Sureja Humeze

Sureja 104, mekase, 9 ajete.

104:1

وَيۡلٞ لِّكُلِّ هُمَزَةٖ لُّمَزَةٍ ١

Mjerë për atë që tall e përqesh (njerëzinë),

104:2

ٱلَّذِي جَمَعَ مَالٗا وَعَدَّدَهُۥ ٢

i cili ka mbledhur pasuri dhe e ruan (me kopraci) atë.

104:3

يَحۡسَبُ أَنَّ مَالَهُۥٓ أَخۡلَدَهُۥ ٣

Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.

104:4

كـَلَّاۖ لَيُنۢبَذَنَّ فِي ٱلۡحُطَمَةِ ٤

Jo, kurrësesi! Ai do të flaket në Zjarrin shkatërrues.

104:5

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحُطَمَةُ ٥

E ku mund ta dish ti se ç’është Zjarri shkatërrues (Hutame)?!

104:6

نَارُ ٱللَّهِ ٱلۡمُوقَدَةُ ٦

Është Zjarri i Allahut, i ndezur fort,

104:7

ٱلَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى ٱلۡأَفۡـِٔدَةِ ٧

që depërton deri në zemër.

104:8

إِنَّهَا عَلَيۡهِم مُّؤۡصَدَةٞ ٨

Ai (Zjarr) do të qëndrojë i mbyllur mbi ta

104:9

فِي عَمَدٖ مُّمَدَّدَةِۭ ٩

me shtylla (zjarri) të shtrira.