Sureja Nas
Sureja 114, mekase, 6 ajete.
114:1
قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ ١
Thuaj: “Kërkoj strehë (e mbrojtje) te Zoti i njerëzve,
114:2
مَلِكِ ٱلنَّاسِ ٢
Sundimtari i njerëzve,
114:3
إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ ٣
I Adhuruari i njerëzve,
114:4
مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ ٤
Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur),
114:5
ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ ٥
I cili i trazon zemrat e njerëzve,
114:6
مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ ٦
Qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.”!