.

18:17

۞ وَتَرَى ٱلشَّمۡسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهۡفِهِمۡ ذَاتَ ٱلۡيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقۡرِضُهُمۡ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمۡ فِي فَجۡوَةٖ مِّنۡهُۚ ذَٰلِكَ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِۗ مَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيّٗا مُّرۡشِدٗا ١٧

Dhe ti e shihje diellin. Kur agonte, anonte prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ana e majtë e tyre dhe ata ishin në një vend të gjerë në mes të saj. Kjo është një nga shenjat e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë.

18:18

وَتَحۡسَبُهُمۡ أَيۡقَاظٗا وَهُمۡ رُقُودٞۚ وَنُقَلِّبُهُمۡ ذَاتَ ٱلۡيَمِينِ وَذَاتَ ٱلشِّمَالِۖ وَكَلۡبُهُم بَٰسِطٞ ذِرَاعَيۡهِ بِٱلۡوَصِيدِۚ لَوِ ٱطَّلَعۡتَ عَلَيۡهِمۡ لَوَلَّيۡتَ مِنۡهُمۡ فِرَارٗا وَلَمُلِئۡتَ مِنۡهُمۡ رُعۡبٗا ١٨

Ti do të mendoje se ata janë zgjuar, ndërsa ishin duke fjetur. Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, me siguri do të kishe ikur i mbushur me frikë prej tyre.

18:19

وَكَذَٰلِكَ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِيَتَسَآءَلُواْ بَيۡنَهُمۡۚ قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ كَمۡ لَبِثۡتُمۡۖ قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۚ قَالُواْ رَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثۡتُمۡ فَٱبۡعَثُوٓاْ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمۡ هَٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلۡمَدِينَةِ فَلۡيَنظُرۡ أَيُّهَآ أَزۡكَىٰ طَعَامٗا فَلۡيَأۡتِكُم بِرِزۡقٖ مِّنۡهُ وَلۡيَتَلَطَّفۡ وَلَا يُشۡعِرَنَّ بِكُمۡ أَحَدًا ١٩

Kështu, Ne i zgjuam ata që të mund ta pyesnin njëri-tjetrin (se sa gjatë kishin fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur këtu?” Ata thanë: “Kemi ndejur (ndoshta) një ditë ose një pjesë të ditës.” (Më në fund) ata thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur këtu. Tani dërgojeni njërin prej jush me këto monedha (argjendi) në qytet, që të zgjedhë ushqimin më të mirë dhe t’jua sjellë juve. Dhe le të ketë shumë kujdes e mirësjellje e të mos i japë të kuptojë askujt për ju!”.

18:20

إِنَّهُمۡ إِن يَظۡهَرُواْ عَلَيۡكُمۡ يَرۡجُمُوكُمۡ أَوۡ يُعِيدُوكُمۡ فِي مِلَّتِهِمۡ وَلَن تُفۡلِحُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا ٢٠

Sepse nëse ata (të qytetit) vijnë te ju, do t’ju vrasin me gurë, ose do t’ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.

18:21

وَكَذَٰلِكَ أَعۡثَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ لِيَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيۡبَ فِيهَآ إِذۡ يَتَنَٰزَعُونَ بَيۡنَهُمۡ أَمۡرَهُمۡۖ فَقَالُواْ ٱبۡنُواْ عَلَيۡهِم بُنۡيَٰنٗاۖ رَّبُّهُمۡ أَعۡلَمُ بِهِمۡۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُواْ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِمۡ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيۡهِم مَّسۡجِدٗا ٢١

Dhe kështu e bëmë rastin e tyre të njohur te njerëzit që të kuptojnë se premtimi i Allahut (për ringjalljen) është i sigurt dhe se nuk mund të ketë asnjë dyshim për Orën e Gjykimit. Dhe ja, ata bisedonin për çështjen e tyre me njëri tjetrin. Disa thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë (si shenjë)!” . Zoti i tyre di më së miri për ta. Ndërsa ata që ishin me të pushtetshëm thanë: “Do të ndërtojmë një vend adhurimi (tempull) në hyrjen e tyre.”.

18:22

سَيَقُولُونَ ثَلَٰثَةٞ رَّابِعُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ وَيَقُولُونَ خَمۡسَةٞ سَادِسُهُمۡ كَلۡبُهُمۡ رَجۡمَۢا بِٱلۡغَيۡبِۖ وَيَقُولُونَ سَبۡعَةٞ وَثَامِنُهُمۡ كَلۡبُهُمۡۚ قُل رَّبِّيٓ أَعۡلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعۡلَمُهُمۡ إِلَّا قَلِيلٞۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمۡ إِلَّا مِرَآءٗ ظَٰهِرٗا وَلَا تَسۡتَفۡتِ فِيهِم مِّنۡهُمۡ أَحَدٗا ٢٢

Disa thonë: “Ishin tre dhe i katërti ishte qeni”. (Të tjerë) thonë: “Ishin pesë dhe i gjashti ishte qeni.”. Këto janë hamendësi. Ka (edhe të tjerë) që thonë: “Ishin shtatë dhe i teti ishte qeni.” Thuaj: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Janë vetëm pak që e dinë çështjen e tyre. Prandaj mos polemizo për ta (o Muhamed), përveçse me atë që është e qartë, dhe mos pyet askënd për ta!”.

18:23

وَلَا تَقُولَنَّ لِشَاْيۡءٍ إِنِّي فَاعِلٞ ذَٰلِكَ غَدًا ٢٣

Dhe mos thuaj kurrsesi për diçka: “Unë do ta bëj patjetër këtë e atë nesër.”

18:24

إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلۡ عَسَىٰٓ أَن يَهۡدِيَنِ رَبِّي لِأَقۡرَبَ مِنۡ هَٰذَا رَشَدٗا ٢٤

Pa shtuar: “Në dashtë Allahu.”! E, kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresoj se Zoti im do të më japë një udhëzim edhe më të mirë.”.

18:25

وَلَبِثُواْ فِي كَهۡفِهِمۡ ثَلَٰثَ مِاْئَةٖ سِنِينَ وَٱزۡدَادُواْ تِسۡعٗا ٢٥

Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë) duke shtuar nëntë (për vitet hënore).

18:26

قُلِ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثُواْۖ لَهُۥ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَبۡصِرۡ بِهِۦ وَأَسۡمِعۡۚ مَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِيّٖ وَلَا يُشۡرِكُ فِي حُكۡمِهِۦٓ أَحَدٗا ٢٦

Thuaj: “Allahu e di më së miri sa kanë qëndruar. Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Sa qartë shikon Ai (gjithçka) dhe sa mirë dëgjon Ai (gjithçka)! Përveç Tij (Allahut) ata (njerëzit) nuk kanë asnjë Mbrojtës. Në Vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush.

18:27

وَٱتۡلُ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَۖ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَن تَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلۡتَحَدٗا ٢٧

Lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk do të mund të gjesh asnjë strehë (e mbrojtje) përveçse tek Ai.

18:28

وَٱصۡبِرۡ نَفۡسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ رَبَّهُم بِٱلۡغَدَوٰةِ وَٱلۡعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجۡهَهُۥۖ وَلَا تَعۡدُ عَيۡنَاكَ عَنۡهُمۡ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَا تُطِعۡ مَنۡ أَغۡفَلۡنَا قَلۡبَهُۥ عَن ذِكۡرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمۡرُهُۥ فُرُطٗا ٢٨

Bëj durim e qëndro vetëm me ata që e lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje e që kanë për qëllim (shikimin në) Fytyrën e Tij dhe mos i hiq sytë prej tyre e të kërkosh stolitë e kësaj bote! Mos iu bind atij që ia kemi shkujdesur zemrën prej përmendjes Sonë dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar!

18:29

وَقُلِ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَن شَآءَ فَلۡيُؤۡمِن وَمَن شَآءَ فَلۡيَكۡفُرۡۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمۡ سُرَادِقُهَاۚ وَإِن يَسۡتَغِيثُواْ يُغَاثُواْ بِمَآءٖ كَٱلۡمُهۡلِ يَشۡوِي ٱلۡوُجُوهَۚ بِئۡسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتۡ مُرۡتَفَقًا ٢٩

Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.

18:30

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ مَنۡ أَحۡسَنَ عَمَلًا ٣٠

Le ta dinë Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se Ne nuk do ia humbim shpërblimin atij që është bamirës.

18:31

أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ جَنَّٰتُ عَدۡنٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَيَلۡبَسُونَ ثِيَابًا خُضۡرٗا مِّن سُندُسٖ وَإِسۡتَبۡرَقٖ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۚ نِعۡمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتۡ مُرۡتَفَقٗا ٣١

Ata e kanë vendin në xhenetin e Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë floriri dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë (të qëndisur). Atje do të qëndrojnë të mbështetur në shtretër (të lartë). Sa shpërblim i mrekulleshëm! Sa vend i bukur është ai!

18:32

۞ وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلٗا رَّجُلَيۡنِ جَعَلۡنَا لِأَحَدِهِمَا جَنَّتَيۡنِ مِنۡ أَعۡنَٰبٖ وَحَفَفۡنَٰهُمَا بِنَخۡلٖ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمَا زَرۡعٗا ٣٢

Tregoju atyre si shembull historinë e dy njerëzve! Njërit prej tyre Ne i dhamë dy kopshte rrushi (vreshta) dhe ato i rrethuam me hurma, e midis tyre kishte (fusha me) bimë të tjera.

18:33

كِلۡتَا ٱلۡجَنَّتَيۡنِ ءَاتَتۡ أُكُلَهَا وَلَمۡ تَظۡلِم مِّنۡهُ شَيۡـٔٗاۚ وَفَجَّرۡنَا خِلَٰلَهُمَا نَهَرٗا ٣٣

Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa asnjë mangësi. Midis tyre Ne bëmë të rrjedhë një lumë.

18:34

وَكَانَ لَهُۥ ثَمَرٞ فَقَالَ لِصَٰحِبِهِۦ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَنَا۠ أَكۡثَرُ مِنكَ مَالٗا وَأَعَزُّ نَفَرٗا ٣٤

Ai pati prodhime të shumta. Duke iu krenuar, i tha shokut të vet (besimtar): “Unë kam pasuri më shumë sesa ti dhe kam krah më të fortë.”

18:35

وَدَخَلَ جَنَّتَهُۥ وَهُوَ ظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ قَالَ مَآ أَظُنُّ أَن تَبِيدَ هَٰذِهِۦٓ أَبَدٗا ٣٥

Kur ai hyri në kopshtin e vet (së bashku me besimtarin), duke dëmtuar vetveten (me mosbesim) tha: “Unë nuk mendoj se kjo (pasuri) do të shkatërrohet ndonjëherë.

18:36

وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةٗ وَلَئِن رُّدِدتُّ إِلَىٰ رَبِّي لَأَجِدَنَّ خَيۡرٗا مِّنۡهَا مُنقَلَبٗا ٣٦

Unë nuk besoj se Ora (e kjametit) do të vijë ndonjëherë. Por edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, pa dyshim do të gjej diçka edhe më të mirë se kjo (pasuri).”.

18:37

قَالَ لَهُۥ صَاحِبُهُۥ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَكَفَرۡتَ بِٱلَّذِي خَلَقَكَ مِن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ سَوَّىٰكَ رَجُلٗا ٣٧

Shoku i vet (besimtar) - duke e qortuar - i tha: “A e mohove Atë që të krijoi nga dheu, pastaj nga një pikë uji dhe pastaj të bëri njeri të plotë?”

18:38

لَّٰكِنَّا۠ هُوَ ٱللَّهُ رَبِّي وَلَآ أُشۡرِكُ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا ٣٨

Por unë besoj se Allahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd."

18:39

وَلَوۡلَآ إِذۡ دَخَلۡتَ جَنَّتَكَ قُلۡتَ مَا شَآءَ ٱللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِٱللَّهِۚ إِن تَرَنِ أَنَا۠ أَقَلَّ مِنكَ مَالٗا وَوَلَدٗا ٣٩

Përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: “Ma shaellllah, la ku-uete il-la bil-lah.” - "Çfarë do Allahu bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Allahut.". Edhe pse me sheh se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë sesa ty,

18:40

فَعَسَىٰ رَبِّيٓ أَن يُؤۡتِيَنِ خَيۡرٗا مِّن جَنَّتِكَ وَيُرۡسِلَ عَلَيۡهَا حُسۡبَانٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَتُصۡبِحَ صَعِيدٗا زَلَقًا ٤٠

Unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt. Ndërsa për kopshtin tënd pres ndonjë fatkeqësi nga qielli e ai të gdhijë i rrafshuar.

18:41

أَوۡ يُصۡبِحَ مَآؤُهَا غَوۡرٗا فَلَن تَسۡتَطِيعَ لَهُۥ طَلَبٗا ٤١

Ose t’i shterojë uji dhe ti mos e gjesh më kurrë.”

18:42

وَأُحِيطَ بِثَمَرِهِۦ فَأَصۡبَحَ يُقَلِّبُ كَفَّيۡهِ عَلَىٰ مَآ أَنفَقَ فِيهَا وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُشۡرِكۡ بِرَبِّيٓ أَحَدٗا ٤٢

Dhe kopshtet e tij u shkatërruan vërtet. Ai përplaste shuplakat për shpenzimet që kishte bërë në to. Ato u shkatërruan që në rrënjë, prandaj ai thoshte: “O i mjeri unë, sikur të mos i kisha bërë shok Zotit tim!”

18:43

وَلَمۡ تَكُن لَّهُۥ فِئَةٞ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مُنتَصِرًا ٤٣

Atij nuk i doli ndonjë krah, që ta ndihmonte nga dënimi i Allahut, ndërkohë që edhe vetë nuk mundi ta ndalonte.

18:44

هُنَالِكَ ٱلۡوَلَٰيَةُ لِلَّهِ ٱلۡحَقِّۚ هُوَ خَيۡرٞ ثَوَابٗا وَخَيۡرٌ عُقۡبٗا ٤٤

Në të tilla sprova ndihma vjen vetëm nga Allahu, Zoti i Vërtetë . Ai është më i miri shpërblyes dhe Ai jep përfundimin më të mirë.

18:45

وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ فَأَصۡبَحَ هَشِيمٗا تَذۡرُوهُ ٱلرِّيَٰحُۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقۡتَدِرًا ٤٥

Tregoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote! Ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli dhe bima e tokës e thith atë. Por më pas ajo bëhet si bar i thatë që e shpërndajnë erërat. Allahu ka fuqi për gjithçka.

18:46

ٱلۡمَالُ وَٱلۡبَنُونَ زِينَةُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابٗا وَخَيۡرٌ أَمَلٗا ٤٦

Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten gjithmonë, janë më të mira te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.

18:47

وَيَوۡمَ نُسَيِّرُ ٱلۡجِبَالَ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ بَارِزَةٗ وَحَشَرۡنَٰهُمۡ فَلَمۡ نُغَادِرۡ مِنۡهُمۡ أَحَدٗا ٤٧

Një Ditë Ne do t'i shkulim malet dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë (e të shkretë) dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë askënd pas.

18:48

وَعُرِضُواْ عَلَىٰ رَبِّكَ صَفّٗا لَّقَدۡ جِئۡتُمُونَا كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةِۭۚ بَلۡ زَعَمۡتُمۡ أَلَّن نَّجۡعَلَ لَكُم مَّوۡعِدٗا ٤٨

Ata do të sillen të gjithë para Zotit tënd të rreshtuar (e do t'u thuhet): “Tashmë keni ardhur para Nesh ashtu, siç ju patëm krijuar herën e parë. Por ju (o mohues) mendonit se Ne nuk do të caktonim për ju një Ditë takimi (për gjykim).”.

18:49

وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ فَتَرَى ٱلۡمُجۡرِمِينَ مُشۡفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَٰوَيۡلَتَنَا مَالِ هَٰذَا ٱلۡكِتَٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةٗ وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحۡصَىٰهَاۚ وَوَجَدُواْ مَا عَمِلُواْ حَاضِرٗاۗ وَلَا يَظۡلِمُ رَبُّكَ أَحَدٗا ٤٩

“Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.

18:50

وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلۡجِنِّ فَفَسَقَ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِۦٓۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِي وَهُمۡ لَكُمۡ عَدُوُّۢۚ بِئۡسَ لِلظَّٰلِمِينَ بَدَلٗا ٥٠

Kur u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!", ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai qe një nga xhindet dhe nuk e respektoi Urdhrin e Zotit të vet.”. "Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhesit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky!

18:51

۞ مَّآ أَشۡهَدتُّهُمۡ خَلۡقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَا خَلۡقَ أَنفُسِهِمۡ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ ٱلۡمُضِلِّينَ عَضُدٗا ٥١

Unë nuk i bëra ata (shejtanët) dëshmitarë të krijimit të qiejve e të Tokës e as të krijimit të vetë atyre. Unë kurrë nuk do të merrja për ndihmëtarë ata që çojnë njerëzit në humbje.

18:52

وَيَوۡمَ يَقُولُ نَادُواْ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ فَدَعَوۡهُمۡ فَلَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُمۡ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُم مَّوۡبِقٗا ٥٢

Një Ditë Ai do t'u thotë: “Thirrini (për ndihmë) ata, për të cilët pretenduat se janë shokët e Mi!”. Ata do t'i thërrasin, por (idhujt) nuk do t'u përgjigjen. Ne do të fusim urrejtje (si dënim) mes tyre.

18:53

وَرَءَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٱلنَّارَ فَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مُّوَاقِعُوهَا وَلَمۡ يَجِدُواْ عَنۡهَا مَصۡرِفٗا ٥٣

Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.

18:54

وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٖۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَكۡثَرَ شَيۡءٖ جَدَلٗا ٥٤

Në këtë Kur’an, Ne u kemi shpjeguar njerëzve çdolloj shembulli, por njeriu kundërshton më shumë se çdo kush tjetër.

18:55

وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤۡمِنُوٓاْ إِذۡ جَآءَهُمُ ٱلۡهُدَىٰ وَيَسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّهُمۡ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ قُبُلٗا ٥٥

Pas ardhjes së udhëzimit, njerëzit nuk i pengon asgjë që të besojnë dhe t'i kërkojnë falje Zotit të tyre. Ata veç presin t’u bien edhe atyre fatkeqësitë e popujve të parë ose t’u vijë dënimi ballë për ballë.

18:56

وَمَا نُرۡسِلُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَۚ وَيُجَٰدِلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّۖ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَمَآ أُنذِرُواْ هُزُوٗا ٥٦

Ne i dërgojmë profetët veçse si përgëzues e qortues. Por ata që mohojnë përdorin të pavërtetat në polemikat e tyre, me qëllim që, përmes tyre, të dobësojnë të vërtetën. Ata tallen me argumentet e Mia dhe atë që kërcënohen.

18:57

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعۡرَضَ عَنۡهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُۚ إِنَّا جَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۖ وَإِن تَدۡعُهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ فَلَن يَهۡتَدُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا ٥٧

E kush është më i padrejtë se ai, i cili pasi këshillohet me argumentet e Zotit të vet ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që bëri me duart e veta? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe në veshët e tyre shurdhërinë. Prandaj edhe nëse i thërret në rrugë të drejtë, ata nuk do ta pranojnë kurrë udhëzimin.

18:58

وَرَبُّكَ ٱلۡغَفُورُ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۖ لَوۡ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُواْ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلۡعَذَابَۚ بَل لَّهُم مَّوۡعِدٞ لَّن يَجِدُواْ مِن دُونِهِۦ مَوۡئِلٗا ٥٨

Por, Zoti yt fal shumë dhe ka mëshirë të madhe. Sikur t’i ndëshkonte (menjëherë) për atë që kanë vepruar, do t’ua përshpejtonte dënimin. Por ata i pret koha e premtuar (për llogari), nga e cila nuk kanë për të gjetur strehim.

18:59

وَتِلۡكَ ٱلۡقُرَىٰٓ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَعَلۡنَا لِمَهۡلِكِهِم مَّوۡعِدٗا ٥٩

Ne i shkatërruam ata popuj kur bënë padrejtësi dhe për shkatërrimin e tyre patëm caktuar një afat (të pakthyeshëm).

18:60

وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَىٰهُ لَآ أَبۡرَحُ حَتَّىٰٓ أَبۡلُغَ مَجۡمَعَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ أَوۡ أَمۡضِيَ حُقُبٗا ٦٠

Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të ndalem derisa ta arrij në vendtakimin e dy deteve, edhe sikur të më duhet të udhëtoj shumë gjatë.”

18:61

فَلَمَّا بَلَغَا مَجۡمَعَ بَيۡنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ سَرَبٗا ٦١

Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata harruan fare për peshkun e tyre, i cili mori rrugën vetë e u fut në det.

18:62

فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَىٰهُ ءَاتِنَا غَدَآءَنَا لَقَدۡ لَقِينَا مِن سَفَرِنَا هَٰذَا نَصَبٗا ٦٢

Pasi e kaluan atë vend, ai i tha djaloshit: “Na jep ushqimin, se na lodhi shumë ky udhëtim!”

18:63

قَالَ أَرَءَيۡتَ إِذۡ أَوَيۡنَآ إِلَى ٱلصَّخۡرَةِ فَإِنِّي نَسِيتُ ٱلۡحُوتَ وَمَآ أَنسَىٰنِيهُ إِلَّا ٱلشَّيۡطَٰنُ أَنۡ أَذۡكُرَهُۥۚ وَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ عَجَبٗا ٦٣

Ai (djaloshi) i tha: “E sheh? Kur qëndruam te shkëmbi, unë e harrova fare peshkun. Përveç shejtanit, askush tjetër nuk më pengoi që të ta kujtoja peshkun, që, në mënyrë krejt të çuditshme, u nis e fut vetë në det.”

18:64

قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبۡغِۚ فَٱرۡتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصٗا ٦٤

“Atëherë, - tha Musai, - ai atje është vendi që ne po kërkojmë.” E kështu, ata u kthyen edhe njëherë andej nga kishin ardhur.

18:65

فَوَجَدَا عَبۡدٗا مِّنۡ عِبَادِنَآ ءَاتَيۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَعَلَّمۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلۡمٗا ٦٥

Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.

18:66

قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلۡ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمۡتَ رُشۡدٗا ٦٦

Musai i tha atij (Hidrit): “A pranon të vij me ty, që të më mësosh diçka nga udhëzimi i drejtë që të është mësuar ty (nga Zoti)?”

18:67

قَالَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا ٦٧

Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua.

18:68

وَكَيۡفَ تَصۡبِرُ عَلَىٰ مَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ خُبۡرٗا ٦٨

E si mund të durosh për gjëra për të cilat nuk ke dituri?”

18:69

قَالَ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ صَابِرٗا وَلَآ أَعۡصِي لَكَ أَمۡرٗا ٦٩

(Musai) Tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem durimtar dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë.”

18:70

قَالَ فَإِنِ ٱتَّبَعۡتَنِي فَلَا تَسۡـَٔلۡنِي عَن شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ أُحۡدِثَ لَكَ مِنۡهُ ذِكۡرٗا ٧٠

Ai (Hidri) i tha: “Nëse më shoqëron, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të flas për të!”.

18:71

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا رَكِبَا فِي ٱلسَّفِينَةِ خَرَقَهَاۖ قَالَ أَخَرَقۡتَهَا لِتُغۡرِقَ أَهۡلَهَا لَقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـًٔا إِمۡرٗا ٧١

Dhe kështu ata u nisën. Kur hipën në anije, ai (Hidri) hapi një vrimë në të. Ai (Musai) tha: “Mos vallë e hape vrimën që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Me të vërtet bëre një punë shumë të keqe.”

18:72

قَالَ أَلَمۡ أَقُلۡ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا ٧٢

(Hidri) Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?”

18:73

قَالَ لَا تُؤَاخِذۡنِي بِمَا نَسِيتُ وَلَا تُرۡهِقۡنِي مِنۡ أَمۡرِي عُسۡرٗا ٧٣

Mos më qorto për faktin që harrova - i tha ai (Musai) - dhe mos ma vështirëso këtë shoqërim!”

18:74

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا لَقِيَا غُلَٰمٗا فَقَتَلَهُۥ قَالَ أَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا زَكِيَّةَۢ بِغَيۡرِ نَفۡسٖ لَّقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـٔٗا نُّكۡرٗا ٧٤

Ata vazhduan rrugën, derisa takuan një fëmijë, të cilin ai (Hidri) e vrau. Ai (Musai) i tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar.”

18:75

۞ قَالَ أَلَمۡ أَقُل لَّكَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا ٧٥

Ai (Hidri) tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”

18:76

قَالَ إِن سَأَلۡتُكَ عَن شَيۡءِۭ بَعۡدَهَا فَلَا تُصَٰحِبۡنِيۖ قَدۡ بَلَغۡتَ مِن لَّدُنِّي عُذۡرٗا ٧٦

(Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të të shoqëroj! Tashmë ke arsyetim ndaj meje (të mos më lejosh të të shoqëroj).”

18:77

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَيَآ أَهۡلَ قَرۡيَةٍ ٱسۡتَطۡعَمَآ أَهۡلَهَا فَأَبَوۡاْ أَن يُضَيِّفُوهُمَا فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارٗا يُرِيدُ أَن يَنقَضَّ فَأَقَامَهُۥۖ قَالَ لَوۡ شِئۡتَ لَتَّخَذۡتَ عَلَيۡهِ أَجۡرٗا ٧٧

Vazhduan udhëtimin derisa arritën te banorët e një qyteti e u kërkuan t’u jepnin ushqim. Por, ata nuk i pranuan si mysafirë. Aty gjetën një mur që gati po rrëzohej, e ai (Hidri) e ngriti atë. (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur, do t’u merrje shpërblim për këtë.”

18:78

قَالَ هَٰذَا فِرَاقُ بَيۡنِي وَبَيۡنِكَۚ سَأُنَبِّئُكَ بِتَأۡوِيلِ مَا لَمۡ تَسۡتَطِع عَّلَيۡهِ صَبۡرًا ٧٨

Ai (Hidri) tha: “Kjo është koha e ndarjes mes nesh. Tani unë do të të tregoj për domethënien e atyre gjërave për të cilat nuk munde të kesh durim!”

18:79

أَمَّا ٱلسَّفِينَةُ فَكَانَتۡ لِمَسَٰكِينَ يَعۡمَلُونَ فِي ٱلۡبَحۡرِ فَأَرَدتُّ أَنۡ أَعِيبَهَا وَكَانَ وَرَآءَهُم مَّلِكٞ يَأۡخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصۡبٗا ٧٩

Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punonin në det. Unë e bëra atë me cen, sepse përpara tyre ishte një sundues, që rrëmbente çdo anije (të rregullt).

18:80

وَأَمَّا ٱلۡغُلَٰمُ فَكَانَ أَبَوَاهُ مُؤۡمِنَيۡنِ فَخَشِينَآ أَن يُرۡهِقَهُمَا طُغۡيَٰنٗا وَكُفۡرٗا ٨٠

Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim.

18:81

فَأَرَدۡنَآ أَن يُبۡدِلَهُمَا رَبُّهُمَا خَيۡرٗا مِّنۡهُ زَكَوٰةٗ وَأَقۡرَبَ رُحۡمٗا ٨١

Kështu deshëm që Zoti t’u jepte një tjetër fëmijë më të mirë, më të respektueshëm dhe më të dashur.

18:82

وَأَمَّا ٱلۡجِدَارُ فَكَانَ لِغُلَٰمَيۡنِ يَتِيمَيۡنِ فِي ٱلۡمَدِينَةِ وَكَانَ تَحۡتَهُۥ كَنزٞ لَّهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَٰلِحٗا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَن يَبۡلُغَآ أَشُدَّهُمَا وَيَسۡتَخۡرِجَا كَنزَهُمَا رَحۡمَةٗ مِّن رَّبِّكَۚ وَمَا فَعَلۡتُهُۥ عَنۡ أَمۡرِيۚ ذَٰلِكَ تَأۡوِيلُ مَا لَمۡ تَسۡطِع عَّلَيۡهِ صَبۡرٗا ٨٢

Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ishte një thesar dhe babai i tyre kishte qenë njeri i mirë. Prandaj, Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrinin pjekurinë e tyre dhe ta nxirrnin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshira e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk bëra asgjë sipas dëshirës sime (por sipas udhëzimit të Zotit). Ky, është sqarimi për ato gjëra, për të cilat nuk pate durim.

18:83

وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَن ذِي ٱلۡقَرۡنَيۡنِۖ قُلۡ سَأَتۡلُواْ عَلَيۡكُم مِّنۡهُ ذِكۡرًا ٨٣

Ata të pyesin për Dhulkarnejnin. Thuaju: “Do t’ju tregoj disa gjëra rreth tij”.

18:84

إِنَّا مَكَّنَّا لَهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَءَاتَيۡنَٰهُ مِن كُلِّ شَيۡءٖ سَبَبٗا ٨٤

Ne i dhamë pushtet në Tokë dhe mjete për çdo gjë.

18:85

فَأَتۡبَعَ سَبَبًا ٨٥

Kështu, ai ndërmori një udhëtim.

18:86

حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَغۡرِبَ ٱلشَّمۡسِ وَجَدَهَا تَغۡرُبُ فِي عَيۡنٍ حَمِئَةٖ وَوَجَدَ عِندَهَا قَوۡمٗاۖ قُلۡنَا يَٰذَا ٱلۡقَرۡنَيۡنِ إِمَّآ أَن تُعَذِّبَ وَإِمَّآ أَن تَتَّخِذَ فِيهِمۡ حُسۡنٗا ٨٦

Vazhdoi rrugën, derisa arriti atje ku perëndonte dielli. Ai pa se dielli perëndonte në një burim të zi dhe atje gjeti një popull. Ne i thamë: “O Dhulkarnejn! Ata mund t’i dënosh ose mund t’i trajtosh mirë.”

18:87

قَالَ أَمَّا مَن ظَلَمَ فَسَوۡفَ نُعَذِّبُهُۥ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَىٰ رَبِّهِۦ فَيُعَذِّبُهُۥ عَذَابٗا نُّكۡرٗا ٨٧

Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që vazhdon me padrejtësi, ne do ta dënojmë. Pastaj, ai do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta dënojë me një ndëshkim të tmerrshëm.

18:88

وَأَمَّا مَنۡ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَلَهُۥ جَزَآءً ٱلۡحُسۡنَىٰۖ وَسَنَقُولُ لَهُۥ مِنۡ أَمۡرِنَا يُسۡرٗا ٨٨

Ndërsa ai që beson dhe bën vepra të mira, do të ketë shpërblimin më të mirë dhe ne do t’i japim lehtësira.”

18:89

ثُمَّ أَتۡبَعَ سَبَبًا ٨٩

Më pas, ai u nis sërish për udhë.

18:90

حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَطۡلِعَ ٱلشَّمۡسِ وَجَدَهَا تَطۡلُعُ عَلَىٰ قَوۡمٖ لَّمۡ نَجۡعَل لَّهُم مِّن دُونِهَا سِتۡرٗا ٩٠

Vazhdoi derisa arriti atje ku lindte dielli. Ai pa se dielli lindte atje ku ishte një popull, të cilin e kishim bërë të pambrojtur prej tij (diellit).

18:91

كَذَٰلِكَۖ وَقَدۡ أَحَطۡنَا بِمَا لَدَيۡهِ خُبۡرٗا ٩١

Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të (për forcën dhe sundimin e tij të drejtë).

18:92

ثُمَّ أَتۡبَعَ سَبَبًا ٩٢

Pastaj mori një rrugë tjetër.

18:93

حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ بَيۡنَ ٱلسَّدَّيۡنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوۡمٗا لَّا يَكَادُونَ يَفۡقَهُونَ قَوۡلٗا ٩٣

Vazhdoi derisa arriti mes dy maleve. Atje gjeti një popull, që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër.

18:94

قَالُواْ يَٰذَا ٱلۡقَرۡنَيۡنِ إِنَّ يَأۡجُوجَ وَمَأۡجُوجَ مُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَهَلۡ نَجۡعَلُ لَكَ خَرۡجًا عَلَىٰٓ أَن تَجۡعَلَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَهُمۡ سَدّٗا ٩٤

Ata i thanë: “O Dhulkarnejn! Jexhuxhët dhe maxhuxhët po sjellin shkatërrime në tokë. A pranon që të të paguajmë dhe të na ngresh një mur mes nesh dhe atyre?”

18:95

قَالَ مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيۡرٞ فَأَعِينُونِي بِقُوَّةٍ أَجۡعَلۡ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُمۡ رَدۡمًا ٩٥

Ai tha: “Ajo që më ka dhënë Zoti im është shumë herë më e mirë, por ju më ndihmoni me fuqi punëtore, që të ngre një mur të fortë mes jush dhe mes atyre"!.

18:96

ءَاتُونِي زُبَرَ ٱلۡحَدِيدِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيۡنَ ٱلصَّدَفَيۡنِ قَالَ ٱنفُخُواْۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارٗا قَالَ ءَاتُونِيٓ أُفۡرِغۡ عَلَيۡهِ قِطۡرٗا ٩٦

Më sillni hekur! Pasi e ngriti në nivel me dy shpatet e maleve, tha: “Ndizeni tani!” Kur nisi të vlonte, tha: “Më sillni bakër të shkrirë, që ta hedh këtu!”

18:97

فَمَا ٱسۡطَٰعُوٓاْ أَن يَظۡهَرُوهُ وَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ لَهُۥ نَقۡبٗا ٩٧

Në këtë mënyrë, ata nuk mund ta kapërcenin e (kurrësesi) nuk mund ta çanin më.

18:98

قَالَ هَٰذَا رَحۡمَةٞ مِّن رَّبِّيۖ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ رَبِّي جَعَلَهُۥ دَكَّآءَۖ وَكَانَ وَعۡدُ رَبِّي حَقّٗا ٩٨

Ai tha: “Kjo ishte mirësi nga Zoti im. Megjithatë, kur të vijë çasti i vendimit të Zotit tim, Ai do ta bëjë rrafsh atë. Vendimi i Zotit tim është i sigurt.”

18:99

۞ وَتَرَكۡنَا بَعۡضَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ يَمُوجُ فِي بَعۡضٖۖ وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَجَمَعۡنَٰهُمۡ جَمۡعٗا ٩٩

Atë ditë, Ne do t’i bëjmë ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Pastaj do t'i fryhet Surit dhe do të tubohen bashkë të gjithë.

18:100

وَعَرَضۡنَا جَهَنَّمَ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡكَٰفِرِينَ عَرۡضًا ١٠٠

Atë ditë, Ne do t'ua tregojmë haptazi Xhehenemin jobesimtarëve,

18:101

ٱلَّذِينَ كَانَتۡ أَعۡيُنُهُمۡ فِي غِطَآءٍ عَن ذِكۡرِي وَكَانُواْ لَا يَسۡتَطِيعُونَ سَمۡعًا ١٠١

atyre që i kishin sytë të verbuar ndaj paralajmërimeve të Mia dhe që nuk dëgjonin.

18:102

أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَن يَتَّخِذُواْ عِبَادِي مِن دُونِيٓ أَوۡلِيَآءَۚ إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا جَهَنَّمَ لِلۡكَٰفِرِينَ نُزُلٗا ١٠٢

Vallë, mendonin jobesimtarët se, përveç Meje, mund të merrnin si mbrojtës robërit e Mi?! Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendpritës të jobesimtarëve.

18:103

قُلۡ هَلۡ نُنَبِّئُكُم بِٱلۡأَخۡسَرِينَ أَعۡمَٰلًا ١٠٣

Thuaj: “A t’ju tregoj për më të dëshpëruarit me veprat e tyre?”

18:104

ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعۡيُهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ يُحۡسِنُونَ صُنۡعًا ١٠٤

Janë ata, veprat e të cilëve asgjësohen që në jetën e kësaj bote, por ata mendojnë se janë duke bërë mirë.

18:105

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فَلَا نُقِيمُ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَزۡنٗا ١٠٥

Janë ata të cilët nuk i besojnë argumentet e Zotit të tyre e as takimin me Të, prandaj veprat e tyre asgjësohen dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t’u japim asnjë peshë atyre.

18:106

ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُمۡ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُواْ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَرُسُلِي هُزُوًا ١٠٦

Shpërblimi i tyre është Xhehenemi, për shkak se nuk besojnë dhe i marrin për tallje argumentet dhe të dërguarit e Mi.

18:107

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَانَتۡ لَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلۡفِرۡدَوۡسِ نُزُلًا ١٠٧

Nuk ka dyshim se për ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, vendpritës janë kopshtet e Firdeusit.

18:108

خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يَبۡغُونَ عَنۡهَا حِوَلٗا ١٠٨

Aty do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të largohen nga ai.

18:109

قُل لَّوۡ كَانَ ٱلۡبَحۡرُ مِدَادٗا لِّكَلِمَٰتِ رَبِّي لَنَفِدَ ٱلۡبَحۡرُ قَبۡلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَٰتُ رَبِّي وَلَوۡ جِئۡنَا بِمِثۡلِهِۦ مَدَدٗا ١٠٩

Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, deti do të shterej para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të merrnim edhe një tjetër si ai.”

18:110

قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَمَن كَانَ يَرۡجُواْ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلۡيَعۡمَلۡ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَلَا يُشۡرِكۡ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدَۢا ١١٠

Thuaj: “Unë jam thjesht një njeri, sikurse edhe ju. Mua më është shpallur se Zoti juaj, që meriton të adhurohet, është Një dhe i vetëm. Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë asnjë!”.