Sureja Hixhr
Sureja 15, mekase, 99 ajete.
15:1
الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ وَقُرۡءَانٖ مُّبِينٖ ١
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit - këtij Kur'ani që qartëson gjithçka.
15:2
رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ كَانُواْ مُسۡلِمِينَ ٢
Ata që nuk besojnë do të donin të ishin myslimanë.
15:3
ذَرۡهُمۡ يَأۡكُلُواْ وَيَتَمَتَّعُواْ وَيُلۡهِهِمُ ٱلۡأَمَلُۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٣
Le t'i gëzojnë (të mirat e kësaj bote) dhe të kënaqen! Le të defrehen me shpresa të kota, se më vonë do ta kuptojnë.
15:4
وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٞ مَّعۡلُومٞ ٤
Ne kurrë nuk kemi shkatërruar ndonjë popull jashtë afatit të caktuar për ta.
15:5
مَّا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ ٥
Dhe asnjë popull nuk mund ta shpejtojë apo ta shtyjë për më vonë afatin e vet.
15:6
وَقَالُواْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِي نُزِّلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ إِنَّكَ لَمَجۡنُونٞ ٦
Ata thonë: “O ti që po të shpallet Mesazhi! Ti je, vërtet i çmendur!"
15:7
لَّوۡمَا تَأۡتِينَا بِٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٧
Përse nuk na sjell melekë, nëse je i sinqertë?”
15:8
مَا نُنَزِّلُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَمَا كَانُوٓاْ إِذٗا مُّنظَرِينَ ٨
Por (thotë Zoti) Ne i dërgojmë melekët veçse kur duhet dhe atëherë, atyre (mosbesimtarëve) nuk u jepet më afat.
15:9
إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا ٱلذِّكۡرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ ٩
Ne e shpallëm Mesazhin (Kur'anin) dhe sigurisht, Ne do të jemi mbrojtës të tij.
15:10
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي شِيَعِ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٠
Ne kemi çuar të dërguar edhe në popujt e mëhershëm.
15:11
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ١١
Por, nuk ka ndodhur kurrë që atyre t’u ketë shkuar një i dërguar e ata të mos jenë tallur me të.
15:12
كَذَٰلِكَ نَسۡلُكُهُۥ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ١٢
Kështu e fusim atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve.
15:13
لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَقَدۡ خَلَتۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣
Ata nuk e besojnë (shpalljen) dhe ky është një ligji i pandryshueshëm që në popujt e hershëm (keqbërës).
15:14
وَلَوۡ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّواْ فِيهِ يَعۡرُجُونَ ١٤
Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell, që ata të ngjiteshin vazhdimisht lart,
15:15
لَقَالُوٓاْ إِنَّمَا سُكِّرَتۡ أَبۡصَٰرُنَا بَلۡ نَحۡنُ قَوۡمٞ مَّسۡحُورُونَ ١٥
Ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.”.
15:16
وَلَقَدۡ جَعَلۡنَا فِي ٱلسَّمَآءِ بُرُوجٗا وَزَيَّنَّٰهَا لِلنَّٰظِرِينَ ١٦
Ne kemi krijuar rrugë yjesh në qiell dhe e kemi zbukuruar, për ata që e shikojnë me vëmendje.
15:17
وَحَفِظۡنَٰهَا مِن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٍ ١٧
Ne e kemi ruajtur atë (qiellin) prej çdo shejtani të mallkuar,
15:18
إِلَّا مَنِ ٱسۡتَرَقَ ٱلسَّمۡعَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ مُّبِينٞ ١٨
Por kushdo që i kap veshi diçka vjedhurazi, edhe atë e kapin shkëndijat e zjarrta.
15:19
وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَيۡءٖ مَّوۡزُونٖ ١٩
Ne e kemi shtruar tokën dhe kemi vendosur male të forta e të palëvizëshme në të dhe kemi bërë që të prodhohen në të të gjitha llojet e gjërave në masën e duhur.
15:20
وَجَعَلۡنَا لَكُمۡ فِيهَا مَعَٰيِشَ وَمَن لَّسۡتُمۡ لَهُۥ بِرَٰزِقِينَ ٢٠
Në të, Ne krijuam mjetet e jetesës për ju dhe për ata për furnizimin e të cilëve nuk jeni përgjegjës.
15:21
وَإِن مِّن شَيۡءٍ إِلَّا عِندَنَا خَزَآئِنُهُۥ وَمَا نُنَزِّلُهُۥٓ إِلَّا بِقَدَرٖ مَّعۡلُومٖ ٢١
Nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin e pashtershëm te Ne. Ne japim veçse me masë të caktuar.
15:22
وَأَرۡسَلۡنَا ٱلرِّيَٰحَ لَوَٰقِحَ فَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَسۡقَيۡنَٰكُمُوهُ وَمَآ أَنتُمۡ لَهُۥ بِخَٰزِنِينَ ٢٢
Ne i lëshojmë erërat mbarështuese, ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t'i ruani burimet e tij.
15:23
وَإِنَّا لَنَحۡنُ نُحۡيِۦ وَنُمِيتُ وَنَحۡنُ ٱلۡوَٰرِثُونَ ٢٣
Ne japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëguesit.
15:24
وَلَقَدۡ عَلِمۡنَا ٱلۡمُسۡتَقۡدِمِينَ مِنكُمۡ وَلَقَدۡ عَلِمۡنَا ٱلۡمُسۡتَـٔۡخِرِينَ ٢٤
Nuk ka dyshim se Ne dimë për ata që ishin para jush dhe për ata që vijnë më pas.
15:25
وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحۡشُرُهُمۡۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٞ ٢٥
Zoti yt është Ai që do t'i mbledhë të gjithë ata. Ai është, vërtet i Urtë dhe i Ditur.
15:26
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ ٢٦
Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë,
15:27
وَٱلۡجَآنَّ خَلَقۡنَٰهُ مِن قَبۡلُ مِن نَّارِ ٱلسَّمُومِ ٢٧
ndërsa xhindët i krijuam më parë nga flaka e një zjarri shumë të fortë (e pa tym).
15:28
وَإِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ ٢٨
Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë.
15:29
فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ ٢٩
Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i fryj shpirt prej Meje, atëherë ju do t’i përkuleni atij në sexhde.”.
15:30
فَسَجَدَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ ٣٠
Kështu, të gjithë melekët së bashku u përkulën në sexhde,
15:31
إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰٓ أَن يَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ ٣١
Përveç Iblisit, që refuzoi të ishte me ata që u përkulën.
15:32
قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ ٣٢
Ai i tha: “O Iblis! Cila është arsyeja që ti nuk je me ata që bënë sexhde?”
15:33
قَالَ لَمۡ أَكُن لِّأَسۡجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقۡتَهُۥ مِن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ ٣٣
Ai u përgjigj: “Nuk më takon mua t’i bëj sexhde një njeriu, që e krijove nga balta e ndenjur për një kohë të gjatë.”.
15:34
قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ ٣٤
Ai i tha: “Atëherë dil prej aty, sepse ti je i mallkuar!
15:35
وَإِنَّ عَلَيۡكَ ٱللَّعۡنَةَ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٣٥
Dhe mallkimi kundër teje do të jetë deri në Ditën e Gjykimit.”.
15:36
قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ٣٦
Ai (iblisi) tha: “Zoti im, më jep afat deri ditën kur ata të ringjallen!”
15:37
قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ ٣٧
Ai (Allahu) tha: “Po, ke afat,
15:38
إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ ٣٨
deri kur të vijë dita e caktuar.”.
15:39
قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغۡوَيۡتَنِي لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٣٩
(iblisi) Tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë.
15:40
إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ٤٠
Përveç robve të Tu të sinqertë.
15:41
قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَيَّ مُسۡتَقِيمٌ ٤١
Ai (Allahu) tha: “Kjo (rruga e të sinqertëve) është rruga Ime e drejtë.
15:42
إِنَّ عِبَادِي لَيۡسَ لَكَ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡغَاوِينَ ٤٢
Mbi robërit e Mi ti nuk ke aspak fuqi, përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje.”
15:43
وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوۡعِدُهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٤٣
Dhe nuk ka dyshim se Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.
15:44
لَهَا سَبۡعَةُ أَبۡوَٰبٖ لِّكُلِّ بَابٖ مِّنۡهُمۡ جُزۡءٞ مَّقۡسُومٌ ٤٤
Ai ka shtatë dyer dhe çdonjëra prej tyre ka shtegun e caktuar (për gjynahqarët).
15:45
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ ٤٥
Ndërsa të devotshmit do të jenë në kopshte, mes burimeve.
15:46
ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ ٤٦
(Përshëndetja për ta do të jetë:) “Hyni në to, të shpëtuar e të siguruar!”
15:47
وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلٍّ إِخۡوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ ٤٧
Dhe Ne do të heqim prej zemrave të tyre çdo ndjenjë urrejtjeje e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njëri-tjetrit.
15:48
لَا يَمَسُّهُمۡ فِيهَا نَصَبٞ وَمَا هُم مِّنۡهَا بِمُخۡرَجِينَ ٤٨
Asnjë lodhje nuk do t'i kapë ata dhe nuk do t'u thuhet kurrë të largohen prej andej.
15:49
۞ نَبِّئۡ عِبَادِيٓ أَنِّيٓ أَنَا ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ ٤٩
Thuaju robve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë.
15:50
وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ ٱلۡعَذَابُ ٱلۡأَلِيمُ ٥٠
Por edhe dënimi Im është Dënim i dhembshëm.
15:51
وَنَبِّئۡهُمۡ عَن ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٥١
Thuaju edhe për mysafirët e Ibrahimit.
15:52
إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗا قَالَ إِنَّا مِنكُمۡ وَجِلُونَ ٥٢
Ata hynë tek ai dhe thanë: “Selamen!” Ai tha: “Po na trembni kështu.”
15:53
قَالُواْ لَا تَوۡجَلۡ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ ٥٣
Ata i thanë: “Mos u tremb, sepse ne kemi ardhur të të japim lajmin e mirë për një djalë të ditur!”
15:54
قَالَ أَبَشَّرۡتُمُونِي عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِيَ ٱلۡكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ ٥٤
Ai tha: “Po më jepni këtë sihariq, kur unë jam tashmë në moshë të shtyrë?! Atëherë, ç’është ky përgëzim kështu?!
15:55
قَالُواْ بَشَّرۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلۡقَٰنِطِينَ ٥٥
Ata thanë: “Ne po të përgëzojmë për diçka që është e sigurt. Prandaj ti mos u trego i pashpresë!”
15:56
قَالَ وَمَن يَقۡنَطُ مِن رَّحۡمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ ٥٦
Ai tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”.
15:57
قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٥٧
Ai tha: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar (të Allahut)?”
15:58
قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ ٥٨
Ata thanë: “Ne jemi dërguar për një popull të zhytur në poshtërsi.
15:59
إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٥٩
Me përjashtim të familjes së Lutit, që do t'i shpëtojmë të gjithë,
15:60
إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَآ إِنَّهَا لَمِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٦٠
përveç gruas së tij.” Ne vendosëm që ajo të mbetej me të dënuarit.
15:61
فَلَمَّا جَآءَ ءَالَ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلُونَ ٦١
Kur të dërguarit shkuan te shtëpia e Lutit,
15:62
قَالَ إِنَّكُمۡ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ ٦٢
ai u tha: “Ju jeni njerëz të panjohur.”
15:63
قَالُواْ بَلۡ جِئۡنَٰكَ بِمَا كَانُواْ فِيهِ يَمۡتَرُونَ ٦٣
Ata thanë: “Kemi ardhur tek ti për të përmbushur atë që ata e dyshonin.
15:64
وَأَتَيۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ ٦٤
Të kemi sjellë të vërtetën dhe ne themi të vërtetën.
15:65
فَأَسۡرِ بِأَهۡلِكَ بِقِطۡعٖ مِّنَ ٱلَّيۡلِ وَٱتَّبِعۡ أَدۡبَٰرَهُمۡ وَلَا يَلۡتَفِتۡ مِنكُمۡ أَحَدٞ وَٱمۡضُواْ حَيۡثُ تُؤۡمَرُونَ ٦٥
Prandaj ti dil me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre. Asnjëri prej jush të mos shohë pas dhe shkoni andej nga të urdhëroheni!
15:66
وَقَضَيۡنَآ إِلَيۡهِ ذَٰلِكَ ٱلۡأَمۡرَ أَنَّ دَابِرَ هَٰٓؤُلَآءِ مَقۡطُوعٞ مُّصۡبِحِينَ ٦٦
Dhe Ne i kumtuam atij atë që do të ndodhte: zhdukja e tyre, deri tek i fundit, do të bëhej në mëngjes.
15:67
وَجَآءَ أَهۡلُ ٱلۡمَدِينَةِ يَسۡتَبۡشِرُونَ ٦٧
Banorët e qytetit shkuan tek ai gjithë gëzim, duke njoftuar njëri-tjetrin (për mysafirët e Lutit).
15:68
قَالَ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ ضَيۡفِي فَلَا تَفۡضَحُونِ ٦٨
Ai u tha: “Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni!
15:69
وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلَا تُخۡزُونِ ٦٩
Kijeni frikë Allahun e mos më turpëroni!”
15:70
قَالُوٓاْ أَوَلَمۡ نَنۡهَكَ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧٠
Ata i thanë: “A nuk të kemi thënë që të mos përzihesh me njerëz?”
15:71
قَالَ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِيٓ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ ٧١
Ai tha: “Ja ku janë bijat e mia, nëse doni.”
15:72
لَعَمۡرُكَ إِنَّهُمۡ لَفِي سَكۡرَتِهِمۡ يَعۡمَهُونَ ٧٢
Betohem në jetën tënde, nuk ka dyshim se ata ishin humbur në dehjen e tyre.
15:73
فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُشۡرِقِينَ ٧٣
Në kohën e lindjes së diellit, ata i përfshiu një ushtimë e tmerrshme.
15:74
فَجَعَلۡنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن سِجِّيلٍ ٧٤
Dhe Ne i përmbysëm (Qytetet) dhe lëshuam mbi ta reshje si deltinë e pjekur.
15:75
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡمُتَوَسِّمِينَ ٧٥
Tek e gjithë kjo ka, vërtet Argumente për ata që kuptojnë.
15:76
وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٖ مُّقِيمٍ ٧٦
Dhe ato (qytete) ishin mu në xhade.
15:77
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ ٧٧
Për ata që besojnë, ky është Argument.
15:78
وَإِن كَانَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ لَظَٰلِمِينَ ٧٨
Edhe populli i Ejkës qenë keqbërës.
15:79
فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٖ مُّبِينٖ ٧٩
Prandaj Ne i ndëshkuam edhe ata; të dyja këto vende ishin pranë një rruge të gjerë.
15:80
وَلَقَدۡ كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡحِجۡرِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٨٠
Edhe populli i Hixhrit i kundërshtoi të dërguarit.
15:81
وَءَاتَيۡنَٰهُمۡ ءَايَٰتِنَا فَكَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ ٨١
Ne u parashtruam Argumentet Tona, por ata i kundërshtuan.
15:82
وَكَانُواْ يَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ ٨٢
Ata i gdhendnin shtëpitë në shkëmbinj, për të qenë më të sigurt.
15:83
فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُصۡبِحِينَ ٨٣
Në mëngjes, ata i goditi gjëmimi i tmerrshëm e shkatërrues.
15:84
فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٨٤
Atyre nuk u shërbeu aspak puna që kishin bërë.
15:85
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۗ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٞۖ فَٱصۡفَحِ ٱلصَّفۡحَ ٱلۡجَمِيلَ ٨٥
Ne i krijuam qiejt dhe Tokën veçse me urtësi. Nuk ka dyshim se Ora do të vijë, por ti sillu me butësi e duke i falur hijshëm.
15:86
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ ٨٦
Zoti yt është Krijuesi i Gjithëditur.
15:87
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ سَبۡعٗا مِّنَ ٱلۡمَثَانِي وَٱلۡقُرۡءَانَ ٱلۡعَظِيمَ ٨٧
Ne të kemi dhënë një shtatëshe (ajetesh) që përsëritet dhe Kur'anin e Madh.
15:88
لَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّنۡهُمۡ وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِلۡمُؤۡمِنِينَ ٨٨
Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre e as mos u brengos për ta (dhe mohimin e tyre)! Shtrije dorën e mëshirës dhe të butësisë ndaj besimtarëve!
15:89
وَقُلۡ إِنِّيٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلۡمُبِينُ ٨٩
Dhe thuaj: “Unë jam vërtet ai që paralajmëron qartë.”
15:90
كَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَى ٱلۡمُقۡتَسِمِينَ ٩٠
Ne i ndëshkuam ata që u përçanë në grupe (rreth përshkrimit të Kur'anit),
15:91
ٱلَّذِينَ جَعَلُواْ ٱلۡقُرۡءَانَ عِضِينَ ٩١
Ata të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë.
15:92
فَوَرَبِّكَ لَنَسۡـَٔلَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٩٢
Betohem për Zotin tënd, Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje,
15:93
عَمَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٩٣
për të gjitha veprat e tyre.
15:94
فَٱصۡدَعۡ بِمَا تُؤۡمَرُ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٩٤
Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar dhe rri larg idhujtarëve!
15:95
إِنَّا كَفَيۡنَٰكَ ٱلۡمُسۡتَهۡزِءِينَ ٩٥
Nuk ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
15:96
ٱلَّذِينَ يَجۡعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٩٦
Kundër atyre që i shoqërojnë Allahut zot tjetër. Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë.
15:97
وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدۡرُكَ بِمَا يَقُولُونَ ٩٧
Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht prej gjërave që thonë ata.
15:98
فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ ٩٨
Por ti madhëroje me lavdërime Zotin tënd e bëhu prej atyre që bien në sexhde!
15:99
وَٱعۡبُدۡ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأۡتِيَكَ ٱلۡيَقِينُ ٩٩
Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë Ora e sigurt (vdekja)!