Sureja Mesed
Sureja 111, mekase, 5 ajete.
111:1
تَبَّتۡ يَدَآ أَبِي لَهَبٖ وَتَبَّ ١
U thafshin duart e Ebu Lehebit, dhe u shkatërroftë!
111:2
مَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُ مَالُهُۥ وَمَا كَسَبَ ٢
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet dhe as bëmat e tij.
111:3
سَيَصۡلَىٰ نَارٗا ذَاتَ لَهَبٖ ٣
Ai do të flaket në një zjarr të ndezur fort.
111:4
وَٱمۡرَأَتُهُۥ حَمَّالَةَ ٱلۡحَطَبِ ٤
(e bashkë me të) Edhe gruaja e tij, ajo bartësja e shkarpave (për zjarrin e xhehenemit).
111:5
فِي جِيدِهَا حَبۡلٞ مِّن مَّسَدِۭ ٥
Në qafën e saj do të ketë një litar (prej zjarri) të thurur mirë.