Sureja Fatiha
Sureja 1, mekase, 7 ajete.
1:1
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ١
Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.
1:2
ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٢
Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve,
1:3
ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٣
të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit
1:4
مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ ٤
Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
1:5
إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ ٥
Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.
1:6
ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ ٦
Na udhëzo në Rrugën e Drejtë,
1:7
صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِمۡ غَيۡرِ ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ ٧
Në rrugën e atyre të cilët Ti i begatove me të mira e jo në rrugën e atyre, që merituan zemërimin (Tënd) dhe as në rrugën e të humburve!